Komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit Kjo është faqja zyrtare e Komunës së Deçanit në Facebook https://kk.rks-gov.net/decan/

Sot, në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Kombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, u mbajt tryeza shkenco...
09/06/2026

Sot, në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Kombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, u mbajt tryeza shkencore me temën:

“Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i folklorit burimor në ditët e sotme përmes festivaleve folklorike”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me studiues, njohës të kulturës, përfaqësues institucionesh dhe dashamirës të trashëgimisë sonë kombëtare.

Tryeza shërbeu si një platformë diskutimi mbi rëndësinë e ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të vlerave autentike të folklorit shqiptar, duke theksuar rolin e festivaleve folklorike në përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e rinj.

Deçani vazhdon të mbetet vatër e rëndësishme e kulturës dhe traditës sonë, duke dëshmuar përkushtimin ndaj ruajtjes së identitetit dhe pasurisë shpirtërore kombëtare.

FTESËFtohen të gjithë anëtarët e Komitetit për Komunitete të marrin pjesë në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet më ...
09/06/2026

FTESË

Ftohen të gjithë anëtarët e Komitetit për Komunitete të marrin pjesë në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet më 12.06.2026, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për shqyrtimin dhe diskutimin e çështjeve në rend dite.

Mirë se vini!

NjoftimKomuna e Deçanit ju fton të merrni pjesë në Tryezën Shkencore me temën:“Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i folklo...
08/06/2026

Njoftim

Komuna e Deçanit ju fton të merrni pjesë në Tryezën Shkencore me temën:

“Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i folklorit burimor në ditët e sotme përmes festivaleve folklorike”, 09 Qershor 2026, ora 11:00.

Aktiviteti organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen.

Mirë se vini!

Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, sot u mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe v...
08/06/2026

Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, sot u mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Faik Dodës.

Në praninë e qytetarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe familjarëve, u vlerësua kontributi i tij i çmuar si luftëtar i lirisë, profesor dhe veprimtar i përkushtuar në shërbim të vendit.

Komuna e Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Doda, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Komandant Faik Dodën.

08/06/2026
Njoftim PublikKomuna e Deçanit njofton qytetarët se është hapur për konsultim publik Draft Vlerësimi Strategjik Mjedisor...
08/06/2026

Njoftim Publik

Komuna e Deçanit njofton qytetarët se është hapur për konsultim publik Draft Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale Komunale të Deçanit 2026–2034.

Debati publik do të mbahet më 22.06.2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara të marrin pjesë dhe të japin komentet e sugjerimet e tyre.

Mirë se vini!

https://decan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/VSM-Decani-2.pdf

https://decan.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/Formulari-per-dorezimin-e-kerkeses-VSM-HZK.docx

NJOFTIMMe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët, ish-nxënësit dhe qytetarët se mbledhja komemorative n...
08/06/2026

NJOFTIM

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët, ish-nxënësit dhe qytetarët se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së arsimtarit të nderuar Ukë Kasumaj, do të mbahet sot, në ora 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.

Arsimtari Ukë Kasumaj i kushtoi jetën edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë, duke shërbyer me përkushtim në Shkollën e Drenocit. Kontributi i tij në arsim dhe në formimin e shumë gjeneratave do të mbetet gjithmonë i çmuar dhe i paharruar.

Ftohen familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për arsimtarin Ukë Kasumaj.

NJOFTIMNjoftohen qytetarët se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Komandant Faik Dodës do të mbahet s...
08/06/2026

NJOFTIM

Njoftohen qytetarët se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Komandant Faik Dodës do të mbahet sot, në ora 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.

Ftohen të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët, kolegët dhe miqtë që të marrin pjesë për t’i dhënë nderimet e fundit dhe për ta kujtuar me respekt e mirënjohje veprën dhe kontributin e tij.

Po ashtu ju njoftojmë se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 16:00, pranë Kompleksit të Dëshmorëve në Baballoq.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Faik Dodën.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Faik Dodës, ish-komandant i UÇK-së, profesor, koleg i çmuar d...
07/06/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Faik Dodës, ish-komandant i UÇK-së, profesor, koleg i çmuar dhe shërbyes i përkushtuar i institucioneve tona komunale.

Faik Doda i shërbeu me përkushtim vendit në kohët më të vështira, ndërsa edhe pas luftës vazhdoi të japë kontribut të vyer në arsim dhe në jetën institucionale të komunës sonë.

Komuna e Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Doda, kolegëve, bashkëpunëtorëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Faik Dodën!

Sot, në prani të kryetarit të Komunës, z.Bashkim Ramosaj, u përmbyll me sukses një projekt i rëndësishëm për mbështetjen...
05/06/2026

Sot, në prani të kryetarit të Komunës, z.Bashkim Ramosaj, u përmbyll me sukses një projekt i rëndësishëm për mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave bletare në komunën tonë.

Ky projekt, i iniciuar nga drejtori i ndjerë i Bujqësisë, Rifat Stojkaj, u realizua në bashkëpunim me organizatën Mëshqerra, të udhëhequr nga Florentina Kida-Gerguri, si dhe me Shoqatën e Bletarëve Aldi.

Falë kësaj nisme, 31 gra bletare përfituan pajisje dhe mbështetje për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, duke krijuar mundësi më të mira për avancimin e bletarisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të familjeve të tyre.

Me këtë rast, kryetari Ramosaj, theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në bujqësi dhe bletari, duke vlerësuar punën e tyre si një faktor të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal.

Ky projekt mbetet gjithashtu një dëshmi e përkushtimit dhe vizionit që la pas drejtori i ndjerë Rifat Stojkaj, kontributi i të cilit do të kujtohet gjithmonë nga fermerët dhe qytetarët e komunës sonë.

Address

Sheshi "Mentor Tolaj"
Deçan
51000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383390361030

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Deçanit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share