LDK Gjilan

LDK Gjilan Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike Dega në Gjilan! Instagram: instagram.com/ldkdegagjilan
Twitter: twitter.com/ldkdegagjilan

Alban Hyseni permes DKA PO E THELLON KAOSIN NË REKRUTIMIN E MËSIMDHËNËSVE – SHKELJET PO SHTOHEN, KANDIDATËT MOS HESHTNI ...
28/08/2026

Alban Hyseni permes DKA PO E THELLON KAOSIN NË REKRUTIMIN E MËSIMDHËNËSVE – SHKELJET PO SHTOHEN, KANDIDATËT MOS HESHTNI PËR TË DREJTAT TUAJA!

Reagimi ynë i fundit nuk ishte pa arsye.

Sot, pas mbajtjes së testit me shkrim, në vend që procesi të qartësohej, janë shfaqur edhe më shumë pikëpyetje serioze për mënyrën se si Drejtoria Komunale e Arsimit, nën drejtimin e Jeton Rexhepit, po e menaxhon këtë proces rekrutimi.
Çështja më e re dhe më shqetësuese është caktimi i Burim Sadikut në krye të Komisionit Përzgjedhës.
Burim Sadiku, sipas kontratës së punës, është sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ndërsa aktualisht po kryen edhe detyrën Udhëheqës i zyres për punë juridike dhe personel në DKA, në një pozitë për të cilën ende nuk është përfunduar procedura e rregullt e rekrutimit.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja që drejtori Jeton Rexhepi duhet t'i përgjigjet publikisht:
Mbi çfarë baze ligjore është caktuar Burim Sadiku kryetar i Komisionit Përzgjedhës dhe a e plotëson ai kriterin e përcaktuar me Rregulloren QRK Nr. 19/2024 për këtë funksion?
Kjo nuk është çështje personale. Është çështje e ligjshmërisë së një procesi që prek drejtpërdrejt të ardhmen profesionale të dhjetëra e qindra kandidatëve.
Nëse drejtori dhe DKA-ja kanë vepruar në përputhje me ligjin, le t'i publikojnë aktet dhe bazën ligjore.
Nëse jo, atëherë përgjegjësia nuk mund të fshihet pas zyrtarëve administrativë apo pas procedurave të zhvilluara me nxitim.

Dhe një mesazh i veçantë për të gjithë kandidatët:
Mos hiqni dorë nga e drejta juaj.
Nëse mendoni se gjatë këtij procesi janë shkelur të drejtat tuaja, se aplikacioni juaj është trajtuar ndryshe nga të tjerët, se dikush është lejuar të hyjë në test pa i plotësuar kushtet, apo se ka pasur parregullsi në organizimin dhe vlerësimin e procesit, shfrytëzojeni të drejtën tuaj për ankesë brenda afateve ligjore.
Ankesa nuk është pengim i procesit.
Ankesa është e drejtë ligjore dhe instrument për mbrojtjen e meritës dhe barazisë së kandidatëve.

Mos lejoni që nxitimi i DKA-së për ta përfunduar procesin para fillimit të vitit shkollor të bëhet arsye që ju të humbni të drejtën për ta kundërshtuar një vendim apo një veprim procedural.
Kërkoni qasje në dokumentet që ju takojnë, kërkoni arsyetim për vendimet dhe, kur vlerësoni se ju është cenuar e drejta, ankohuni në organet kompetente brenda afatit të përcaktuar.

Nga drejtori Jeton Rexhepi kërkojmë përgjigje të qarta, jo heshtje.
Kush e ka themeluar Komisionin?
Kur është themeluar?
Kush janë anëtarët?
Mbi çfarë baze është caktuar kryetari?
Kush i ka verifikuar kandidatët?
Dhe a është respektuar Rregullorja QRK Nr. 19/2024 në çdo fazë të procesit?
Shkeljet, nëse janë bërë, nuk korrigjohen duke heshtur dhe as duke e çuar procesin me çdo kusht deri në fund.
LDK – Dega në Gjilan do të vazhdojë ta përcjellë këtë proces dhe do të kërkojë përgjegjësi institucionale për çdo veprim që cenon ligjshmërinë, meritën dhe barazinë e kandidatëve.

Kandidatëve u themi: mos heshtni kur mendoni se ju është shkelur e drejta. Dokumentoni, kërkoni sqarime dhe përdorni të drejtën tuaj për ankesë.

Zyra për Marëdhënie me publikun LDK-Gjilan

28.08.2026

REAGIM I LDK-GJILAN PËR REKRUTIMIN E MËSIMDHËNËSVERekrutimi i mësimdhënësve në Komunën e Gjilanit nuk mund të bëhet me i...
26/08/2026

REAGIM I LDK-GJILAN PËR REKRUTIMIN E MËSIMDHËNËSVE

Rekrutimi i mësimdhënësve në Komunën e Gjilanit nuk mund të bëhet me improvizime, paqartësi procedurale dhe mungesë transparence.

Dokumentet e publikuara për konkursin e mësimdhënësve ngrenë një sërë pyetjesh serioze, të cilave Drejtoria Komunale e Arsimit dhe drejtori i saj duhet t’u japin përgjigje publike.

Konkursi është shpallur më 15 korrik dhe është mbyllur më 16 gusht 2026. Rregullorja QRK Nr. 19/2024 përcakton se Komisioni Përzgjedhës duhet të themelohet brenda afatit të përcaktuar pas përfundimit të konkursit. Sipas informatave që kemi, më 25 gusht ky Komision ende nuk ishte formuar, ndërkohë që DKA ka njoftuar se testi me shkrim do të mbahet më 27 gusht.

Si mund të zhvillohet testimi dhe të vazhdojë procedura e rekrutimit nëse Komisioni Përzgjedhës, që ka rol thelbësor në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes, nuk është themeluar me kohë?

Një tjetër shqetësim serioz është lista e kandidatëve të publikuar për testim.

Në këtë listë, sipas dokumenteve dhe të dhënave të publikuara, rezultojnë edhe kandidatë për të cilët ka indikacione se nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Kush i ka verifikuar aplikacionet dhe dokumentacionin e kandidatëve?

A është bërë verifikimi në mënyrë të barabartë, transparente dhe të dokumentuar për të gjithë kandidatët?

Nëse në listë janë përfshirë persona që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit, atëherë DKA duhet të sqarojë nëse kemi të bëjmë me gabim administrativ, mungesë të verifikimit apo me ndërhyrje tjetër në proces.

Barazia e kandidatëve dhe besueshmëria e konkursit nuk mund të vihen në pikëpyetje.

Po ashtu, në njoftimin për testim figuron nënshkrimi i një zyrtareje të Njësisë për Personel të Komunës së Gjilanit.

Ne nuk po paragjykojmë kompetencën e saj për të nënshkruar dokumentin. Kjo duhet të vërtetohet përmes përshkrimit të detyrës, autorizimit dhe bazës ligjore.

Por pyetja është legjitime:

Nëse në DKA ekziston struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në arsim, mbi çfarë baze një njoftim për testimin e kandidatëve për mësimdhënës nënshkruhet nga një zyrtare e Njësisë për Personel në nivel të Komunës?

Nëse kjo kompetencë ekziston, le të bëhet publike baza ligjore dhe çështja sqarohet.

Nëse nuk ekziston, atëherë kemi edhe një problem tjetër procedural që kërkon përgjigje.

Përgjegjësia institucionale, megjithatë, nuk duhet të zhvendoset te zyrtarët që zbatojnë detyra administrative. Përgjegjësia për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të rekrutimit bie mbi strukturat drejtuese të DKA-së dhe drejtuesin e saj.

Testi është caktuar për 27 gusht, ndërsa viti i ri shkollor fillon më 1 shtator.

Pas testimit pasojnë edhe fazat e tjera të vlerësimit, renditjes, ankesave dhe emërimit.

Prandaj pyetja është e thjeshtë:

Si planifikon DKA që një proces kaq i rëndësishëm të përfundojë në mënyrë të ligjshme, transparente dhe me kohë para fillimit të vitit të ri shkollor?

Si LDK - Dega në Gjilan, kërkojmë nga DKA që publikisht të sqarojë:

1. Kur është nxjerrë vendimi për themelimin e Komisionit Përzgjedhës?
2. Kush janë anëtarët e këtij Komisioni?
3. Nëse Komisioni nuk është formuar me kohë, pse nuk është respektuar afati i përcaktuar me rregullore?
4. Kush i ka verifikuar aplikacionet dhe dokumentet e kandidatëve?
5. Pse në listën e testimit janë përfshirë kandidatë që, sipas të dhënave të publikuara, duket se nuk i plotësojnë kriteret?
6. Mbi çfarë baze ligjore dhe kompetence është nënshkruar njoftimi për testim nga zyrtarja e Njësisë për Personel?
7. Si do të përfundojë i gjithë procesi i rekrutimit para fillimit të vitit shkollor më 1 shtator?

Këto nuk janë pyetje politike.

Janë pyetje për ligjshmërinë, transparencën, meritën dhe përgjegjësinë institucionale.

Fëmijët e Gjilanit meritojnë mësimdhënës të përzgjedhur me meritë, ndërsa kandidatët meritojnë një proces të barabartë dhe transparent.

LDK Gjilan kërkon që DKA të japë përgjigje publike dhe të mos lejojë që një proces kaq i rëndësishëm të zhvillohet mbi paqartësi procedurale.

Ligjshmëri. Meritë. Transparencë. Përgjegjësi.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan,

26 gusht 2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMILidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, shpreh ngushëllime për familjen Avdyli, me rastin e nd...
16/08/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, shpreh ngushëllime për familjen Avdyli, me rastin e ndarjes nga jeta të Ragip Avdylit, aktivist i LDK-së në Kreuzlingen të Zvicrës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ragip Avdylit, bashkëfshatarit tonë nga Llabjani dhe aktivistit të përkushtuar të LDK-së në Zvicër”.

Ragipi, i cili gjatë viteve të ’90-ta emigroi së bashku me familjen në Zvicër, gjatë gjithë jetës së tij mbeti i lidhur ngushtë me vendlindjen dhe me njerëzit e saj. Përkushtimi i tij ndaj LDK-së e çoi deri në drejtimin e Degës së LDK-së në kantonin Thurgau, të cilën e udhëhoqi për një mandat.

Ai do të kujtohet veçanërisht për humanizmin dhe gatishmërinë e tij për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë. Së bashku me grupin e tij prej tetë shokësh, Ragipi realizoi shumë vepra humanitare, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë familjeve.

Humbja e një njeriu të tillë është dhimbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëfshatarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Ragipin, ndërsa shpirti i tij u prehtë në paqen e amshuar.

Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan!

Nepotizëm edhe në emërimet e larta në qeverisjen e Alban HysenitPas nepotizmit me kunata, tash miku e dhëndri rehatohen ...
02/08/2026

Nepotizëm edhe në emërimet e larta në qeverisjen e Alban Hysenit

Pas nepotizmit me kunata, tash miku e dhëndri rehatohen në pozita menaxheriale në Komunën e Gjilanit. Njëri në pozitën e nënkryetarit, tjetri në pozitën e drejtorit komunal. Krejt kjo pasi i punësuan bashkëshortet, e larguan Leonora Morinën dhe pesë gra drejtoresha.

Ashtu siç kemi paralajmëruar, Gjilanin e shndërruan në grope të zezë, jo vetëm politike. Këta kanë filluar ta ndërtojnë gropën në pikën zero të Gjilanit. Edhe ate pa leje e plan, siç është abuzimi me projektin e Bulevradit, ndërtimet pa leje në emër të shtëpive skamnore e atyre të pleqve, gjetjet e auditorit të pavarur me abuzime financiare, kontrata në vepër e punësime të paligjshme, me buxhet të Komunës që po menaxhohet nga Përmbaruesit e jo nga Komuna.

Por, t’i kthehemi nepotizmit. Gjilanin, qeverisja e Vetëvendosjes pasi e shndërroi në një çiflig kunatash, balldëskash, dostash, i dhanë hise edhe mikut e dhëndrit.

Nuk ka asgjë më të lehtë në politikë sesa të kritikosh të tjerët. Nuk ka asgjë më të vështirë sesa t'u qëndrosh besnik parimeve të tua kur e ke pushtetin në duar.

Pikërisht për këtë arsye, emërimi i Arianit Sadikut në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit është një provë politike dhe morale për kryetarin e komunes Alban Hysenin dhe për partine në pushtet- Vetëvendosjen.

Kjo nuk është çështje e emrave të përveçëm. Nuk është as çështje personale ndaj Arianit Sadikut apo Jeton Rexhepit. Secili qytetar i këtij vendi e ka të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar funksione publike. Mirëpo, kur dy familjarë të afërt bëhen pjesë e ekzekutivit komunal, debati nuk është më personal. Ai bëhet institucional dhe politik.

Për vite me radhë kemi dëgjuar fjalë të mëdha për meritokracinë, për çkapjen e institucioneve, për fundin e nepotizmit dhe të qeverisjes së rretheve të ngushta politike e familjare. Kemi dëgjuar se Kosova meriton standarde të reja. Se nuk mjafton të ndryshojnë emrat, por duhet të ndryshojë edhe kultura e qeverisjes.

A do ta konsideronte Vetëvendosje këtë situatë të pranueshme sikur të kishte ndodhur në një komunë të qeverisur nga një parti tjetër? A do të mjaftonte arsyetimi se "janë profesionistë" dhe debati do të mbyllej aty? Apo do të kishte konferenca për shtyp, reagime politike dhe akuza për standarde të dyfishta?

Le të jemi të sinqertë me veten. Përgjigjja dihet nga secili qytetar.
Kjo është arsyeja pse pushteti duhet të matet me të njëjtin metër me të cilin i ka matur të tjerët. Nuk mund të ekzistojnë dy standarde; njëri për opozitën dhe tjetri për pushtetin. Njëri për "ata" dhe tjetri për "ne". Sepse në momentin që parimet fillojnë të bëjnë përjashtime, ato pushojnë së qeni parime.

Alban Hyseni sot nuk ka nevojë të bindë qytetarët se emërimet janë ligjore. Qytetarët presin diçka më shumë se kaq. Ata presin të kuptojnë pse ky konfigurim i pushtetit është standardi më i mirë i mundshëm për Gjilanin. Ata presin transparencë, argumente dhe mbi të gjitha koherencë me atë që është premtuar ndër vite.

Vetëvendosje nuk erdhi në pushtet duke premtuar se do të bëjë të njëjtat gjëra më mirë se të tjerët. Ajo erdhi duke premtuar se do të bëjë gjëra ndryshe. Pikërisht për këtë arsye, ajo duhet të pranojë edhe standarde më të larta të gjykimit publik.

Sa më të mëdha të kenë qenë premtimet, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia.
Sot nuk po gjykohet vetëm një emërim. Sot po gjykohet besueshmëria e një projekti politik që premtoi ndryshim.

Nëse dje është thënë se pushteti nuk duhet të jetë pronë e familjeve, e miqve dhe e rretheve të ngushta, atëherë kjo duhet të vlejë edhe sot. Nëse dje është kërkuar standard më i lartë nga të tjerët, atëherë sot duhet ofruar standard edhe më i lartë nga vetja.
Sepse problemi më i madh i politikës sonë nuk ka qenë kurrë mungesa e njerëzve të aftë. Problemi ka qenë standardi i dyfishtë.

Prandaj, pyetja që duhet t'i bëjmë sot Alban Hysenit dhe Vetëvendosjes është shumë e thjeshtë:

A po qeverisni sipas parimeve që i keni mbrojtur për vite me radhë, apo sipas komoditetit që ta jep pushteti?

Historia politike nuk i mban mend ata që fituan zgjedhjet. I mban mend ata që nuk i tradhtuan parimet kur fituan pushtetin.
Sepse parimet nuk sprovohen në opozitë. Ato sprovohen në pushtet.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka ...
20/07/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Hyseni, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e besimtarit të devotshëm, Ejup Hysenit.

“E nderuar familje Hyseni,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe besimtarit të devotshëm, Ejup Hysenit (Bacës Jup).

Baca Jup do të kujtohet përherë si një njeri i përkushtuar ndaj fesë, kombit dhe komunitetit të tij. Kontributi i tij si kryetar i xhamisë, angazhimi në ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare, si dhe shërbimi i tij i palodhshëm ndaj njerëzve, do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.

Në këto çaste të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hyseni, të afërmve, Bashkësisë Islame, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Lus Zotin e Madhërishëm ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus për të gjitha veprat e mira dhe familjes t’u japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.

I lehtë i qoftë dheu.”

TELEGRAM NGUSHËLLIMIKryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka d...
18/07/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bislimi, me rastin e ndarjes nga jeta të Riza Bislimit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Riza Bislimit.

Në këto çaste të rënda, familjes Bislimi, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej dhimbjen tuaj.

Kujtimi për Rizën do të jetojë përherë përmes mirësisë, urtësisë dhe respektit që gëzonte në mesin e familjes dhe shoqërisë.

I përhershëm qoftë kujtimi për të!”

Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

Edhe KB Dritës ia ndalën ëndrrën!Për shkak të paaftësisë, neglizhencës e mosdijes të pushtetit të VV-së, është e dhimbsh...
16/07/2026

Edhe KB Dritës ia ndalën ëndrrën!

Për shkak të paaftësisë, neglizhencës e mosdijes të pushtetit të VV-së, është e dhimbshme që edhe klubit të basketbollit Drita, ia ndalën ëndrrën, për t’i përjashtuar nga mundësitë e zhvillimit e garimit.

KB Drita u penalizua nga licensimi në Superligën e Kosovës, sepse renovimi i palestrës së sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” nuk është as afër përfundimit, projekt që do të duhej të përfundojë moti.

Ky pushtet, Gjilanin e çoi në gropë të zezë politike e financiare. Nuk i solli asgjë të mirë kryeqendrës së Anamoravës pos drepresin të thellë politik e ekonomik, dhe përpjekje për polarizim të skajshëm.

Është e dhimbshme kur e sheh se si sportistët pësojnë nga kjo paaftësi e kësaj administrate, sepse larg përfundimit është edhe stadiumi i qytetit e palestra në Zhegër. Nën qeverisjen e LDK-së, kemi ndërtuar disa palestra të shkollave, ndërkaq pushteti i VV-së nuk e ndërtoi asnjë!

Këtij dështimi monumental të këtij poushteti do t’i vije fundi shumë shpejt!

TELEGRAM NGUSHËLLIMIKryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka d...
16/07/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kallaba, me rastin e ndarjes nga jeta të Petrit Kallabës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Petrit Kallabës.

Në këto çaste zie, familjes Kallaba, të afërmve dhe miqve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë. Petriti do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe ta vlerësojnë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të, ndërsa familja gjetë forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë dhimbje.

Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshuar.”

Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngus...
14/07/2026

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ymeri, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, Nexhmedin Ymeri.

“E nderuara familje Ymeri,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë se Gjilanit e Anamoravës, Nexhmedin Ymeri.

Pos fushës së gazetarisë e publicistikës për disa dekada, Nexhi dha kontribut të madh edhe në fushën e kulturës, përkatësisht në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Unë e kam pasur fatin që në disa raste të bashkëpunoj me Nexhin, dhe do ta kujtoj gjithmonë si njeri e profesionist të rrallë, i cili punën e bënte me pasion e dashni.

I shpreh ngushëllimet më të sinqeta familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nexhmedin Ymerin!”

Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

Address

Gjilan
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LDK Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to LDK Gjilan:

Shortcuts

Share