22/08/2023
KONKURS Afati i dytë
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2023/2024
Njoftojmë nxënësit, të cilët kanë përfunduar klasën e 9-të, se që nga 22.08.2023 -24.08.2023 është i hapur afati i dytë i konkursit për pranimin e nxënësve në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në gjimnaz ofrohen dy drejtime;
-Shkenca natyrore
-Shkenca shoqërore
Afati për konkurrim është 3 ditë;
Nga 22 deri 24 gusht 2023
Nga ora 08.00 deri 16.00
Dokumentet e nevojshme dorëzohen në objektin e shkollës
1. Certifikata e lindjes
2. Dëftesa origjinale e shkollës (klasat 6-9)
3. Fletëkonkurrimi (është në shkollë)
Pranimi në klasën e 10-të realizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga Ministri e Arsimit.