Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë - Ferizaj

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë - Ferizaj Drejtoria për Bujqësi në Ferizaj

03/08/2026
Thirrje për aplikim
31/07/2026

Thirrje për aplikim

11/07/2026

Aplikimi për subvencione 2026!

22/06/2026

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

Aplikimi për Pagesa Direkte 2026 fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00. Afati i aplikimit është 30 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së thirrjes.
Aplikimet dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Programi i Pagesave Direkte 2026, këtë vit, është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore:

1. Pagesa Bazë për të Ardhura - Sipërfaqe - Mbështetja jepet për sipërfaqe të pranueshme të tokës bujqësore të mbjella me: Drithëra (grurë, grurë për farë, misër, elb, tërshërë, thekër); Lulediell dhe kunguj misiri; Fasule dhe patate; Perime në fushë të hapur dhe në serra; Pemë drufrutore, arrore dhe manore; Sipërfaqe me hardhi rrushi.
2. Pagesat Rishpërndarëse, ku përfshihen: Mbështetja për hektarët e parë të fermës (0 - 0.99 ha); Mbështetja për fermerët e rinj dhe fermerët e regjistruar për herë të parë, të moshës 18 - 29 vjeç, të cilët deri në ditën e aplikimit nuk kanë mbushur 30 vjet.
3. Pagesat e Lidhura me Prodhimin e Kulturave prioritare dhe Cilësinë - ku përfshihen: Mbështetje për: Lopë qumështore, mëshqerra për riprodhim dhe buallica; Dosa për riprodhim; P**a vojse; Dele dhe dhi për mbarështim; Koshere bletësh; Misër, farë gruri; Pemishte, pemë në serrë dhe mjedra; Material fidanor të pemëve dhe vreshtave; Vreshta dhe verë të prodhuar; Perime në sera dhe në fushë të hapur; Patate, fasule, lulediell; Bimë mjekësore dhe aromatike.
4. Eko-Skemat - ku përfshihen: Mbështetje për: Bletari organike; Grurë organik; Pemishte ekzistuese; Aroni dhe lulediell në fazë konvertimi; Bimë mjekësore dhe aromatike organike dhe në konvertim.

Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së.
Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026.

Dokumentacioni për persona juridikë

Përveç dokumentacionit specifik sipas masës përkatëse, personat juridikë duhet të dorëzojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK);
• Dëshmi për përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së;
• Konfirmimin e xhirollogarisë bankare;
• Kopjen e letërnjoftimit të pronarit të biznesit.
Fermerët që përfitojnë subvencione në vlerë mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes.

Gjithashtu, përfituesit që janë persona juridikë duhet të regjistrohen si furnitorë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) përmes platformës e-Kosova, në mënyrë që të mundësohet procesimi i pagesave.

Dokumentacioni dhe kriteret

Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i nevojshëm ndryshojnë sipas kulturës apo sektorit përkatës (drithëra, perime, vreshta, pemishte, blegtori, bletari, prodhim organik, etj.) dhe duhet të dorëzohen brenda afatit të aplikimit.
Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Kontrollet dhe masat ndëshkimore

Gjatë kontrolleve në terren, në rast të konstatimit të parregullsive, do të zbatohen masat ndëshkimore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Informata shtesë

Informatat më të hollësishme lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në këto linqe:

• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
• Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

MBPZhR/AZhB fton të gjithë fermerët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

03/06/2026

Njoftim për të gjithë fermerët përfitues të subvencioneve!

Manuali për Regjistrimin e Përfituesve në SIMFK përmes e-Kosova

Vizitë tek prodhuesit e fidaneve të pemëve në fshatin Dremjak z.Emrush Haziri dhe z.Bajram Haziri.Inkurajuam që të vazhd...
14/05/2026

Vizitë tek prodhuesit e fidaneve të pemëve në fshatin Dremjak z.Emrush Haziri dhe z.Bajram Haziri.Inkurajuam që të vazhdojnë me aktivitetet e tyre duke ju ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme nga Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj.

Përfundon cikli i dytë (dy ditor) i trajnimeve në lëminë e bletarisë organizim nga Drejtoria e Bujqësisë në kuadër të ng...
02/02/2026

Përfundon cikli i dytë (dy ditor) i trajnimeve në lëminë e bletarisë organizim nga Drejtoria e Bujqësisë në kuadër të ngritjes profesionale të kësaj kategorie!

29/01/2026

Address

Ferizaj
70000

Telephone

+38349974607

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share