Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë Institucion Publik i Arsimit të Lartë Nga viti 1968, hapet Dega Biologji-Kimi, kurse nga viti 1977 hapet edhe Dega e Mësimit Klasor.

RRETH UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

Universiteti i Gjakovës,,Fehmi Agani,, (UGJFA) do te krijoje kuadro te përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim,shëndetësi, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera. Për ta bërë Kosovën më konkurruese UGJFA do t

ë mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës. UGJFA do të udhëheq në ruajtjen e shëndetit, krijimin e kuadrove për cilësi në arsim, përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, do të rrisë vlerat kulturore dhe artistike të rajonit por edhe më gjerë, dhe do të ngrisim standardet sikundër do të zhvillojmë shkathtësitë dhe dituritë për integrime të mëtejme evropiane. Për të promovuar dijen UGJFA do të jetë atraktivë për studentët e dalluar të cilët jane te interesuar të mësojnë, punojnë dhe hulumtojnë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtarisht të njohura si dhe koherente me nevojat aktuale globale. Ne vazhdimësi për të zbatuar dijen në praktikë UGJFA studenteve do t’ju ofrojë programe të veçanta te nivelit bachelor, posdiplomike dhe profesionale, të cilat përgatitin studentët për sfidat e kohës në kuadër të fushë së dijes së tyre. Personeli akademik dhe studentët do të zhvillojnë dhe promovojnë partneritet rajonal, Evropian por edhe global për të zbatuar dijen e tyre në praktikë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në Kosovë dhe në rajon. Universiteti ka filluar aktivitetin ne vitin e pare akademik 2013/2014 me tri fakultete respektivisht:
* Fakultetin e Edukimit, (programi Fillor dhe Parafillor)
* Fakultetin e Mjekësisë dhe (programi Infermieri dhe Mami)
* Fakultetin e Filologjisë (programi Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi Angleze). HISTORIKU I UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS

Universiteti Publik i Gjakovës është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgatitjen e mësimdhënësve duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të gjashtëdhjeta (1958). Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademi Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, nr.01-5354/I, dt.29 korrik 1967, ndërsa punën e filloi më 01 tetor 1967. Pra, prej vitit 1977 e në vazhdim, kjo shkollë punoi me 5 degë mësimore. Në vitin shkollor 1967, shkolla me të tri degët mësimore të saj: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Matematikë dhe Histori-Gjeografi kishte të regjistruar gjithsejtë 794 studentë. Prej tyre 247 studentë të rregullt dhe 547 studentë me korrespodencë. Më 1968 hapet Dega Biologji-Kimi me këtë numër të studentëve, prej tyre 533 të rregullt dhe 536 me korrespodencë. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003 nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë edhe në programet tjera. Me vendimin nr.33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002 nga viti akademik 2003/2004 filloi të zhvillojë programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë. Në shtator të vitit 2004 senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën në Gjakovë. Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012 .Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011. Qeveria e Kosovës ka themeluar Universitetin Publik të Gjakovës me vendim Nr.02/118 të datës 06.03.2013, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30.05.2013. Universiteti Publik i Gjakovës ka filluar punën me 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

Trajnim për studente “AI4Students” nga The Foundation House
24/06/2026

Trajnim për studente “AI4Students” nga The Foundation House

A jeni një vajzë studente kurioze se si Inteligjenca Artificiale po formëson të ardhmen e të mësuarit dhe punës? Bashkohuni me AI4Students dhe fitoni përvojë...

Përfundon me sukses trajnimi 5-ditor "Ndërmarrësia" në kuadër të StartLab360
22/06/2026

Përfundon me sukses trajnimi 5-ditor "Ndërmarrësia" në kuadër të StartLab360

Javën që shkoi u përmbyll me sukses trajnimi 5-ditor “Ndërmarrësia” me të rinjtë e Gjakovës. Pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në biznes, punë në grup dhe mendim...

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit publik për staf akademik në UFAGj.https://uni-gjk.org/al/lajme/47...
18/06/2026

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit publik për staf akademik në UFAGj.

https://uni-gjk.org/al/lajme/4779/konkurs-per-emerimin-riemerimin-dhe-avancimin-e-personelit-akademik-ne-fakultetet-e-universitetit-fehmi-agani-ne-gjakove?fbclid=IwY2xjawSglEBleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEe3jA24EMDqX0gpn1xBLXp-8M54bsC3ynw9P1PQFdftdVhundHVqeAGLV_X74_aem_suhOnkesQeRuXx_NjKTYBg

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë në kuadër të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 173 paragrafi 4 të Statutit të Universitetit, në përputhje me Ligjin...

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
15/06/2026

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot, më 15.06.2026, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan këto pika...

U zhvillua vizita pas-akredituese për dy programe studimore të Fakultetit të Mjekësisë
15/06/2026

U zhvillua vizita pas-akredituese për dy programe studimore të Fakultetit të Mjekësisë

Më 9 qershor 2026, Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, mirëpriti panelin e ekspertëve në kuadër të vizitës pas-akredituese për programet Menaxhimi...

Konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjak...
09/06/2026

Konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë në kuadër të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 173 paragrafi 4 të Statutit të Universitetit, në përputhje me Ligjin...

Thirrje Publike për Fondin e Mobilitetit në Fushën e Rinisë 2026
05/06/2026

Thirrje Publike për Fondin e Mobilitetit në Fushën e Rinisë 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur Thirrjen Publike për Fondin e Mobilitetit në Fushën e Rinisë 2026, me qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes së të...

Njoftim për studentët- Hapen pyetësorët për vlerësimin e ligjëratave dhe ushtrimeve për semestrin veror 2025/2026
04/06/2026

Njoftim për studentët- Hapen pyetësorët për vlerësimin e ligjëratave dhe ushtrimeve për semestrin veror 2025/2026

Zyra për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë njofton të gjithë studentët se, me përfundimin e semestrit veror të vitit akademik 2025/2026,...

Address

Ismail Qemali, 1
Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share