01/06/2026
Sot, kryetari z. Fetahu në vizitë në Depon e Miellit “Ylli” – Gjakovë
Kryetari i zyrës së Rrafsh*t të Dukagjinit, Mr.sc. Argjend Fetahu, realizoi një vizitë pune në depon e miellit “Ylli” në Gjakovë, me pronar z. Ylli Morina.
Qëllimi i vizitës ishte që nga afër të njihen realitetet me të cilat përballet një prej pikave më të rëndësishme tregtare dhe shërbyese në këtë qytet. Depoja “Ylli” është e njohur për rolin e saj të veçantë në furnizimin e tregut me produkte bazë ushqimore, duke qenë një hallkë kyçe në garantimin e sigurisë ushqimore dhe shërbimit të përditshëm ndaj konsumatorëve.
Gjatë bisedës me pronarin, z. Ylli Morina, u theksua se bizneset tregtare dhe shërbyese mbajnë një barrë të madhe në periudhat të cilat po kalojmë.
Luhatjet e çmimeve, kostoja e energjisë, transporti dhe konkurrenca e ashpër janë ndër sfidat që rëndojnë mbi ta, shpesh duke u reflektuar drejtpërdrejt në operim dhe stabilitet financiar.
Z. Morina ndau me kryetarin përvojat e tij shumëvjeçare në këtë sektor, duke theksuar se menaxhimi i një biznesi të tillë kërkon përkushtim të vazhdueshëm, transparencë dhe korrektësi në shërbim. Ai u shpreh se mbështetja institucionale dhe kuptimi i barrës reale që mbajnë tregtarët është thelbësore, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të funksionojnë dhe të kontribuojnë në ekonominë lokale.
Nga ana e tij, z.Fetahu vlerësoi angazhimin dhe punën e z. Morina, duke e cilësuar si shembull të qëndrueshmërisë dhe vullnetit të mirë për të ofruar produkte cilësore e shërbime të përgjegjshme për qytetarët. Ai shprehu gatishmërinë që vizita të tilla të mos mbeten vetëm formale, por të shërbejnë si ura komunikimi për të adresuar dhe reflektuar realisht mbi nevojat dhe sfidat e bizneseve tregtare në vend.
Në përfundim të vizitës, u theksua se depo të tilla si “Ylli” nuk janë vetëm pika sh*tjeje, por një garanci e rëndësishme për furnizimin e qytetarëve me ushqim të sigurt dhe të qëndrueshëm, si dhe një pjesë e pandashme e strukturës ekonomike të Gjakovës dhe më gjerë.