08/06/2026
NJOFTIM
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët, ish-nxënësit dhe qytetarët se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së arsimtarit të nderuar Ukë Kasumaj, do të mbahet sot, në ora 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.
Arsimtari Ukë Kasumaj i kushtoi jetën edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë, duke shërbyer me përkushtim në Shkollën e Drenocit. Kontributi i tij në arsim dhe në formimin e shumë gjeneratave do të mbetet gjithmonë i çmuar dhe i paharruar.
Ftohen familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për arsimtarin Ukë Kasumaj.
BR