Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan, Fire protection service, Rr. "Dardania e Lashtë ", Gjilan.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe m...
12/06/2026

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe me mbështetjen e Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar dhe zhvilluar punëtorinë me temën “Ushtrim Tavoline – Tërmet”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qendrore, shërbimeve emergjente dhe akterëve të tjerë relevantë të përfshirë në menaxhimin e situatave emergjente.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte rritja e nivelit të gatishmërisë dhe testimi i kapaciteteve të institucioneve për reagim në rast të një tërmeti me pasoja në territorin e Komunës së Gjilanit. Përmes një skenari të simuluar, pjesëmarrësit patën mundësinë të analizojnë procedurat e reagimit emergjent, koordinimin ndërinstitucional, menaxhimin e informacionit dhe vendimmarrjen në situata krizash.

Gjatë zhvillimit të ushtrimit, u trajtuan një sërë situatash të mundshme që mund të paraqiten pas një tërmeti, duke përfshirë dëmtimin e infrastrukturës publike dhe private, ndërprerjen e shërbimeve bazike, nevojën për evakuim të popullatës, organizimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe ofrimin e ndihmës së parë dhe strehimit emergjent për qytetarët e prekur. Pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe identifikuan veprimet prioritare që duhet të ndërmerren në orët e para pas ndodhjes së një fatkeqësie të tillë.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim të sigurimit të një reagimi të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv. Gjithashtu, u diskutuan sfidat që mund të hasen gjatë menaxhimit të një emergjence të shkallës së gjerë dhe u prezantuan rekomandime konkrete për përmirësimin e planeve operative dhe procedurave të reagimit.

Punëtoria shërbeu si një mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në fushën e menaxhimit të emergjencave. Përmes këtij ushtrimi u vlerësua niveli aktual i përgatitjes së institucioneve dhe u identifikuan fushat ku nevojiten përmirësime të mëtejshme për të siguruar një reagim sa më efikas ndaj fatkeqësive natyrore.

Në përfundim, pjesëmarrësit vlerësuan se ushtrime të tilla janë të domosdoshme për rritjen e gatishmërisë institucionale dhe për forcimin e mekanizmave të koordinimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit në rast të ndonjë tërmeti apo fatkeqësie tjetër natyrore në Komunën e Gjilanit.

Sot me 10 Qershor,Filloi fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve në territorin e Komunës së GjilanitDrejtoria ...
10/06/2026

Sot me 10 Qershor,Filloi fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve në territorin e Komunës së Gjilanit

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Stacionin Policor-Gjilan, Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan dhe Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Gjilan, ka filluar fushatën vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve në qytet, fshatra dhe në institucionet arsimore të komunës.

Kjo fushatë po organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që vijnë si pasojë e ndezjes së pakontrolluar të zjarreve, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të tyre. Zjarret në fusha, pyje, kullota apo pranë zonave të banuara mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale, që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe të dëmtojnë rëndë mjedisin.

Në kuadër të kësaj fushate, ekipet e përbashkëta kanë zhvilluar sot aktivitete informuese dhe vetëdijësuese në instutucijone arsimore ,shkollat fillore dhe të mesme te komunës, ku nxënësit per së afermi janë njoftuar me rreziqet që shkaktohen nga zjarret, masat parandaluese dhe mënyrat e reagimit në raste emergjente. Gjithashtu, janë shpërndarë materiale informuese dhe janë zhvilluar takime me qytetarë në zona të ndryshme të qytetit dhe fshatrave me qëllim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani falënderon të gjitha institucionet partnere për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë nismë të rëndësishme, e cila synon mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës publike dhe private, si dhe ruajtjen e mjedisit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura, të mos hedhin mbetje që mund të shkaktojnë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar tek institucionet përgjegjëse tek numri 112 ose 193.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në takim nga drejtori i Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega n...
03/06/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në takim nga drejtori i Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, z. Ilmi Shala.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq, me fokus në koordinimin e aktiviteteve humanitare, menaxhimin e situatave emergjente, si dhe ngritjen e kapaciteteve për reagim në shërbim të qytetarëve.

Bashkëpunimi institucional dhe angazhimi i përbashkët në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve mbeten prioritete të rëndësishme për të dyja palët, me synimin e ofrimit të shërbimeve sa më efikase për komunitetin.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani ka pritur në takim përfaqësuesit e Njësisë për Komunitete të Stacionit...
02/06/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani ka pritur në takim përfaqësuesit e Njësisë për Komunitete të Stacionit Policor në Gjilan.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i formave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe koordinimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.
Gjatë takimit u shkëmbyen informacione lidhur me sfidat dhe nevojat e komuniteteve në zona të ndryshme të komunës, si dhe u diskutua për rëndësinë e angazhimit të përbashkët në identifikimin dhe adresimin e rreziqeve që mund të ndikojnë në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani prezantoi aktivitetet dhe përgjegjësitë e Drejtorisë, me theks të veçantë në menaxhimin e emergjencave, masat parandaluese dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë për komunitetet.
Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e informimit të qytetarëve dhe përfshirjen e komunitetit në aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen nga rreziqet natyrore dhe rreziqet e tjera.

Përfaqësuesit e Njësisë për Komunitete të Stacionit Policor në Gjilan prezantuan aktivitetet e tyre në terren dhe rolin që kjo njësi ka në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, identifikimin e shqetësimeve të komunitetit dhe përcjelljen e tyre tek institucionet kompetente.
Në këtë drejtim, u vlerësua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Njësisë për Komunitete të Stacionit Policor dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është i domosdoshëm për ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe për reagim të koordinuar në raste të ndryshme të fatkeqësive natyrore.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta, me fokus në parandalimin e rreziqeve, rritjen e sigurisë në komunitet dhe forcimin e komunikimit ndërinstitucional në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Falënderim i veçantë për qytetin e Sioux City për mikpritjen, respektin dhe organizimin e vizitës së delegacionit të Kom...
28/05/2026

Falënderim i veçantë për qytetin e Sioux City për mikpritjen, respektin dhe organizimin e vizitës së delegacionit të Komunës së Gjilanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë ishte një dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy qyteteve tona, ku pjesë e delegacionit ishte edhe Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani. 🇽🇰🤝🇺🇸

Special thanks to the city of Sioux City for the hospitality, respect, and organization of the visit of the Municipality of Gjilan delegation to the United States of America.

This visit was a testament to the friendship and continued cooperation between our two cities, where the Director of Protection and Rescue, Mr. Enver Shabani, was also part of the delegation. 🇺🇸 🤝🇽🇰

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani pjesë e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të AmerikësNë kuadër të...
18/05/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani pjesë e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, z. Enver Shabani, ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Komunës së Gjilanit gjatë qëndrimit në qytetin e Sioux City, në shtetin e Iowa-s.
Delegacioni, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve komunale, shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë, zhvilluam takime me përfaqësues të departamenteve dhe institucioneve të ndryshme të Sioux City.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Enver Shabani mori pjesë në vizita dhe takime të rëndësishme institucionale, ku u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, menaxhimit të emergjencave dhe sigurisë publike.

Vizita shërbeu si mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për krijimin e kontakteve të reja profesionale në funksion të avancimit të kapaciteteve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ky bashkëpunim kontribuon në thellimin e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Sioux City, duke hapur mundësi të reja për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim afatgjatë në fusha me interes të përbashkët.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në takim nga Zv. Komandanti i FSK-së në Gjilan z.Gëzim...
30/04/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në takim nga Zv. Komandanti i FSK-së në Gjilan z.Gëzim Osmani, ku u zhvillua një diskutim i rëndësishëm lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin institucional në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

Në këtë takim morën pjesë edhe z. Salih Mustafa, përgjegjës i Operativës 112 në Gjilan, si dhe z. Hazir Mustafa, Zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që kanë rol kyç në menaxhimin e situatave emergjente dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore apo emergjencave të tjera.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e koordinimit të strukturave operative në raste emergjente, planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike për reagim sa më efikas në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu, u trajtuan edhe çështje që ndërlidhen me gatishmërinë institucionale, komunikimin operacional dhe bashkërendimin ndërmjet mekanizmave lokalë dhe forcave të sigurisë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë dhe mekanizmat emergjentë, duke vlerësuar rolin e FSK-së në ofrimin e mbështetjes në situata të ndryshme emergjente dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.

Ai gjithashtu potencoi se vetëm përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional mund të arrihet një reagim më i shpejtë dhe më profesional në rast nevoje.

Nga ana tjetër, Zv. Komandanti i FSK-së në Gjilan shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe fuqizimit të mekanizmave të reagimit emergjent.

Takimi u vlerësua si shumë konstruktiv dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me synim rritjen e efikasitetit institucional dhe avancimin e sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani së bashku me Njësinë e Zjarrfiksëve në Gjilan si dhe përfaqësuesin e A...
29/04/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani së bashku me Njësinë e Zjarrfiksëve në Gjilan si dhe përfaqësuesin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) ishte pjesë e aktivitetit të mbajtur në ambientet e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” (Fshati Malishevë) , ky aktivitet i javës së (AME-së) kishte qëllim për ngritjen së vetëdijes dhe përgatitjes së stafit të shkollës dhe nxënësve për reagim në raste emergjente dhe fatkeqësive të ndryshme natyore.

Gjatë aktivitetit u trajtuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me reagimin e duhur në raste të zjarreve, fatkeqësive natyrore, evakuimit emergjent etj.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe z. Salih Mustafa, KRE i QOE-112 në Gjilan, i cili mbajti një prezantim informues lidhur me funksionimin e numrit emergjent 112.
Ai i njoftoi nxënësit dhe stafin shkollor për rëndësinë e këtij numri, mënyrën e përdorimit të tij, rastet kur duhet të telefonohet, si dhe procedurat që ndiqen nga qendra operative në raste emergjente.

Gjithashtu, Zv. Komandanti i NjPZSh Gjilan z.Murat Ramadani zhvilloi një prezantim teorik dhe praktik lidhur me parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
Gjatë demonstrimit u prezantuan pajisjet kundër zjarrit, mënyra e përdorimit të tyre, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në rast të shpërthimit të zjarrit në objekte shkollore apo ambiente të tjera publike.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit dhe stafi u informuan edhe për procedurat e evakuimit dhe rëndësinë e ruajtjes së qetësisë gjatë situatave emergjente.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani falenderojë të gjithë pjesmarrsit që ishin present në këtë aktivitet.
Këto aktivitete të tilla kanë rëndësi të veçantë në edukimin dhe vetëdijesimin e nxënënsve dhe qytetarëve, veçanërisht të gjeneratave të reja, për sigurinë dhe reagimin e duhur në raste emergjente.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale, shkollave dhe mekanizmave të emergjencës mbetet një ndër faktorët kyç për rritjen e sigurisë në komunitet dhe përgatitjen sa më të mirë të qytetarëve për përballimin e situatave të ndryshme emergjente.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në një takim pune nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale t...
28/04/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Enver Shabani, është pritur në një takim pune nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, z. Agron Rukiqi, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për rritjen e sigurisë dhe menaxhimin sa më efikas të situatave emergjente.

Në këtë takim morën pjesë edhe z. Salih Mustafa, përgjegjës i operativës 112 në Gjilan, si dhe z. Hazir Mustafa, zyrtar për sistemimin e forcave për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore (MSHN) në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë takimit u diskutuan në detaje çështje që lidhen me koordinimin ndërinstitucional në raste emergjente, funksionalizimin sa më efikas të sistemit të reagimit të shpejtë, si dhe rolin e secilit institucion në menaxhimin e situatave të krizave.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në kuadër të operativës 112, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe organizimit të përbashkët të ushtrimeve praktike për reagim në raste të zjarreve, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e planifikimit të përbashkët, ngritjes së kapaciteteve profesionale të stafit, si dhe koordinimit në terren për të siguruar reagim sa më të shpejtë dhe efikas në shërbim të qytetarëve.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në funksion të forcimit të sigurisë publike dhe menaxhimit më të mirë të situatave emergjente në rajonin e Gjilanit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani, është pritur në një takim nga Komandanti i Stacionit Policor në Gjila...
27/04/2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim z.Enver Shabani, është pritur në një takim nga Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, z.Besim Rexhepi, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.

Në këtë takim morën pjesë edhe z. Salih Mustafa, përgjegjës i operativës 112 në Gjilan, si dhe z. Hazir Mustafa-Zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim të reagimit sa më të shpejtë dhe efikas në situata emergjente, si dhe rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për avancimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e sistemeve të komunikimit dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e emergjencave. Palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

Ky takim dëshmon përkushtimin e institucioneve përkatëse për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të garantuar siguri dhe reagim të koordinuar në çdo situatë.

Address

Rr. "Dardania E Lashtë "
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share