04/04/2023
Të nderuar/a,
Ambasada e Australisë në Zagreb, e cila mbulon Kosovën, organizon një garë për nxënësit e klasëve 1-6 të shkollave të Kosovës. Kjo garë ka të bëjë me ngjyrosjen e vizatimeve të kafshëve australiane, ku fletët e vizatimit ndodhen në vegzën e mëposhtme. Udhëzimet janë po ashtu këtu poshtë, si dhe në materialin e bashkangjitur (Harmony Colouring, në shqip). Obligimi i juaji si DKA është shpërndarja e informatës në shkolla, bashkë me mesazhin nga Ambasada Australiane në Zagreb dhe me udhëzimet përkatëse, si vijon:
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës të Kosovës,
Ambasada e Australisë në Zagreb, e cila mbulon Kosovën, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në garën e ngjyrosjes së kafshëve australiane për nxënësit e klasave 1-6. Udhëzimet e pjesëmarrjes janë të bashkangjitura, dhe ju ftojmë t’i ndiqni:
* Fleta e ngjyrosjes gjendet në: https://www.bushheritage.org.au/news/bush-buddies/colouring-sheets
* Nxënësit mund të zgjedhin një ose më shumë fletë.
* I ngjyrosin fletët.
* Prindi ose mësimdhënësi fotografon punimin dhe e dërgon me email në adresën [email protected]
* Punimi më i mirë nga secila klasë (1 – 6) do të fitojë një shpërblim australian.
* Afati përmbyllës për dorëzimin e punimeve është data 11 prill 2023.
image001.gif Fituesit do të shpallen më 14 prill 2023, në faqen e Ambasadës së Australisë në Facebook: www.facebook.com/Australia.in.Croatia
Suksese të gjithëve!
Me respekt,