Book Store Albania

Book Store Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Book Store Albania, Library, Los Angeles, CA.

Përshkrim i shkurtërMe historinë e një dashurie të madhe, të luftës, të revolucionit, të mallit dhe të brengave, romani ...
08/18/2017

Përshkrim i shkurtër
Me historinë e një dashurie të madhe, të luftës, të revolucionit, të mallit dhe të brengave, romani "Kurt Sejit dhe Sura" është një roman i jashtëzakonshëm, që u jep lexuesve nga fillimi në fund shije, kureshtje dhe emocion të veçantë.
Cmimi 1200 leke.
Ju vjen ne shtepi me transportin falas.
Kontaktoni ne direct ose 0697981849

“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbu...
08/18/2017

“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- Këtë leksion na jep Mitsi Valaka në romanin që po ndajmë me ju.
Per vetem 850 leke jua sjellim kudo ndodheni. Telefononi tani ne nr 0697981849 ose na shkruani ne inbox.
Transporti FALAS ne te gjithe Shqiperise

Përshkrim i shkurtërProza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman ...
08/18/2017

Përshkrim i shkurtër
Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.
Cmimi 1000 leke
Ju vjen ne shtepi me transportin falas.
Kontaktoni ne direct ose ne 0697981849

Përshkrim i shkurtërKy libër është kryevepra e mijëvjeçarit, e cila sjell një udhëtim të botës së brendshme dhe përjetim...
08/18/2017

Përshkrim i shkurtër
Ky libër është kryevepra e mijëvjeçarit, e cila sjell një udhëtim të botës së brendshme dhe përjetimeve njerëzore, duke u shndërruar në një gurë kyçi të qytetërimit perëndimor për zbulimin e misterit të identitetit të tij.
Cmimi 2000 leke
Ju vjen ne shtepi me transportin falas.
Kontaktoni ne direct ose ne 0697981849.

Përshkrim i shkurtërSikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të...
08/18/2017

Përshkrim i shkurtër
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mish*t, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Kësaj radhe, kryevepra e Marquez na vjen në shqip përmes rishikimit dhe plotësimit ë gjuhën tone që i ka bërë përkthyesja Mira Meksi.
Cmimi 1500 leke
Ju vjen ne shtepi me transportin falas.
Komtaktoni ne direct ose ne nr.0697981849

Njoftim!!!! "Instituti Da Vinci" fillon regjistrimet e kurseve pregatitore per sezonin e majit per te gjitha lendet e UP...
05/03/2017

Njoftim!!!! "Instituti Da Vinci" fillon regjistrimet e kurseve pregatitore per sezonin e majit per te gjitha lendet e UPT.
✅Mekanike 1/2
🔵Teori Strukturash
✅Fizike 1/2
🔵Analize Matematike 1 / 2 /3 /4
✅Gjeometri Deskriptive
🔵Algjeber gjeometri
✅Kimi e pergjithshme
🔵3Ds Max
✅Auto Cad
🔵Rezistence
✅Shkence konstruksioni 1/2
🔵Beton Arme 1/2
✅Meralik
🔵Hidraulik
✅Dhera 🔵Themele ✅Topografi
🔵Teori sinjali
✅Probabilitet & Statistike
🔵Elektroteknik 1 / 2 /3
✅Bazat e Elektronikes
🔵Java , Algoritmik, Web, Rrjeta
✅Rendera
🔵Studio 1/2/3/4
✅Makete
etj
Adresa : Tek rruga e kavajes prapa poliklinikes nr 9.
Per me shume info ☎️0698398955

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuaj...
03/26/2017

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, nëse çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë? Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit. Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet edhe për vuajtjet. Përçmimi për perënditë, urrejtja për vdekjen dhe pasioni për jetën, bënë që të vuante dënim të paparë. Ky është çmimi që duhet paguar për pasionet e kësaj bote.
Cmimi 800 leke. Per porosi na kontaktoni ne inbox ose ne 0698398955

Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e par...
03/26/2017

Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje.
Cmimi 500 leke. Per porosi na kontaktoni ne inbox ose ne 0698398955

Mikael Blomkvisti rikthehet fitimtar në drejtimin e “Millennium”-it, i gatshëm të nxjerrë një numër special për një traf...
03/26/2017

Mikael Blomkvisti rikthehet fitimtar në drejtimin e “Millennium”-it, i gatshëm të nxjerrë një numër special për një trafik prostitucioni nga vendet e Lindjes. Lisbeth Salanderi, gjeni kompjuterësh dhe grua me bindje krejt të pavarura, nuk harron dhe nuk fal. Çështja paraqitet tepër e mprehtë dhe shpërthyese: denoncimi përfshin një sistem të tërë dhune dhe nuk kursen policë, gjykatës dhe politikanë, deri dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete. Por, pak kohë para se revista të shkojë në shtyp, një vrasje e trefishtë bllokon publikimin e saj dhe shpërthen një gjueti e vërtetë shtrigash: vëmendja e policisë dhe e mediave kombëtare përqendrohet te Lisbetha, tashmë e dyshuara kryesore. Blomkvisti hap një hetim për të sqaruar përgjegjësinë e Lisbethit, “gruas që urrente burrat që urrenin gratë”. Është ajo protagonistja e këtij romani të dytë të trilogjisë “Millennium”, një libër drithërues, që bashkë me intrigën djallëzore, ndërthur një përshkrim therës të shoqërisë moderne, me kontradiktat dhe devijimet, duke na dhuruar përmes Lisbeth Salanderit një personazh femëror unik, mallëngjyes dhe të paharrueshëm.
Cmimi 1200 leke.Per porosi na kontaktoni ne inbox ose ne 0698398955

Përshkrim i shkurtërDrama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i ...
03/26/2017

Përshkrim i shkurtërDrama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t'u tregonte njerëzve se ai do t'i çlironte nga nënshtrimi ç'njerëzor.

Cmimi 800 leke. Per porosi na kontaktoni ne inbox ose ne 0698398955

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, ku...
03/02/2017

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet.

Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë?
Ky libër është në listën e leximeve të presidentit amerikan, Barack Obama. Pse të mos e lexosh edhe ti librin që ka misterin e një personi që udhëton çdo ditë në të njëjtin tren. Porosite tani per vetem 1000 leke ne nr e telefonit 0698398955 ose na shkruani ne inbox.
Transporti eshte FALAS ne te gjithe Shqiperine.

Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me ...
03/02/2017

Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.

Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm.

Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai.

Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese...
Cmimi 900 leke. Ju vjen ne shtepi me transportin falas.
Na kontaktoni ne 0698398955 ose inbox per porosite.

Address

Los Angeles, CA

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Book Store Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category