13/05/2026
Nis procesi i përzgjedhjes së bursistëve në Ferizaj
Komisioni Komunal për ndarjen e bursave në Ferizaj ka nisur punën për përzgjedhjen e përfituesve për vitin akademik aktual. Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit kanë aplikuar rreth 1,500 studentë, çka tregon interesim të lartë për mbështetje financiare në arsim.
Nga ky proces pritet që bursa të përfitojnë studentët të cilët i plotësojnë kriteret e parapara. Po ashtu, është hapur edhe një konkurs i veçantë për drejtimet deficitare, konkretisht për fizikë dhe matematikë.
Studentët e këtyre profileve do të përfitojnë bursë të plotë, pa iu nënshtruar kritereve të zakonshme, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur studimet në këto fusha me rëndësi të veçantë.
Procesi i përzgjedhjes pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim.