07/09/2026
Njoftim mortor
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë kolegu ynë, Afrim Mehmetaj, nga fshati Gllogjan.
Homazhet do të mbahen sot, ditën e hënë, më 7 shtator, nga ora 15:00–16:00, pranë arkivolit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, ndërsa ceremonia e varrimit fillon në ora 16:00.
Puna, përkushtimi dhe kontributi i tij në detyrë do të mbeten gjithmonë të vlerësuara dhe të paharruara.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
U prehtë në paqe.
N.P.L “Higjiena” sh.a