04/10/2025
Mes problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët e Deçanit, është edhe një problem me shumë rrezikshmëri për jetën e tyre: bllokimi i trotuareve nga veturat për shkak të mungesës së parkingjeve, gjë që këmbësorët, nxënësit, nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos personat me nevoja të veçanta çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre.
Çdo ecje në këto trotuare është betejë për të gjetur hapësirë lëvizëse mes makinave të parkuara dhe rrugës me trafik.
Për më tepër, personat me nevoja të veçanta në lëvizje e kanë të pamundur që të frekuentojnë qytetin, sepse jo vetëm trotuaret ua pamundësojnë lëvizjen, por edhe shumica e vendkalimeve janë të ndërtuara me pengesa.
Në këtë mënyrë qyteti është bërë i paarritshëm për ta, duke i privuar nga jeta publike qoftë edhe për të shëtitur, dhe kjo është arsyeja pse në qytetin e Deçanit e ke të pamundur të shohësh ndonjëherë qoftë edhe një qytetar të vetëm me karrocë lëvizëse!
Ndërsa, shqetësimet dhe pyetjet tona si Guxo, drejtuar Kryetarit Ramosaj mbi këtë problem, kanë marrë këtë përgjigje: “Nuk mund t’i ndaloj veturat në trotuare, sepse humbi vota.”
Kjo përgjigje është dëshmia më e qartë se interesat politike të Kryetarit Ramosaj janë vendosur mbi interesin për të pasur siguri dhe mirëqenie për qytetarët e kësaj komune.
Dhe faji nuk është i qytetarëve që parkojnë në trotuare – faji është i Komunës që nuk ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme përmes parkingjeve.
Prandaj, jo si politikane, por si qytetare e shqetësuar dhe e përkushtuar ndaj të mirës publike, dhe ne si Guxo jo vetëm që do ta ngremë zërin për këtë problem që po kërcënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së këmbësorëve, por do ta shtyjmë me ngulm përpara zgjidhjen e tij. Ne nuk mund të pranojmë që siguria e qytetarëve tanë të vihet në rrezik për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe lëvizja e tyre si e drejtë themelore të cenohet.
Investimi në parkingje publike, që mundëson lirimin e trotuareve dhe adaptimi i vendkalimeve për të gjithë, do të jetë prioritet i yni si Guxo, sepse trotuaret dhe vendkalimet u takojnë këmbësorëve!
118 ✅️
Rabije Nezir Haklaj ✅️
Leonora Demhasaj -Dervishaj 2 ✅️
Dr. Shaqir Shala 3 ✅️
Prof. Mustaf Krasniqi 4 ✅️