PDK - Dega Gjilan

PDK - Dega Gjilan Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan.

KOSOVA PO PRET!
21/08/2026

KOSOVA PO PRET!

20/08/2026

Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi.

Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë.

Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe.

Liria ka emër!

05/07/2026

PDK ngre dyshime për transparencën dhe ligjshmërinë e projektit të Bulevardit në Gjilan,Frontonline ju sjell artikullin👇

🇦🇱🇺🇸🇽🇰
04/07/2026

🇦🇱🇺🇸🇽🇰

Aleancë e përjetshme 🤝

Miqësia me SHBA-në është pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe dëshmi se vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit krijojnë lidhje të forta e bashkëpunim të qëndrueshëm.

Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën.

Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të SHBA-së! 🇺🇸🇽🇰

01/07/2026

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Prishtinë, 1 korrik 2026 – Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e saj për shtyrjen e radhës së shpalljes së aktgjykimit në rastin kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një zvarritje e pajustifikueshme që cenon besimin në drejtësi dhe rëndon padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës çdo zvarritje e konsideron të papranueshme dhe kërkon që aktgjykimi të bazohet vetëm në ligj, në faktet e vërtetuara gjatë procesit gjyqësor dhe në standardet më të larta të drejtësisë, duke u larguar nga çdo pretendim i pabazuar që është ngritur gjatë këtij procesi.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë e popullit të Kosovës dhe e mbështetur nga bota demokratike. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor dhe as të relativizohet nga zvarritjet e vazhdueshme.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon përfundimin e kësaj padrejtësie shumëvjeçare dhe pret që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pranë familjeve dhe qytetarëve të vendit.

THIRRJE PUBLIKE BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS NË GJILAN: MOS E PRANONI NË SHFRYTËZIM “FSHATIN E LUMTUR”, NJË PROJEKT I ND...
27/06/2026

THIRRJE PUBLIKE BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS NË GJILAN: MOS E PRANONI NË SHFRYTËZIM “FSHATIN E LUMTUR”, NJË PROJEKT I NDËRTUAR PËR QINDRA PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Edhe parimet islame na mësojnë se ndihma duhet t’u jepet atyre që kanë nevojën më të madhe. E askush nuk ka më shumë nevojë për kujdes dhe mbështetje sesa personat me aftësi të kufizuara, të cilët çdo ditë përballen me sfida që shumica prej nesh nuk i përjetojnë.

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e Kuvendit Komunal për ndryshimin e destinimit të projektit “Fshati i Lumtur”, një investim me vlerë mbi 2.5 milionë euro, i ndërtuar me qëllim të vetëm: t’u shërbejë personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Me këtë rast, i drejtohemi publikisht Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, me një lutje të sinqertë dhe vëllazërore: hiqni dorë nga marrja në shfrytëzim e këtij objekti.

Ne e njohim vullnetin e mirë dhe misionin fisnik të Bashkësisë Islame për t’i shërbyer qytetarëve, edukimit dhe interesit publik. Jemi të bindur se qëllimi juaj nuk është të dëmtoni askënd, por të kontribuoni në funksionalizimin e një objekti që ka mbetur për vite të tëra jashtë përdorimit.

Megjithatë, besojmë se ky projekt nuk është një objekt i zakonshëm. Ai është ndërtuar falë një donacioni të dedikuar posaçërisht për qindra persona me aftësi të kufizuara, për fëmijët dhe të rinjtë që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e familjes, shoqërisë, institucioneve shtetërore dhe atyre fetare.

Nuk është faji i Bashkësisë Islame që qeverisja komunale për pesë vite me radhë nuk arriti ta funksionalizojë këtë projekt edhe pse ne si opozitë kemi insistuar për ndarje vjetore financiare në buxhetin e komunës, ku për tri vite kanë qenë të planifikuara mbi një milion euro dhe kryetari i komunës nuk me në gjendje ta vë në funksion të personave me aftësi të kufizuara. Dhe përgjegjësia bie tërësisht mbi pushtetin komunal, i cili dështoi ta vërë në shërbim këtë investim, duke ua mohuar qindra qytetarëve dhe familjeve të tyre një të drejtë dhe një shërbim jetik.

Pikërisht për këtë arsye, zgjidhja nuk mund të jetë ndryshimi i destinimit të një projekti të ndërtuar për një kategori kaq të ndjeshme të shoqërisë. Zgjidhja duhet të jetë funksionalizimi i tij sipas misionit për të cilin është ndërtuar.

PDK në Gjilan kërkon nga KBI Gjilan që të tërheqet nga ky projekt dhe që pushteti komunal të hapë një dialog të mirëfilltë me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara, me familjet e tyre, me donatorët dhe me të gjithë akterët institucionalë, në mënyrë që “Fshati i Lumtur” të vihet më në fund në funksion për ata për të cilët është ndërtuar.

Ne besojmë se Bashkësia Islame, si institucion me autoritet moral dhe përgjegjësi të lartë shoqërore, do ta dëgjojë këtë thirrje dhe do të jetë në anën e atyre që kanë më së shumti nevojë.

Ky nuk është një debat politik. Ky është një obligim njerëzor, moral dhe institucional ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe dinjitetit të tyre.

PDK Dega Gjilan

26/06/2026

Kur një kryetar komune frikacak dhe uzurpator, nuk ka guxim të vijë dhe të raportojë, sipas obligimeve ligjore, para institucionit më të lartë të komunës Kuvendit Komunal, ai zgjedh të viktimizohet para publikut, duke tentuar që kaosin dhe dështimet e qeverisjes së tij t’i bartë në seancat e Kuvendit. Ironikisht, ai vetë i ikë diskutimeve më të rëndësishme për qytetin e Gjilanit.

Ky kryetar komune ka bërë aq shumë keqpërdorime dhe shkelje të ligjit, sa nuk ka guxim të përballet me kuvendarët për të gjeturat e raportit të auditorit, i cili ka konstatuar një gjendje alarmante në komunë.

Ai nuk ishte i pranishëm as në seancën ku u prezantua raporti financiar për vitin 2024, ku u evidentuan humbje milionëshe dhe dyshime për keqpërdorime të mjeteve publike gjatë dy fushatave zgjedhore.

Po ashtu, nuk ka guxim të raportojë për punën e tij gjatë vitit 2025, ndonëse raportimi para Kuvendit Komunal është obligim ligjor dhe institucional.

Sot nuk lejuan diskutimin për skandalet e ditëve të fundit me bulevardin e qytetit, faljen e 75 hektarëve dhe deponinë inerte.

Shprehim keqardhje që kryetari i komunës p***a parë “katër burra të PDK-së”. Për sqarim, në sallë ishim tre burra dhe dy gra. Kontributi dhe angazhimi ynë nuk maten me numra apo etiketime, por me përkushtimin për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.

Përpjekjet për t’u paraqitur si viktimë nuk do ta shpëtojnë nga përgjegjësia. Të gjitha keqpërdorimet, shkeljet dhe uzurpimet e dyshuara do të dalin në dritë. Nëse vërtet ka guxim dhe argumente, le të vijë në Kuvendin Komunal, aty ku zhvillohet debati institucional dhe ku duhet të japë llogari para përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Gjilanit. të tij. Edhe kot e ka me i ikë përgjegjësisë dhe llogaridhënies ligjore.

PDK Gjilan dënon sulmin ndaj ekipit të RTV DukagjinitPartia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan dënon ashpër sulmin dhe...
25/06/2026

PDK Gjilan dënon sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan dënon ashpër sulmin dhe pengimin e ekipit të RTV Dukagjinit gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale.

Është e papranueshme që gazetarët të përballen me presione dhe sulme pikërisht kur raportojnë për çështje që lidhen me projektet publike dhe interesin e qytetarëve. Në vend të transparencës dhe llogaridhënies për dyshimet e shumta që kanë përcjellë projektin e objektit të ri të administratës komunale dhe bulevardit të qytetit, pushteti komunal po dëshmon arrogancë dhe mungesë respekti ndaj mediave dhe publikut.

Sulmet ndaj gazetarëve nuk mund të fshehin skandalet, keqpërdorimet dhe dështimet e qeverisjes lokale. Qytetarët e Gjilanit meritojnë informim të drejtë, jo intimidim të mediave.

Shprehim mbështetjen tonë për ekipin e RTV Dukagjinit dhe kërkojmë nga institucionet kompetente që të trajtojnë rastin me seriozitet.

Liria e medias është e paprekshme dhe duhet të mbrohet në çdo rrethanë.

PDK – Dega Gjilan

Address

Adem Jashari
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PDK - Dega Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share