03/06/2026
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut Leonit Aliu, futbollist i KF “Fushë Kosova”, i cili humbi jetën tragjikisht në Shëngjin.
Kjo humbje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Leoniti ishte një i ri me ëndrra, energji dhe perspektivë, ndërsa largimi i tij i parakohshëm lë dhimbje të madhe në familje, te miqtë, bashkëlojtarët dhe te gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.
Në këto çaste të rënda dhe të dhimbshme, LDK -
Dega në Fushë Kosovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen Aliu, për KF “Fushë Kosova”, si dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Leonitin.
Lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi për Leonitin të mbetet i përhershëm në zemrat e të gjithëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Leonit Aliun.
LDK - Dega në Fushë Kosovë!