10/01/2026
NJOFTIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë,
Pas disa defekteve teknike dhe mungesës së përkohshme të kamionëve për terren, kemi pasur vonesa në grumbullimin e mbeturinave në disa zona. Kjo situatë ka qenë e padëshiruar dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve.
Dua të theksoj se problemi nuk ka qenë neglizhencë apo mosangazhim, por një vështirësi reale teknike dhe operative, e cila tashmë është duke u tejkaluar. Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerje për ta normalizuar gjendjen dhe pastrimi i zonave të prekura ka filluar dhe po vazhdon me intensitet të shtuar.
Sa i përket raportimeve dhe sulmeve në disa portale, vlerësojmë lirinë e medias, por kërkojmë që informacioni të jetë i balancuar, korrekt dhe i bazuar në fakte, duke marrë parasysh rrethanat reale në terren dhe mungesen e Kamioneve gjatë kësaj periudhe kohore!
Ne mbesim të përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe ndaj qytetarëve, dhe do të vazhdojmë të punojmë që situata të mos përsëritet, përmes përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe sigurimi i kamioneve për
të realizaur shërbimin sipas planit operativ!
Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Me respekt:
Njësia Operative Krm"Pastrimi" Fushë Kosovë