18/06/2026
Shkolla jonë pjesë e projektit Ndërkombëtar “Hoops for Schools” 🏀
Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Hoops for Schools (H4S)”, i mbështetur nga FIBA dhe i implementuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, shkolla jonë është njëra nga 10 shkollat fillore nga rajone të ndryshme të Kosovës që janë përzgjedhur të jenë pjesë e këtij programi.
Me përkushtimin e arsimtares Blerta Juniku Rraci, nxënësit tanë kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e aktiviteteve sportive që promovojnë basketbollin 🏀, aktivitetin fizik 🏃♂️, përfshirjen sociale dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët përmes sportit. 💫
Përmes këtij projekti, shkolla jonë gjithashtu është pajisur me rekuizita dhe pajisje sportive, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe do të krijojnë kushte më të mira për nxënësit që të jenë më aktivë dhe më afër basketbollit. 🏀✨
Falënderojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës për mundësinë dhe mbështetjen në zhvillimin e gjeneratave të reja përmes sportit.