Zjarrfikësit e Gjakovës

Zjarrfikësit e Gjakovës Shërbimi i mbrojtes nga zjarri dhe shpëtimit funksionon sipas ligjit nr.152/2015.

Sot, ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar në një rast zjarri në Parku...
31/08/2026

Sot, ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar në një rast zjarri në Parkun e Lirisë – Bulevard.

Zjarri kishte përfshirë një pjesë të parkut dhe një pjesë të objektit/lokalit në afërsi. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme.

Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të jenë në gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe ambientit. 🚒🔥

🚒 Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë është pasuruar me dy motoçikleta të përshtatshme për intervenime në ter...
31/08/2026

🚒 Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë është pasuruar me dy motoçikleta të përshtatshme për intervenime në terrene të vështira dhe zona ku qasja me automjete të zakonshme është më e kufizuar.

Ky donacion, i mundësuar nga The HALO Trust, do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të ekipit për reagim më të shpejtë dhe më efikas në raste emergjente, veçanërisht në zona malore dhe terrene të vështira.

Zjarrfikësit e Gjakovës shprehin mirënjohjen e tyre për The HALO Trust për këtë mbështetje të rëndësishme dhe për kontributin në forcimin e kapaciteteve të shërbimeve emergjente.

🤝 Faleminderit The HALO Trust për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

🔥 Intervenim në fshatin JahocSonte, ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë interven...
28/08/2026

🔥 Intervenim në fshatin Jahoc

Sonte, ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar në një rast zjarri në fshatin Jahoc.

Zjarrfikësit kanë reaguar me kohë dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. 🚒🔥

Sot, rreth orës 12:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka intervenuar në Rrugën “Femi Agani” në Gjakovë...
16/08/2026

Sot, rreth orës 12:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka intervenuar në Rrugën “Femi Agani” në Gjakovë, ku një automjet ishte përfshirë nga zjarri.

Ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

👨‍🚒 Zjarrfikësit – gjithmonë në shërbim të qytetarëve!

15/08/2026

Sot, rreth orës 16:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fabrikën e Dekorimit, ku kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë lokalizuar situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët tjera të objektit.

Zjarrfikësit mbeten të gatshëm 24/7 për t’iu përgjigjur çdo rasti emergjent. 🚒🔥

Sot, njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar në një zjarr që ka përfshi...
29/07/2026

Sot, njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë intervenuar në një zjarr që ka përfshirë pjesërisht fabrikën Daija Metal.

Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten objekt i hetimeve nga organet kompetente.

Njoftim për intervenimSonte, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fshatin Rezin...
23/07/2026

Njoftim për intervenim

Sonte, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fshatin Rezin, ku një kombaj ishte përfshirë nga zjarri.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, automjeti ishte i përfshirë plotësisht nga flakët. Ekipet tona ndërhynë menjëherë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij dhe rrezikimin e zonës përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Apelojmë te të gjithë qytetarët që në raste të tilla të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente dhe të shmangin afrimin pranë vendit të ngjarjes, për shkak të rrezikut.

🚒 Sot, Njësia e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës ka intervenuar në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjist...
26/05/2026

🚒 Sot, Njësia e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës ka intervenuar në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Klinë–Gjakovë.

Pas pranimit të informacionit rreth orës 14:00, ekipet tona kanë dalë menjëherë në vendngjarje së bashku me njësitë relevante për të ofruar ndihmën e nevojshme, sigurimin e zonës dhe menaxhimin e situatës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa si pasojë tre persona kanë marrë trajtim mjekësor.

🚨 Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

🚒👨‍🚒 Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në vizitë nxënësit e klasave të 4-ta nga shkolla SHFMU “Zekirja Rexha” në stacio...
20/05/2026

🚒👨‍🚒 Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në vizitë nxënësit e klasave të 4-ta nga shkolla SHFMU “Zekirja Rexha” në stacionin e zjarrfikësve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me punën dhe përgatitjet e zjarrfikësve, pajisjet që përdoren në raste emergjente si dhe rëndësinë e sigurisë dhe kujdesit ndaj zjarrit. 🔥🚒

Faleminderit për vizitën dhe interesimin e treguar! Ishte kënaqësi të ndajmë me ta përvojën dhe misionin tonë në shërbim të qytetarëve. 👏😊

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në vizitë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët u njohën nga afër me punën, p...
12/05/2026

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në vizitë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët u njohën nga afër me punën, pajisjet dhe gatishmërinë e zjarrfikësve tanë në situata emergjente. 🚒👨‍🚒
Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe rritje të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. 🙌

Address

Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zjarrfikësit e Gjakovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share