Sheshi-"Abdurrahman Gerdellaj"

Sheshi-"Abdurrahman Gerdellaj" ABDURRAHMAN XH. GERDELLAJ
19.11.1974 - 02.06.1999
Operacioni shigjeta 28/128-S

13/07/2026

Zoti i Shtëpisë në Tokën Tonë: Pse Fshati Duhet të Pritet nga Vetë Ne

Në menaxhimin e jetës sonë të përditshme dhe në zhvillimin e vendit ku jetojmë, shpesh kemi rënë në grackën e pritjes. Presim që zgjidhjet të na vijnë nga zyrat e largëta, nga vendimet e komunave apo nga strategjitë e institucioneve të larta. Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe: nuk janë institucionet ose komuna që prijnë në këtë tokë. Jemi ne ata që prijmë! Ky vend ka zot shtëpie, dhe zot shtëpie i këtij vendi janë vetë fshatarët e këtij fshati.

Nuk mund të tregohemi naivë e të presim që të tjerët ta duan fshatin tonë më shumë se ne.
Askush nga jashtë nuk mund ta ndiejë shqetësimin për rrugët tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë apo për drejtësinë tonë më shumë sesa ne që jetojmë këtu çdo ditë. Institucionet e jashtme kanë fuqinë e tyre, kanë ndikimin, buxhetet dhe mekanizmat e mëdhenj globalë. Ata padyshim që janë sipër nesh në hierarki, por asnjëherë nuk janë para nesh! Rruga është e jona, hapi është yni dhe drejtimin se nga do të shkojë fshati ynë e përcaktojmë vetëm ne.

Ky parim kërkon lëvizje dhe guxim të pandalshëm. Nëse ne ecim përpara me një plan të qartë, me një vizion sovran për vendin tonë dhe qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide, të tjerët do të detyrohen të na ndjekin dhe t'i pranojnë projektet tona. Mirëpo, nëse ne dorëzohemi para pasivitetit, nëse frikësohemi dhe ngecim në vend, pesha e atyre që qëndrojnë sipër nesh do të rëndohet dhe ata do të na shtypin prej lart. Ndryshimi dhe zhvillimi i fshatit nuk vijnë nga lëshimet apo pritja, por nga vendosmëria për të udhëhequr vetë fatin tonë.

Të dashur bashkëfshatarë,

Jam jashtëzakonisht krenar me ju. Kemi dëshmuar se dimë të bëhemi bashkë jo vetëm në gëzime e hidhërime, por edhe në sfida të mëdha. Ky fshat i dha Kosovës dhe mbarë rajonit mjekë, Infermierë, Dentistë e Profesorë.Mburrja jonë qëndron në hyrje të fshatit, aty ku peshon fjala e fundit e të dashurit tonë. Ajo thënie na prek thellë në shpirt dhe na kujton se nuk do të lejojmë kurrë askënd të na ulë poshtë.Sot po ju j*p një premtim dhe një amanet: Nëse jam gjallë, do t'ju pres me flamur në dorë në hyrje të fshatit. Nëse jo, ju lutem që ai Flamur Kombëtar me shqiponjën dykrenare të valojë gjithmonë krenar aty, si dëshmi se kjo tokë ka zot shtëpie.

Me respekt,
Sh.Gërdellaj ❤️

🇦🇱🇽🇰🇦🇱
28/11/2025

🇦🇱🇽🇰🇦🇱

Kosova e gjakut dhe sakrificës, e dhembjes dhe robërisë… 1999.Kosova e lirisë dhe shtetësisë, e paqes dhe sigurisë… 2025...
11/07/2025

Kosova e gjakut dhe sakrificës, e dhembjes dhe robërisë… 1999.
Kosova e lirisë dhe shtetësisë, e paqes dhe sigurisë… 2025.

Një rrugëtim i gjatë, një histori krenarie🇽🇰

Address

Abdurrahman Gërdellaj
Dragas
22000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sheshi-"Abdurrahman Gerdellaj" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category