Bashkimi Demokratik Drenas

Bashkimi Demokratik Drenas Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkimi Demokratik Drenas, Political Party, Rr. Bedri Shala pn, Drenas.

URIME 28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT KOMBËTARUrime Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dh...
27/11/2025

URIME 28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT KOMBËTAR

Urime Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ditë dhe festë për të reflektuar si komb, për të lënë anash përçarjet e për t'u drejtuar kah progresi dhe demokracitë e zhvilluara.

Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar!

BASHKIMI DEMOKRATIK
Kryetari
Prof.dr. Ajvaz BERISHA

17/10/2025

FJALË FALENDERIMI PAS ZGJEDHJEVE!

Të nderuar qytetarë të Drenasit,
Të dashur miq, përkrahës e bashkëpunëtorë,

Partia politike “BASHKIMI DEMOKRATIK" në Drenas dhe anëtarët tanë, nën udhëheqjen e prof. dr. Ajvaz Berisha, dëshirojmë t’iu falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, fjalë të mirë, votë dhe besim që na e dhuruat gjatë këtyre zgjedhjeve.

Edhe pse rezultati nuk ishte ai që e dëshiruam, ne jemi krenarë për fushatën tonë të ndërtuar mbi pjekuri politike, kulturë qytetare dhe vizion për ndryshim. E zhvilluam një garë të ndershme, pa fyerje, pa etiketime e pa gjuhë përçarëse. Kjo është rruga që besojmë se e meriton Drenasi.

Sovrani foli dhe ne e respektojmë plotësisht vendimin e tij. E thamë gjatë fushatës dhe e përsërisim sot:
Nëse fitojmë ne, fitojnë edhe kundërshtarët politik.
Nëse humbim ne, prapë do të punojmë për Drenasin dhe fshatrat e tij, sepse e duam këtë vend dhe njerëzit e tij, pa dallim.

Rrugëtimi ynë nuk mbaron këtu. Besimi, përkushtimi dhe dashuria për Drenasin do të vazhdojnë të jenë motivi ynë kryesor. Ne do të qëndrojmë pranë qytetarëve, për çdo iniciativë të mirë, për çdo ide që e çon përpara komunën tonë.

Faleminderit Drenas!
Të duam të zhvilluar, të drejtë dhe me mundësi për të gjithë.

BASHKIMI DEMOKRATIK

Kryetari
Prof.Dr. Ajvaz Berisha

MESAZH URIMI PASZGJEDHORI nderuar Kryetar Ramiz Lladrovci ,Në emrin tim dhe të partisë "Bashkimi Demokratik" të cilën e ...
15/10/2025

MESAZH URIMI PASZGJEDHOR

I nderuar Kryetar Ramiz Lladrovci ,

Në emrin tim dhe të partisë "Bashkimi Demokratik" të cilën e udhëheq, ju uroj për fitoren tuaj në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Drenas.

Ne, si BD, kemi shpalosur një program modern e liberal për Drenasin. Pavarësisht sfidave të kësaj gare dhe rezultateve të papritura për ne, e vlerësojmë zgjedhjen demokratike të qytetarëve të Drenasit, të cilët iu besuan edhe një mandat në krye të komunës. Zgjedhja juaj na e rikujton të gjithëve se një udhëheqës pasqyron vullnetin dhe shpirtin e popullit që e zgjedhë.

Bashkimi Demokratik dhe ne mbetemi të përkushtuar dhe të hapur për angazhim konstruktiv në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Ju bëjmë thirrje që të qeverisni me transparencë, drejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e Drenasit tonë.

Sinqerisht,

BASHKIMI DEMOKRATIK
Kryetari
Prof.dr. Ajvaz Berisha

11/10/2025
TUBIMI PËRMBYLLËS ZGJEDHOR11 Tetor 2025 , Hotel Nobel - PoklekVOTO ✅1️⃣4️⃣5️⃣Prof.dr. Ajvaz Berisha për Kryetar të Drena...
11/10/2025

TUBIMI PËRMBYLLËS ZGJEDHOR
11 Tetor 2025 , Hotel Nobel - Poklek

VOTO ✅1️⃣4️⃣5️⃣
Prof.dr. Ajvaz Berisha për Kryetar të Drenasit !

ekonomiaonline.com/berisha-koha-per-ndryshim-ne-drenas/

11/10/2025

BASHKIMI DEMOKRATIK ✅1️⃣4️⃣5️⃣
Prof.dr. Ajvaz Berisha për Kryetar të Drenasit

VOTO, MOS U DËSHPËRO !!!

11/10/2025

NESËR, VOTONI MENÇUR, për të ardhmen, për fëmijët, për dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarit të Drenasit! ✅1️⃣4️⃣5️⃣ Prof.dr. Ajvaz Berisha.

DRENASI IM, BASHKOHU PËR NDRYSHIM !

11/10/2025
11/10/2025
11/10/2025
11/10/2025

Address

Rr. Bedri Shala Pn
Drenas
13000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi Demokratik Drenas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share