Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan, Fire protection service, Rr. "Dardania e Lashtë ", Gjilan.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dh...
16/07/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve “ELITA”, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në aktivitete që lidhen me mbrojtjen civile, menaxhimin e emergjencave dhe ngritjen e vetëdijes qytetare.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e shoqatës prezantuan misionin dhe aktivitetet e tyre, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të ish-pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në shërbim të komunitetit, përmes ruajtjes së vlerave kombëtare, promovimit të kulturës së sigurisë dhe pjesëmarrjes në iniciativa me interes publik.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani vlerësoi lart kontributin dhe përvojën e ish-pjesëtarëve të TMK-së dhe FSK-së, duke theksuar se bashkëpunimi me organizata të tilla është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve lokale në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Në fund të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve, fushatave ndërgjegjësuese dhe nismave që kontribuojnë në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani mori pjesë në Takimin Themelues të Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjen...
14/07/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani mori pjesë në Takimin Themelues të Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjencë, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me drejtoritë për mbrojtje dhe shpëtim të komunave të Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërkomunal në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave. Gjatë takimit u diskutua për koordinimin institucional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve për reagim ndaj situatave emergjente.

Në kuadër të takimit u mbajt edhe procesi zgjedhor, ku u zgjodh Kryetari dhe Kryesia e Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjencë, e cila do të udhëheqë aktivitetet dhe bashkëpunimin ndërmjet komunave në këtë fushë.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në zhvillimin e kapaciteteve për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim vazhdon fushatën sensibilizuese për parandalimin e zjarreveNë kuadër të aktiviteteve ...
02/07/2026

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim vazhdon fushatën sensibilizuese për parandalimin e zjarreve

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese gjatë sezonit veror, zyrtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë zhvilluar një fushatë informuese në terren, duke shpërndarë fletëpalosje dhe postera me mesazhe ndërgjegjësuese për parandalimin e zjarreve fushore dhe malore.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që shkaktohen nga zjarret dhe rëndësia e sjelljes së përgjegjshme në mbrojtjen e pyjeve, tokave bujqësore dhe mjedisit. Gjatë komunikimit me qytetarët janë dhënë këshilla dhe rekomandime për shmangien e veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr, si dhe është bërë thirrje për njoftim të institucioneve kompetente në rast të vërejtjes së ndonjë ndezje të zjarrit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, duke mos ndezur zjarre në ambiente të hapura dhe duke respektuar masat për mbrojtjen e mjedisit.

🤝 Bashkë mund të parandalojmë zjarret dhe të mbrojmë komunitetin tonë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani ka zhvilluar një takim pune me z. Kujtim Shahiqi-Shef në ...
22/06/2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani ka zhvilluar një takim pune me z. Kujtim Shahiqi-Shef në Agjensinë e Pyjeve-Gjilan, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje gjatë sezonit me temperatura të larta.

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale në zonat pyjore të Komunës së Gjilanit, nivelin e rrezikut nga zjarret, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në rastet e intervenimeve emergjente. Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit të zonave më të ekspozuara ndaj zjarreve dhe nevojës për rritjen e masave parandaluese me qëllim të mbrojtjes së pyjeve dhe mjedisit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe gjendja e rrugëve malore dhe pyjore, ku u evidentuan disa segmente që kanë nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje.

Të dyja palët u pajtuan për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në terren, me qëllim të rritjes së gatishmërisë institucionale, mbrojtjes së pasurisë pyjore dhe minimizimit të rrezikut nga zjarret.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për identifikimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat malore, e cila paraqet një element të rëndësishëm për reagim efikas dhe menaxhim të suksesshëm të emergjencave në pyje.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Drejtorisë së ...
22/06/2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike z.Kushtrim Ibrahimi, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e çështjeve që lidhen me sigurinë publike, mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për ndërhyrje emergjente.

Gjatë takimit është diskutuar në detaje për gjendjen aktuale të lumenjve, përrenjve dhe kanaleve kulluese në disa zona të Komunës së Gjilanit, ku është vlerësuar e nevojshme ndërmarrja e veprimeve konkrete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. U theksua se grumbullimi i mbeturinave, dhe materialeve të tjera në shtretërit e lumenjve paraqet rrezik potencial për bllokimin e rrjedhës së ujit dhe shkaktimin e vërshimeve gjatë periudhave me reshje intensive.

Një temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe gjendja e disa rrugëve dhe korridoreve të qasjes në zonat rurale dhe kodrinore, të cilat aktualisht janë të vështira ose të pamundura për t’u kaluar nga automjetet e Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Po ashtu u vlerësua se hapja, zgjerimi dhe mirëmbajtja e këtyre rrugëve është e domosdoshme për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas në raste zjarresh, aksidentesh, fatkeqësish natyrore dhe emergjencash të tjera që mund të rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Gjatë takimit është diskutuar për identifikimin e lokacioneve prioritare ku nevojitet ndërhyrje urgjente, duke marrë parasysh kërkesat e banorëve dhe vlerësimet e ekipeve profesionale në terren. Të dy drejtorët u pajtuan se përmirësimi i qasjes në këto zona do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së qytetarëve, lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve emergjente.

Në fund të takimit, u dakordua që drejtoritë përkatëse të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional, me qëllim planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve në terren për pastrimin e lumenjve dhe hapjen e rrugëve prioritare, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë dhe sigurisë së përgjithshme në Komunën e Gjilanit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani mori pjesë në punëtorinë “Përmirësimi i të kuptuarit të rrezikut nga f...
19/06/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani mori pjesë në punëtorinë “Përmirësimi i të kuptuarit të rrezikut nga fatkeqësitë, parashikimi i bazuar në ndikim dhe paralajmërimi i hershëm”, e organizuar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadër të projektit për Parandalimin dhe Përgatitjen ndaj Fatkeqësive (TAFF).

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ngritja e kapaciteteve institucionale për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe përmirësimi i mekanizmave të paralajmërimit të hershëm dhe reagimit ndaj emergjencave.

Gjatë puntorisë u diskutua mbi rëndësinë e analizimit të rreziqeve, përdorimin e të dhënave meteorologjike dhe hidrologjike për parashikimin e ngjarjeve të mundshme, si dhe zhvillimin e sistemeve efektive të paralajmërimit që mundësojnë reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar nga institucionet përgjegjëse.

Punëtoria shërbeu gjithashtu si platformë për shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, duke nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e menaxhimit të emergjencave.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve profesionale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përmirësimit të planifikimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si dhe rritjes së gatishmërisë për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit në rast të fatkeqësive dhe emergjencave të ndryshme.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani mori pjesë në punëtorinë me temë “Transformimi Digjital dhe Zgjidhjet ...
18/06/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani mori pjesë në punëtorinë me temë “Transformimi Digjital dhe Zgjidhjet e Mençura Komunale”, të organizuar nga Cacttus Education, me qëllim të avancimit të njohurive dhe shkëmbimit të përvojave lidhur me përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në institucionet publike.

Gjatë punëtorisë u prezantuan praktika dhe modele bashkëkohore të transformimit digjital, të cilat synojnë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale, rritjen e efikasitetit në punë, transparencën institucionale dhe komunikimin më të shpejtë me qytetarët.
Po ashtu, u diskutua për rolin e zgjidhjeve të mençura komunale në krijimin e një administrate më moderne dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani kontriboi në diskutime duke ndarë përvojat dhe sfidat e hasura në fushën e menaxhimit të emergjencave, mbrojtjes civile dhe reagimit ndaj fatkeqësive natyrore.
Në fokus të veçantë ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive digjitale për monitorimin e rreziqeve, menaxhimin e informacioneve në kohë reale, koordinimin ndërinstitucional dhe përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit dhe reagimit emergjent.

Pjesëmarrja në këtë punëtori paraqet një mundësi të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe për identifikimin e praktikave të reja që mund të kontribuojnë në modernizimin e proceseve të punës dhe forcimin e sigurisë së qytetarëve.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e përkushtuar në ndjekjen e zhvillimeve bashkëkohore dhe në përfshirjen e zgjidhjeve inovative që ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit institucional.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe m...
12/06/2026

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe me mbështetjen e Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar dhe zhvilluar punëtorinë me temën “Ushtrim Tavoline – Tërmet”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qendrore, shërbimeve emergjente dhe akterëve të tjerë relevantë të përfshirë në menaxhimin e situatave emergjente.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte rritja e nivelit të gatishmërisë dhe testimi i kapaciteteve të institucioneve për reagim në rast të një tërmeti me pasoja në territorin e Komunës së Gjilanit. Përmes një skenari të simuluar, pjesëmarrësit patën mundësinë të analizojnë procedurat e reagimit emergjent, koordinimin ndërinstitucional, menaxhimin e informacionit dhe vendimmarrjen në situata krizash.

Gjatë zhvillimit të ushtrimit, u trajtuan një sërë situatash të mundshme që mund të paraqiten pas një tërmeti, duke përfshirë dëmtimin e infrastrukturës publike dhe private, ndërprerjen e shërbimeve bazike, nevojën për evakuim të popullatës, organizimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe ofrimin e ndihmës së parë dhe strehimit emergjent për qytetarët e prekur. Pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe identifikuan veprimet prioritare që duhet të ndërmerren në orët e para pas ndodhjes së një fatkeqësie të tillë.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim të sigurimit të një reagimi të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv. Gjithashtu, u diskutuan sfidat që mund të hasen gjatë menaxhimit të një emergjence të shkallës së gjerë dhe u prezantuan rekomandime konkrete për përmirësimin e planeve operative dhe procedurave të reagimit.

Punëtoria shërbeu si një mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në fushën e menaxhimit të emergjencave. Përmes këtij ushtrimi u vlerësua niveli aktual i përgatitjes së institucioneve dhe u identifikuan fushat ku nevojiten përmirësime të mëtejshme për të siguruar një reagim sa më efikas ndaj fatkeqësive natyrore.

Në përfundim, pjesëmarrësit vlerësuan se ushtrime të tilla janë të domosdoshme për rritjen e gatishmërisë institucionale dhe për forcimin e mekanizmave të koordinimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit në rast të ndonjë tërmeti apo fatkeqësie tjetër natyrore në Komunën e Gjilanit.

Sot me 10 Qershor,Filloi fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve në territorin e Komunës së GjilanitDrejtoria ...
10/06/2026

Sot me 10 Qershor,Filloi fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve në territorin e Komunës së Gjilanit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Stacionin Policor-Gjilan, Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan dhe Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan, ka filluar fushatën vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve në qytet, fshatra dhe në institucionet arsimore të komunës.

Kjo fushatë po organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që vijnë si pasojë e ndezjes së pakontrolluar të zjarreve, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të tyre. Zjarret në fusha, pyje, kullota apo pranë zonave të banuara mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale, që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe të dëmtojnë rëndë mjedisin.

Në kuadër të kësaj fushate, ekipet e përbashkëta kanë zhvilluar sot aktivitete informuese dhe vetëdijësuese në instutucijone arsimore ,shkollat fillore dhe të mesme te komunës, ku nxënësit per së afermi janë njoftuar me rreziqet që shkaktohen nga zjarret, masat parandaluese dhe mënyrat e reagimit në raste emergjente. Gjithashtu, janë shpërndarë materiale informuese dhe janë zhvilluar takime me qytetarë në zona të ndryshme të qytetit dhe fshatrave me qëllim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani falënderon të gjitha institucionet partnere për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë nismë të rëndësishme, e cila synon mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës publike dhe private, si dhe ruajtjen e mjedisit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura, të mos hedhin mbetje që mund të shkaktojnë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar tek institucionet përgjegjëse tek numri 112 ose 193.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në takim nga drejtori i Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega n...
03/06/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në takim nga drejtori i Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, z. Ilmi Shala.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq, me fokus në koordinimin e aktiviteteve humanitare, menaxhimin e situatave emergjente, si dhe ngritjen e kapaciteteve për reagim në shërbim të qytetarëve.

Bashkëpunimi institucional dhe angazhimi i përbashkët në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve mbeten prioritete të rëndësishme për të dyja palët, me synimin e ofrimit të shërbimeve sa më efikase për komunitetin.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Address

Rr. "Dardania E Lashtë "
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share