LDK Dega në Han të Elezit

LDK Dega në Han të Elezit Faqe zyrtare e LDK-së Dega në Han të Elezit

14/05/2026

REAGIM PËR MEDIE

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon me vendosmëri dhunën e sotme politike dhe shpreh shqetësimin e thellë për klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe terrorit digjital që, prej kohësh, po rëndon jetën publike dhe debatin demokratik në Republikën e Kosovës.

Retorika përçarëse, nxitëse dhe denigruese që është normalizuar në hapësirën publike e digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik. Gjuha e urrejtjes prodhon tension, cenon sigurinë publike dhe krijon ambient ku dhuna rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm i përballjes politike. Kjo është e papranueshme për një republikë demokratike.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se mospajtimet politike duhet të mbeten gjithmonë brenda normave demokratike, institucionale dhe qytetare. Republika jonë ka nevojë për debat politik, për garë të ideve dhe vizioneve, jo për linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik.

Në këtë frymë, ftojmë të gjithë akterët politikë, institucionet përgjegjëse dhe shoqërinë në tërësi që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime të qetë demokratike, në respektimin e kulturës së komunikimit publik dhe në mbrojtjen e rendit demokratik.

Kosova ka nevojë për maturi politike, përgjegjësi shtetërore dhe sundim të ligjit. Çdo akt dhune, çdo gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për intimidim politik duhet të refuzohet qartë dhe pa ekuivok nga të gjithë.

09/05/2026
08/05/2026

Abdixhiku: LDK, ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj – do t’i bashkoj të gjithë NULL NULL 08.05.2026 21:34 08.05.2026 21:34 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar anëtarësisë së partisë, ku ka theksua...

28/04/2026

Nuk jam i pazareve, as nuk më drejtojnë pazaret, flas për parime.
Vërtetë e dua më shumë Kosovën se sa pozitat për vete.

Lumir Abdixhiku
Kryetar i LDK-së, në Debat Plus të Dukagjinit

Address

Han I Elezit

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK Dega në Han të Elezit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK Dega në Han të Elezit:

Share