02/01/2026
NJOFTIM– FTESË
Me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, djalit Enis Zemaj si dhe të Hasan Zemaj, ish-kryetar i Forumit të LDK-së në Deçan,
bashkëluftëtarët, vartësit e Kolonelit, si dhe luftëtarët e betejave titanike për çlirimin e Kosovës - Loxhë dhe Koshare - organizojnë homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
📍 Data: 4 Janar 2026 (e diel)
🕛 Ora: 12:00
📌 Vendi: Fshati Strellc,
Ftohen familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë që, me praninë e tyre, të nderojnë sakrificën dhe kontributin e tyre të pavdekshëm për lirinë e Kosovës.
Lavdi dhe respekt i përjetshëm!
🎖 Gjeneral Fadil Hadergjonaj Bjeshka