NOTER Shemsije Istogu Lladrovci

NOTER Shemsije Istogu Lladrovci NOTER i licencuar nga Ministria e Drejtesise. Sherbime Noteriale sipas Ligjeve te RKS.

16/06/2026

Lokacioni i Zyrës Noteriale,
Noter Shemsije Istogu Lladrovci
📍në Deçan

Sot, isha e nderuar të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Deçanit me temën;...
22/05/2026

Sot, isha e nderuar të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Deçanit me temën; “TË DREJTAT E GRAVE NË TRASHËGIMI DHE PRONË”.

Me këtë rast falënderoi Znj. Ajne Iberhysaj, për organizimin dhe të gjitha gratë që ishin prezente në këtë takim.

Fjala ime ishte:

Sot, qëndroj para jush për të folur për një të drejtë, për të cilën nuk duhej të diskutohej më, por që ende kërkon zë, guxim dhe veprim,
Nuk po flasim vetëm për ligje, nene, apo dispozita juridike. Sot po flasim për dinjitetin , barazinë dhe drejtësinë, po flasim për të drejtën e gruas për të qenë e barabart në atë që i takon me ligj dhe me moral:
të drejtën e grave në trashëgimi dhe pronë.
E drejta e gruas për të trashëguar dhe për të zotëruar pronë nuk është privilegj. Është e drejtë themelore njerëzore, e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet tona.
Si Notere, çdo ditë përballem me akte juridike që lidhen drejtpërdrejtë me jetën, pronën dhe të drejtat e qytetarëve. Por përtej dokumenteve dhe procedurave, unë shoh histori reale, histori ku shpesh e drejta e gruas në trashëgimi vihet në provë.Unë shpesh ndëgjoj fjalin “Motra nuk merr pjes në prone”, sepse grate zgjedhin heshtjen më lehtë se sa të kërkojnë të drejten në prone. Por unë ju them sot nga këtu se heshtja nuk është zgjidhje, heshtja është padrejtësi që vazhdon.
Ligji është i qartë.
Barazia ndërmjet burrit dhe gruas në trashëgimi dhe pronë është e garantuar.
Por sfida qëndron në zbatimin e kësaj barazie në praktikë.
Në zyrën noteriale, shumë gra vijnë jo për të kërkuar të drejtën e tyre, por për të hequr dorë prej saj. Jo sepse nuk e njohin ligjin, por sepse përballen me presionin e tradites, të familjes apo tërrethit shoqërorë.
Dhe këtu lind një pyetje thelbësore:
A mund të quhet e drejtë një e drejtë që nuk ushtrohet lirshëm?
Si profesioniste e së drejtës, e ndej për detyrë jo vetëm të vërtetoj nënshkrime, por edhe të mbrojë parimet e drejtësisë dhe barazisë.
Roli ynë nuk është pasiv. Ne jemi garantues të ligjshmërisë dhe mbrojtjes të vullnetit të lirë të palëve.
Një grua që heq dorë nga trashëgimia nën presion, nuk është duke ushtruar të drejtën e saj, ajo është duke u privuar nga e drejta e saj.
Prandaj është thelbësore që qdo akt juridik të jet rezultat i një vullneti të lirë, të informuar dhe të pandikuar. Dhe kjo është përgjegjësi e jona si noterë, si juristë dhe si shoqëri.
Forcimi i pozites së gruas në pronë, nuk është vetëm çështje individuale, është çështje e zhvillimit ekonomik dhe e stabilitetit shoqërorë. Një shoqëri ku gratë kanë pronë, është një shoqëri më e drejtë, më e barabartë dhe më e qëndrueshme.

Një grua që zotëron prone është më e pavarur.

Një grua e pavarur është më e sigurt.

Dhe një shoqëri me gra të sigurta është një shoqëri më e forte.

Prandaj sot, nga ky vend dua të theksoj:
Zbatimi i ligjit nuk duhet të ndalet te formaliteti, ai duhet të garantojë drejtësi reale.
Le të punojmë së bashku që çdo grua të jet e informuar, e mbrojtur dhe e barabartë në të drejtën e saj në trashëgimi dhe pronë.
Le të sigurohemi që në asnjë zyrë noteriale, asnjë e drejtë të mos kaloj në heshtje.

Faleminderit për vëmendjen dhe dua të ju informoj se;
Zyra ime noteriale është e hapur në qdo kohë, për të gjitha ato gra që duan të informohen lidhur me të drejtën e tyre, në trashëgime dhe pronë.

22/05/2026
14 Prill – Dita e Shërbimit NoterialMe rastin e 14 Prillit – Ditës së Shërbimit Noterial, shpreh respektin dhe vlerësimi...
14/04/2026

14 Prill – Dita e Shërbimit Noterial

Me rastin e 14 Prillit – Ditës së Shërbimit Noterial, shpreh respektin dhe vlerësimin për rolin e rëndësishëm që shërbimi noterial ka në garantimin e sigurisë juridike, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ky shërbim përfaqëson profesionalizëm, përgjegjësi dhe besim, duke kontribuar çdo ditë në ndërtimin e një sistemi juridik të sigurt dhe të besueshëm.

Urime 14 Prilli – Dita e Shërbimit Noterial për të gjithë noterët dhe bashkëpunëtorët e këtij profesioni fisnik!

Dje në zyrën time pata një vizitë shumë të veçantë nga dy mbesat e mia të dashura. Ato sollën me vete buzëqeshje, gjallë...
09/04/2026

Dje në zyrën time pata një vizitë shumë të veçantë nga dy mbesat e mia të dashura. Ato sollën me vete buzëqeshje, gjallëri dhe plot ngjyra pranvere, duke ma zbukuruar ditën dhe ambientin e punës. 🌸💖
Faleminderit Arlinda dhe Lapidar ❤️❤️

Sot bëhen një vit nga dita kur nisa rrugëtimin tim si notere.Një vit plot përgjegjësi, përkushtim dhe besim nga njerëzit...
07/04/2026

Sot bëhen një vit nga dita kur nisa rrugëtimin tim si notere.
Një vit plot përgjegjësi, përkushtim dhe besim nga njerëzit që më kanë zgjedhur për t’i shërbyer me korrektësi dhe profesionalizëm.

Mirënjohëse për çdo bashkëpunim, për çdo sfidë që më ka bërë më të fortë dhe për çdo besim që më është dhënë.
Me përkushtim të njëjtë, vazhdoj edhe më tutje në këtë rrugëtim profesional.

Me Fiden, në shkollë të mesme, në studime, dhe sot.Një jetë të tërë shoqe. Gjithnjë kënqësi të ndajmë kohë së bashku!
26/03/2026

Me Fiden, në shkollë të mesme, në studime, dhe sot.
Një jetë të tërë shoqe.
Gjithnjë kënqësi të ndajmë kohë së bashku!

Vizita e Znj. Zyrafete Berisha-Lushaj, ishte një befasi e bukur dhe prekëse. Ajo është një grua e respektuar, ish e burg...
23/03/2026

Vizita e Znj. Zyrafete Berisha-Lushaj, ishte një befasi e bukur dhe prekëse. Ajo është një grua e respektuar, ish e burgosur politike gjatë vitit 1981, dhe aktiviste për çlirimin nga okupatori serb. Më gëzoi fakti që përkundër të gjitha përjetimeve sot jeton e lumtur me familje, dhe është shumë krenare për arritjet e fëmijëve të saj. Me këtë rast i shpreha gjithë respektin dhe mirënjohjen për të dhe të gjitha gratë që kontribuan për liri!

Vizita e profesoreshë Syzanë Bytyqi Bozhdaraj përbënte një befasi të këndshme. Ajo gëzon respekt të merituar për punën d...
12/01/2026

Vizita e profesoreshë Syzanë Bytyqi Bozhdaraj përbënte një befasi të këndshme. Ajo gëzon respekt të merituar për punën dhe përkushtimin e saj profesional në edukimin e shumë brezave. Është për t’u vlerësuar fakti që, edhe në vendin ku jeton aktualisht, larg vendlindjes, ajo vazhdon të kontribuojë si mësimdhënëse me fëmijët e mërgimtarëve, për të ruajtur gjuhën dhe kulturën tonë.

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time dy njerëz që i dua shumë. Prania e tyre më mbushi ditën me ngrohtësi, buzë...
12/11/2025

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time dy njerëz që i dua shumë. Prania e tyre më mbushi ditën me ngrohtësi, buzëqeshje dhe energji të mirë. Faleminderit që gjithmonë sillni dritë dhe dashuri kudo që shkoni, vizita juaj më kujtoi sa me fat jam që ju kam në jetën time. Muki&Sara❤️

Address

Rr. “Salih Çekaj”, Kompleksi “Gështenja”, Kati I, P. N
Deçan
51000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NOTER Shemsije Istogu Lladrovci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category