30/07/2025
NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE NË KRU'RADONIQI-DUKAGJINI'
Ne besojmë te potenciali i të rinjve dhe te dëshira për të mësuar përmes përvojës reale.
Jemi të lumtur të hapim dyert për të gjithë studentët dhe të rinjtë ambiciozë që duan të bëjnë hapat e parë në karrierë duke punuar pranë profesionistëve tanë.
Kjo është mundësia juaj të përfshiheni në projekte reale, të fitoni njohuri praktike dhe të kuptoni më nga afër fushën që ëndërroni të zhvilloheni.
Ofrojmë praktikë 3-mujore në 3 departamente:
1️⃣ Financa & Kontabiliteti – Përgatitu për botën e bankave, financave dhe kontabilitetit
2️⃣ Juridik – Eksperiencë direkte në zyrën tonë ligjore
3️⃣ Teknik – Inxhinieri & mirëmbajtje teknike për të pasionuarit pas teknologjisë
💼 Çfarë fiton?
Eksperiencë praktike në profesionin që dëshiron
Mundësi për të mësuar nga ekspertë të fushës
Njohje dhe rrjetëzim për hapat e parë drejt karrierës suaj
⏳ Kohëzgjatja: 3 muaj
Nëse dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua dhe të bëhesh pjesë e një ekipi profesionistësh, apliko tani!
📩 [https://www.kosovogenu.com/]
✨ Mos e humb këtë mundësi – vendet janë të kufizuara!