12/07/2026
Me kënaqësi ju njoftojmë se Statuti i Ndërmarrjes Publike Lokale "Fushë Kosova" tashmë është përgatitur dhe finalizuar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të kësaj ndërmarrjeje.
Përmes këtij dokumenti themelor vendosen bazat e organizimit dhe funksionimit të NPL "Fushë Kosova", me synimin për të ofruar shërbime publike më cilësore, më efikase dhe më të përgjegjshme për të gjithë qytetarët e komunës.
Ky është një moment i rëndësishëm në rrugën drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe përmbushjes së zotimeve për një administratë më funksionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
https://fushekosove.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/07/Permbatje-Publike-Lokale.pdf