Tru&Trup

Tru&Trup Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tru&Trup, Social service, Gjilan.

Projekt rinor në Gjilan për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjëve, përmes psikologjisë dhe sportit…
Trajnime në:
• Psikologji
• Karate
• Volejboll &
• 1 Garë në futboll.

Ceremonia e Certifikimit nga përfundimi i projektit rinor Tru&Trup me plotë 72 pjesëmarrës! 🤩Përgjatë 6 muajve të implem...
23/08/2022

Ceremonia e Certifikimit nga përfundimi i projektit rinor Tru&Trup me plotë 72 pjesëmarrës! 🤩

Përgjatë 6 muajve të implementimit të këtij projekti, mbi 150 të rinj dhe të reja të qytetit të Gjilanit dhe jo vetëm u bënë pjesë e aktiviteteve të ndryshme sportive dhe psikologjike të cilat kishin për qëllim zhvillimin dhe avancimin personal dhe profesional të tyre.

Përveç ekipit të projektit Tru&Trup dhe të rinjve dhe rejave, në ceremoni ishin të pranishëm edhe Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit - Gjilan, znj. Selvete Sylejmani, Drejtori i Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” - Gjilan, z. Bekim Mustafa, Menaxherja e Projektit ALVED nga People in Need Kosova, znj. Erëmira Salihu si dhe Përfaqësuesi i Organizatës Jo-Qeveritare - PEN, z. Andi Emini. Ku njëherësh i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe në secilën fazë të projektit!

Në frymën pozitive dhe lehtësimin e përfundimit të këtij projekti tejet të suksesshëm dhe shumë të mirëpritur nga të rinjtë dhe rejat e Gjilanit vazhduam me një koktej rasti ku ndamë përvojat bashkë me momentet më sfiduese e lehtësuese të projektit. 😇

Tru&Trup i uron pjesëmarrësve shëndet e suksese në karrierë! 💯

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Ka përfunduar gara në futboll! ⚽️🏆🥇😄Së bashku me 18 të rinj, talenta të Gjilanit kemi realizuar këtë garë argëtuese. Hen...
23/08/2022

Ka përfunduar gara në futboll! ⚽️🏆🥇😄

Së bashku me 18 të rinj, talenta të Gjilanit kemi realizuar këtë garë argëtuese. Hench Man, Golden Band dhe Natus Vincere ishin tre nga ekipet më të suksesshme:

Vendi i I - Golden Band
Vendi i II - Natus Vincere
Vendi i III - Hench Man

Të rinjtë pjesëmarrës u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur me këtë aktivitet garues dhe përveç argëtimit ndanë së bashku eksperiencat lidhur me sportin e futbollit dhe rëndësinë e këtij sporti në shëndetin e njeriut.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Gara në futboll do të filloj🥳⚽️Projekti TRU&TRUP ka për qëllim zhvillimin personal dhe professional të të rinjeve nga Gj...
06/07/2022

Gara në futboll do të filloj🥳⚽️

Projekti TRU&TRUP ka për qëllim zhvillimin personal dhe professional të të rinjeve nga Gjilani.

Pas përfundimit të trajnimeve në Psikologji dhe në sportet si Karate e Volejboll, për përfundimin e aktiviteteve tona ne do të mbajmë një Garë në Futboll.

📣Mund të aplikoni në këtë link me afat deri më 10/07/2022 në ora 11:00am (në mëngjes):

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd7_dE-6d6QOyr98UIwgyIbXtYpYF6j7prR70c5ADHunTKBXg/viewform?usp=pp_url

Gara do të mbahet më: 11/07/2022 në fushën e mbuluar tek Andi Sport.

Në link keni edhe detajet tjera më të hollësishme për aplikim.
Suksese! &Trup

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe PIN - People In Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Përfunduan trajnimet sportive! 😍🤹🏻‍♂️🎯Bashkë me 30 të rinj të cilët u trajnuan në Karate dhe Volejboll mbajtëm një sesio...
05/07/2022

Përfunduan trajnimet sportive! 😍🤹🏻‍♂️🎯

Bashkë me 30 të rinj të cilët u trajnuan në Karate dhe Volejboll mbajtëm një sesion të fundit të përbashkët të quajtur “Lojërat Sportive”. Për të thyer monotoninë e ushtrimeve të sporteve të caktuara ne duhet të relaksohemi me aktivitete argëtuese si dhe të tregojmë aftësitë tona fizike dhe logjike nëpërmjet lojërave të ndryshme. Në këtë sesion u fokusuam në: ushtrime me balon, kapja e topit përmes reflekseve, vrapim në grup, etj.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Sesioni i katërt në sportin e Karatesë dhe Volejbollit ⭐️😊Gjithësej 23 të rinj në sesionin e katërt në sportet e projekt...
05/07/2022

Sesioni i katërt në sportin e Karatesë dhe Volejbollit ⭐️😊

Gjithësej 23 të rinj në sesionin e katërt në sportet e projektit Tru&Trup, morën pjesë dhe njohuri më të plota rreth vijueshmerisë së ushtrimeve ne këto sporte. Kësaj rradhe në Volejboll mësuan llojet e shërbimeve dhe kryesisht i praktikuan pozicionimet dhe rrotacionet gjatë lojës me referim sikurse në garat e volejbollit. Kurse në Karate ata mësuan të gjithë teknikat e ndryshme mbrojtëse dhe goditëse me duar dhe me këmbë gjithashtu mësuan katin e parë Heian Shodan në stilin Shotokan më të cilin fillon gjithçka në lidhje me Karatenë.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Sesionet e treta në sportet e projektit Tru&Trup🏐❣️🥋Gjithësej 21 të rinj në sesionin e tretë janë bazuar në gjithpërfshi...
05/07/2022

Sesionet e treta në sportet e projektit Tru&Trup🏐❣️🥋

Gjithësej 21 të rinj në sesionin e tretë janë bazuar në gjithpërfshirjen në Sportin e Volejbollit dhe Karatesë, në aspektin e Aftësive dhe Pozicionimeve fillestar në fushë si dhe Teknikat kryesore në fillimet e para të interesimit në këto sporte për shkollat pjesëmarrëse, fillore dhe të mesme ...
Gjithashtu ata kanë hulumtuar në shtëpi për kuriozitete, rekorde, persona profesionistë të këtyre sporteve për të kuptuar sa me shum ë thelbin dhe vështirësitë që hasen kur dëshirojmë të arrijmë perfekten.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Sesionet e dyta në sportet e projektit Tru&Trup✨🏐🥋Të rinjtë në sesionin e dytë kanë pasur për detyrë shtëpie të shikojnë...
05/07/2022

Sesionet e dyta në sportet e projektit Tru&Trup✨🏐🥋

Të rinjtë në sesionin e dytë kanë pasur për detyrë shtëpie të shikojnë një lojë profesionale në sportin e volejbollit për ti kuptuar ato elemente të cilat i kanë mësuar në sesionin e parë që ka qenë: fokusi në lojën me gishtrinj, pasimet, kalime të topit me gishtrinj.
Gjithashtu ata kanë hulumtuar për ndonjë ushtrim në lidhje me volejboll dhe e kan prezantuar në këtë sesion si në rolin e trajnerit. Elementi i ri pak më i vështirë për egzekutim të cilin e mësuan ishte “Pranimi me çekan”.
Dhe pastaj përdorimi i elementeve te mësuara në lojë.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Dy sesionet e para në Karate dhe Volejboll 😊✌🏻Me këtë rast, 29 të rinj - nxënës të shkollave të ndryshme të mesme të lar...
26/06/2022

Dy sesionet e para në Karate dhe Volejboll 😊✌🏻

Me këtë rast, 29 të rinj - nxënës të shkollave të ndryshme të mesme të larta, të mesme të ulëta dhe të shkollave fillore u bënë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Në këto trajnime qëllimi kryesor i dy trajnerëve dhe ajo çfarë dëshironin të arrinin tek të rinjt është spjegimi me sa më lehtësi dhe me sa më shumë momente zbavitëse gjithqka që nevoitet për të hyrë në artet marciale siç është Karateja dhe në Volejboll: Rregullat, Elementet Teknike, Teknikat, Ushtrimet Fillestare, Taktikat dhe mësimi nëpërmjet lojës e argëtimit.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabart”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

🤩 Po fillojnë trajnimet sportive! 🥋🏐Projekti TRU&TRUP ka për qëllim zhvillimin personal dhe profesional të të rinjëve ng...
09/06/2022

🤩 Po fillojnë trajnimet sportive! 🥋🏐

Projekti TRU&TRUP ka për qëllim zhvillimin personal dhe profesional të të rinjëve nga Gjilani.

Deri në fund të muajit Qershor ne do të mbajmë trajnime sportive pa pagesë. Sportet të cilat i kemi përzgjedhur janë Karateja dhe Volejbolli. Do të mbahen 4 sesione të Karatesë dhe 4 sesione të Volejbollit gjithësej 8 trajnime nga të cilat mund të përfitoni njohuri të ndryshme dhe një kulturë të të ushtruarit për një trup dhe mendje të shëndoshë.

📣Ky eshte linku per aplikim dhe disa detaje rreth trajnimeve mund ti gjeni ketu:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdv2lmIYeOvFtQUdrZLpBMcDIw_lmn8UoFFEG5qhfx-hZihOA/viewform?usp=pp_url

Trajnerët
Karate: Art Berisha ; Volejboll: Fatbardh Ajvazi

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Përfunduan me sukses edhe trajnimet e fundit në psikologji! 🤩🧠📌Gjithsej në të gjitha trajnimet e psikologjisë 67 të rinj...
04/06/2022

Përfunduan me sukses edhe trajnimet e fundit në psikologji! 🤩🧠📌

Gjithsej në të gjitha trajnimet e psikologjisë 67 të rinjë, nxënës të Shkollës së Mjekësisë, Gjimnazit të Shkencave Natyrore dhe Gjimnazit të Shkencave Shoqërore u bënë pjesë dhe përfituan nga këto ligjërata të rëndësishme për shëndetin mendorë dhe aktiviteteve të ndryshme argëtuese.

Në këtë punëtori u diskutua për temën e tretë dhe të fundit: “Mirëqenia psikologjike dhe zgjidhja efikase e problemeve”. Të rinjët bashkë me psikologun, trajnerin e këtyre sesioneve psikologjike kanë diskutuar për problemet e ndryshme që kanë të rinjt dhe pastaj kërkuan mënyra të shumta për zgjidhjen më të mirë. Në fund u ndanë në grupe për të zgjidhur një problem të cilin e kemi kthyer në lojë, ku grupi më kreativ me idenë e zgjidhjes së problemit fituan në kuadër të grupeve tjera. Me këtë aktivitet nxënësit shprehën talentet, aftësitë e tyre dhe zhvilluan më shumë mendimin kritik.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe PIN - People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Kemi përfunduar trajnimin e tretë dhe të katërt në psikologji! 🤩Me këtë rast, 31 të rinj - nxënës të Shkollës së Mjekësi...
04/06/2022

Kemi përfunduar trajnimin e tretë dhe të katërt në psikologji! 🤩

Me këtë rast, 31 të rinj - nxënës të Shkollës së Mjekësisë dhe Gjimnazit të Shkencave Natyrore u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

Në këtë punëtori u diskutua për temën e parë dhe temën e dytë: “Aftësitë e buta dhe orientimi në karrierë”. Të rinjët bashkë me psikologun, trajnerin e kësaj punëtorie patën mundësi të mësojnë dhe diskutojnë lidhur me dëshirat për karrierrën e tyre, opcionet më të mirat dhe fituan njohuri për përmirësimin e aftësive të buta. Gjatë punës në grupe ata përgatitën prezantime në lidhje me biznesin e tyrë të cilin do të donin ta hapnin. Me këtë aktivitet nxënësit shprehën talentet e tyre dhe zhvilluan mendimin kritik.

Ky projekt përkrahet nga PEN - Peer Educators Network dhe PIN - People in Need Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Kemi përfunduar edhe trajnimin e pestë dhe të gjashtë në psikologji! 🤩Me këtë rast, 31 të rinj - nxënës të Shkollës së M...
04/06/2022

Kemi përfunduar edhe trajnimin e pestë dhe të gjashtë në psikologji! 🤩

Me këtë rast, 31 të rinj - nxënës të Shkollës së Mjekësisë dhe Gjimnazit të Shkencave Shoqërore u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

Në këtë punëtori u diskutua për temën e dytë që ishte “Aftësitë e buta dhe orientimi në karrierë”. Të rinjët bashkë me psikologun, trajnerin e kësaj punëtorie patën mundësi të mësojnë dhe diskutojnë lidhur me dëshirat për karrierrën e tyre, opcionet më të mirat dhe fituan njohuri për përmirësimin e aftësive të buta. Gjatë punës në grupe ata përgatitën prezantime në lidhje me biznesin e tyrë të cilin do të donin ta hapnin. Me këtë aktivitet nxënësit shprehën talentet e tyre dhe zhvilluan mendimin kritik.

Ky projekt përkrahet nga PIN - People in Need Kosovo dhe PEN - Peer Educators Network në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë”, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - UK Aid.

Address

Gjilan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tru&Trup posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category