Anektoda Fjale te urta Diskutime

Anektoda  Fjale te urta Diskutime Ketu shkruhet Shqip. Qellimi eshte ta shkruajme gjuhen e bukur SHQIPE. Gjuha i bashkon njerezit. Shqiperi o Nena ime ndonese jam i merguar❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Edhe ne mergim sa degjojme gjuhen tone themi” Tungjatjeta” a ka fjale me te bukur se kjo.

Ky është investitori libanez që u rrah barbarisht në Lalëz dhe më pas zgjodhi të largohej. Sot ai investon miliarda euro...
06/05/2026

Ky është investitori libanez që u rrah barbarisht në Lalëz dhe më pas zgjodhi të largohej. Sot ai investon miliarda euro në Mal të Zi, duke krijuar zhvillim, vende pune dhe mirëqenie për qytetarët e atij vendi.
Miliarda euro i larguam por Gjirin e Lalzit nuk e shpëtuam. Politikanët dhe bandat shqiptare e kanë shqyer coptuar dhe betonuar pa kriter.
Sot askush nuk kujtohet për pishat dhe pyjet e prera në Gjirin e Lalzit por as për mega projektin gjigand.
Nga Saranda deri në Velipojë nuk kemi lejuar asnjë investitor të huaj. Të gjithë i kemi larguar.

06/04/2026

MIRËMËNGJES 🦩

dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot - siç do ta shihni vetë - tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë 🙏

“Pershendetje Kryeminister! Jam Vlonjat dhe pro investimit ne Zvernec. Mos ndalo. Po te nis nje video dhe te lutem postohe. Behet fjale fiks per zonen ku njerez te papergjegjshem qe dhe ndoshta jan ngritur ne protest e kan katandisur zonen e mbrojtur si mos me keq. Kurse ata qe erdhen per sherr dihet qe e kane me ty jo me natyren se po ta kishin per natyren duhet te shanin pse esht ber hale jo pse do te hedhesh 4 miliarde qe sjan hedhur tere historin ne anet tona. Shihe videon dhe nese do mund te te nis dhe video te tjera te zonave ku mbrohen me ligj po nuk mbrohen dot nga njerezit e liq pa tru qe s a me shum plehra hedhin poshte aq me teper cirren me zerin lart. Te falenderoj nese e mer ne konsiderat kete video dhe tregoja Shqiperis se duan te sabotojne zhvillimin qe e sheron kete zone. Beje kete zhvillim e vlonjatet do te te bekojn ne breza. Keta jo nuk e duan Shqiperin aq sa thone po e duan edhe pa te huaj qe ta kthejne si Vlora para se ta merrje ti ne dor. Po te nis videon”

06/03/2026

Vizioni Kushner dhe Ivanka . Shqiperia eshte me fat te madh per kete investim. Lerini protestat e punoni . Faleminderit ❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Dr. Zana Nikolla: Rritja e kancerit kolorektal tek moshat e reja, shkaqet, rreziku dhe ndërgjegjësimiIntervistoi: Sokol ...
05/28/2026

Dr. Zana Nikolla: Rritja e kancerit kolorektal tek moshat e reja, shkaqet, rreziku dhe ndërgjegjësimi

Intervistoi: Sokol Paja

1. Dr. Nikolla, cilat janë problemet më të shpeshta që hasen sot në praktikën klinike të gastrohepatologjisë në SHBA?

Sot në praktikën klinike në SHBA po shohim një rritje të konsiderueshme të sëmundjeve të aparatit tretës dhe të mëlçisë, sidomos të lidhura me stilin modern të jetesës. Problemet më të shpeshta përfshijnë refluksin gastroezofageal, sindromën e zorrës së irrituar, sëmundjet inflamatore të zorrëve, konstipacionin kronik, obezitetin dhe sidomos sëmundjen e dhjamosjes së mëlçisë. Gjithashtu, po shohim një rritje shqetësuese të kancerit kolorektal tek moshat më të reja, gjë që ka ndryshuar edhe mënyrën si ne i qasemi depistimit të hershëm dhe parandalimit.


2. Si ka ndryshuar profili i pacientëve me sëmundje të mëlçisë dhe aparatit tretës gjatë viteve të fundit? Çfarë tendencash vërehen?

Profili i pacientëve ka ndryshuar ndjeshëm. Dikur shumë sëmundje të mëlçisë lidheshin kryesisht me hepatitet virale ose konsumimin e alkoolit, ndërsa sot po dominojnë sëmundjet metabolike, të lidhura me obezitetin, diabetin dhe stilin sedentare të jetesës. Gjithashtu, po diagnostikojmë gjithnjë e më shumë pacientë në mosha të reja me probleme gastrointestinale kronike dhe me kancer kolorektal.

Rritja e kancerit kolorektal tek moshat e reja lidhet gjithnjë e më shumë me ushqimet ultra të përpunuara, obezitetin, diabetin dhe konsumimin e lartë të pijeve të sheqerosura. Për këtë arsye, vizitat tek gastroenterologu sot nuk fokusohen vetëm tek trajtimi i sëmundjes, por gjithnjë e më shumë tek mënyra e jetesës, ushqyerja dhe parandalimi. Dietologët dhe specialistët e ushqyerjes janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e trajtimit multidisiplinar të pacientëve tanë.

Një tjetër tendencë është rritja e ndërgjegjësimit të pacientëve për depistimin e hershëm dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë, megjithëse ende kemi shumë punë për të bërë në edukimin publik.

3. Jeta sedentare dhe kequshqyerja, çfarë ndikimi kanë në përhapjen e sëmundjeve gastrohepatologjike?

Ndikimi është shumë i madh. Jeta sedentare, ushqimet ultra të përpunuara, konsumi i lartë i sheqerit dhe yndyrnave të dëmshme kanë kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e obezitetit dhe sëmundjeve metabolike. Kjo ka sjellë një shpërthim të rasteve me dhjamosje të mëlçisë, refluks, diabet dhe probleme të traktit tretës. Aparati tretës dhe mëlçia janë shumë të ndjeshme ndaj mënyrës së jetesës. Prandaj, parandalimi përmes ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe edukimit të popullatës është po aq i rëndësishëm sa trajtimi mjekësor.


4. Roli dhe misioni i shoqatës suaj të gastrohepatologëve në New York në ndërgjegjësimin e problematikave shëndetësore dhe aktivitetet sociale e komunitare.

Albanian American Gastrointestinal Association është krijuar me misionin për të avancuar shëndetin gastrointestinal përmes edukimit, bashkëpunimit profesional dhe ndërgjegjësimit publik. Për ne është shumë e rëndësishme të ndërtojmë ura bashkëpunimi mes mjekëve shqiptarë në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare.

Shoqata jonë organizon aktivitete edukuese për komunitetin, fushata ndërgjegjësimi për parandalimin dhe depistimin e hershëm të kancerit kolorektal, seminare profesionale dhe aktivitete sociale që promovojnë shëndetin dhe solidaritetin në komunitet. Ne besojmë se mjekësia nuk kufizohet vetëm brenda klinikës, por ka edhe një rol të rëndësishëm human dhe edukues në shoqëri.

5. Cilat janë objektivat kryesore të Shoqatës suaj të gastrohepatologëve mbi edukimin profesional dhe kërkimin shkencor?

Një nga objektivat tona kryesore është krijimi i një rrjeti të fortë profesional mes gastrohepatologëve shqiptarë kudo që ndodhen. Synojmë të promovojmë edukimin e vazhdueshëm profesional, shkëmbimin e eksperiencave klinike dhe përfshirjen e mjekëve të rinj në kërkimin shkencor.

Gjithashtu, jemi shumë të fokusuar në projekte kërkimore që lidhen me sëmundjet gastrointestinale dhe kancerin kolorektal në popullatën shqiptare. Aktualisht, po përpiqemi të ndërtojmë një studim epidemiologjik për kancerin kolorektal në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim mbledhjen e të dhënave më të sakta mbi incidencën, depistimin e hershëm dhe faktorët e rrezikut në popullatë. Besojmë se këto të dhëna janë shumë të rëndësishme për të ndërtuar strategji më efektive parandaluese dhe përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve në të ardhmen.

6. Cilat janë sfidat më të mëdha që përballet Shoqata juaj e gastrohepatologëve në organizimin e aktiviteteve dhe zgjerimin e ndikimit të saj në komunitetin shqiptar dhe më gjerë?

Sfida kryesore është koordinimi i një rrjeti profesionistësh që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, me sisteme të ndryshme shëndetësore dhe angazhime shumë intensive profesionale. Gjithashtu, organizimi i aktiviteteve kërkon mbështetje logjistike, financiare dhe bashkëpunim institucional.

Megjithatë, motivimi ynë mbetet shumë i madh sepse shohim një dëshirë të fortë nga komuniteti për edukim dhe bashkëpunim. Besoj se kur ekziston një mision i përbashkët dhe dëshira për të kontribuar për komunitetin, sfidat bëhen më të përballueshme.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Gazeta Dielli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë aktiviteteve tona dhe komunitetit shqiptar në diasporë. Gazeta “Dielli” ka qenë gjithmonë një promovuese e rëndësishme e intelektualëve dhe profesionistëve shqiptarë në diasporë dhe një zë shumë i vlefshëm për komunitetin tonë.

7. Cilat do të jenë bashkëpunimet dhe aktivitetet tuaja si shoqatë në Kosovë dhe Shqipëri?

Ne synojmë të zgjerojmë bashkëpunimet tona akademike dhe komunitare në Shqipëri dhe Kosovë përmes konferencave, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe projekteve kërkimore. Një fokus shumë i rëndësishëm për ne është ndërgjegjësimi për parandalimin dhe depistimin e hershëm të kancerit kolorektal dhe sëmundjeve të mëlçisë.

Deri tani kemi pasur mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, gjë që e vlerësojmë shumë. Ministrja Evis Sala, zëvendësministrja Eugena Tomini, së bashku me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik Dorina Toci, kanë treguar gatishmëri dhe hapje për bashkëpunim, duke e parë mendimin dhe kontributin e diasporës si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e iniciativave parandaluese dhe edukative.

Gjithashtu, dëshirojmë të krijojmë partneritete me universitete, institucione shëndetësore dhe organizata lokale për të promovuar edukimin profesional dhe shkëmbimin e eksperiencës mes mjekëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Besojmë se bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor për avancimin e kujdesit shëndetësor në komunitetin tonë

Zana Nikolla, MD
Gastroenterology
Premier Medical Group of Hudson Valley
Subspecialty Education Coordinator
Internal Medicine Residency
Vassar Brothers Medical Center
Zucker School of Medicine at Hofstra/Northwell
Northwell Health
Office: 8454719410
Email: [email protected]

KI KUJDES ME FJAL KUR FLETDo shkruaj do rreshta me disa fjalë,se nga shpirti jan tu m'dal.Ki kujdes me fjalë kur flet se...
05/05/2026

KI KUJDES ME FJAL KUR FLET

Do shkruaj do rreshta me disa fjalë,se nga shpirti jan tu m'dal.
Ki kujdes me fjalë kur flet se nuk e din ka je ka vret...
Gjuha asht tulit e kthen si t'duesh po fjalt e thëna
S'mund ti luesh.

Kur ta thuash fjalen tamam ,siguroju mos t'vrash askanë.
Mos fol përçart për pa i njoft se ka me t'vra helmi i jotë.
Jam rrit pran gjyshes e kam ndëgjua, gjithmon fjalt duhen kontrodhua...

Kur se njeh tjetrin ,sdin çfar ka,ndofta ka hadhe t'mëdha...
Aq shumë hadhe ka në jet,xhaketa e tij ty ,drua se t'vret...
Supet tua s'janë t'mësueme me majt hadhe të teprueme...

As këmbet tua s'kanë me mujt,me mbath këpucën e tjetër'kujt.
Prandaj ma mirë kini kontrodh.
mos gaboni ju tu fol.
Ndofta ju jeni rrit me të mira e nuk e dini ça kalon njerzia...

Ndaj kerkoj nga ju kujdes,njerëzisht pa interes.
Lërini njerzit ta jetojnë jeten ...
Se shpesh nga fati i keq... kerkojn dhe vdekjen.
Mos i lodhni ma shumë me fjal se boll prej fatit janë të vrarë...

✍️✍️✍️✍️Drita Dekaj
Te lumte Dora e mendja.
Lexo Shpernda.
Shkruajme shqiperishten tone,
Se jemi Shqipetar.
🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️

Kushtuar gjysh*t tim deshmor Perikli Papingji.(Mauthausen 1944)Nuk e njoha gjyshin tim.Kur linda une,Ai kish vdekurNe in...
05/05/2026

Kushtuar gjysh*t tim deshmor Perikli Papingji.
(Mauthausen 1944)

Nuk e njoha gjyshin tim.
Kur linda une,
Ai kish vdekur
Ne internim.

Ne kamp nazist
Te perqendrimit.
Dicka kish thene
Me ze te mekur
Para toges
Se pushkatimit.

Por s'qene degjuar qarte
Ato fjale...
Qe i shqiptoi
Ne ate cast tmerri
Kur realiteti ishte
Me i zi se ferri...

Ndoshta la nje amanet?
A ndoshta, thjesht,
Mallkoi fatin e vet!
Po nejse,
Sido qe te jete,
Ai ka lene pak histori,
Nje angazhim, nje profeci,
Nje statistike
Per boten mbare:
Antifashist,
Deshmor SHQIPTAR.

vrgj.
Shkruar nga Virgjil Kule
Lexo Shpernda
Shkruajme e Flasim Shqip,
Se jemi Shqipetare.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Nje profesor me gjithe kuptimin e fjales. Ngushellime per kete humbje Familjes te afermve shokeve e miqve. U prefte ne p...
05/05/2026

Nje profesor me gjithe kuptimin e fjales. Ngushellime per kete humbje Familjes te afermve shokeve e miqve. U prefte ne paqe🙏🙏🙏🙏

Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi🖤 Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.

U prehsh në paqe Profesor Serveti!

Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh 😭

05/01/2026

Fjala me e bukur shqip MIREMENGJESI. Ta fillosh diten duke uruar rrethojne 10 persona me kete fjale magjike. Gezuar dhe Kalofshi nje muaj te mbare.
🎈🎈🎈🎈❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

In medias res: "...më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët."Tha Faik Bey Konitza, idhnaku briliant tu...
04/29/2026

In medias res: "...më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët."

Tha Faik Bey Konitza, idhnaku briliant tue u munu me jau angllatisë shqyptarëve idenë e lirisë..

“...Ç’është liria? - Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t'u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu:

1) të besojë ç’i do zëmbëra;
2) të thotë ç’i do zëmbëra;
3) të shkrojë ç’i do zëmbëra;
4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.(...)"

“Albania”, 1897. Faik Konica Vepra 3. Botimet Dudaj.
Lexo,Komento,Shpernda.
Dhe me kete motiv ju uroj nje Dite te qete.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

U ktheva te nëna ime vetëm për të firmosur dy letra, por në kuzhinë gjeta diçka që më copëtoi.Kisha marrë vetëm dy orë k...
04/29/2026

U ktheva te nëna ime vetëm për të firmosur dy letra, por në kuzhinë gjeta diçka që më copëtoi.
Kisha marrë vetëm dy orë kohë.
Asgjë më shumë.
Nëna ime jetonte ende në apartamentin e saj të vogël në periferi të Parmës. Kati i dytë, shkallë të ngushta, një heshtje në korridor, një bimë e tharë pranë derës që ajo vazhdonte ta ujiste.
Kur më hapi, buzëqeshi sikur kisha ardhur nga shumë larg.
“Luka, hyr. Të bëj një kafe?”
Ia dhashë një puthje në faqe.
Pastaj pashë orën.
Sot më vjen turp më shumë nga ai vështrim sesa nga shumë fjalë që nuk i thashë.
Nëna ime quhej Teresa.
Ishte shtatëdhjetë e katër vjeçe.
Thoshte gjithmonë që ishte mirë, por ishte bërë më e vogël. Jo më e dobët, vetëm më e heshtur. Si disa gjëra të shtëpisë që rrinë aty derisa një ditë kupton që janë të vjetra.
Mbante një pulovër blu, atë me butona të ndryshëm sepse njëri kishte humbur.
Në tavolinën e kuzhinës kishte përgatitur tashmë letrat.
Ishin dokumentet për zhvendosjen e saj në një apartament më të rehatshëm, në kat përdhes, pranë qendrës.
Kishte vendosur shënime me ngjyra në vendet ku duhej të firmosja.
Gjithçka e rregullt.
Gjithçka gati.
Si gjithmonë.
“Ulu pak,” tha.
“Nuk mund të rri gjatë, mami. Kam trenin në pesë.”
Ajo pohoi me kokë.
Nuk u duk e ofenduar.
Më keq.
U duk e mësuar.
Firmosa shpejt.
Pastaj u ngrita të kërkoja shirit ngjitës. Duhej të mbyllnim disa kuti.
Kuzhina ishte njësoj si kur isha fëmijë.
Pllakat e bardha.
Moka mbi sobë.
Kalendari në mur pranë frigoriferit.
Tavolina e vjetër me një gërvishtje në mes, bërë nga unë me një makinë lodër kur isha gjashtë vjeç.
Hapa sirtarin poshtë.
Nuk gjeta shiritin.
Gjeta një kuti të rrumbullakët prej teneqeje.
Ajo e biskotave.
E njëjta që për Krishtlindje ishte gjithmonë plot, dhe gjatë vitit mbante butona, elastikë dhe fotografi të vjetra.
E hapa.
Brenda nuk kishte butona.
Ishte një fletore e vogël e gjelbër.
Në faqen e parë, me shkrimin e rregullt të nënës sime, shkruhej:
“Gjërat që do të doja të bëja me Lukan, nëse një ditë do të kishte vërtet kohë për mua.”
U ngriva.
Nëna ime ishte te lavamani. Po shpëlante një filxhan ngadalë, sikur nuk po ndodhte asgjë.
Unë hapa faqen tjetër.
Nuk duhej ta bëja.
Por diçka brenda meje e kishte kuptuar tashmë.
Nuk kishte dëshira të mëdha.
As udhëtime të largëta.
As dhurata të shtrenjta.
As akuza.
Vetëm fjali të vogla.
Të ec me Lukan deri te sheshi i vjetër.
Të pi një kafe me të pa parë telefonin.
T’i gatuaj edhe një herë makarona me patate si kur ishte fëmijë.
Të bëjmë një foto bashkë pa festa apo ditëlindje.
Ta pyes nëse është vërtet i lumtur.
Ta dëgjoj duke qeshur në këtë kuzhinë.
Më u shtrëngua fyti.
Pranë disa rreshtave kishte data.
Dhe poshtë, shkrime shumë të vogla.
“Nuk ia kërkova. Ishte i lodhur.”
“Nuk ia kërkova. Duhej të kthehej në Milano.”
“Nuk ia kërkova. Kishte xhaketën në dorë.”
E ngrita shikimin.
“Mami…”
Ajo u kthye. E pa fletoren.Për një sekondë dukej si një fëmijë i kapur duke bërë diçka gabim.
“Ah, ajo,” tha ngadalë. “Nuk është asgjë.”
“Asgjë.”
Ajo fjalë më dhembi më shumë se çdo qortim.U ula në tavolinë.
“Pse nuk ma the kurrë?”
Ajo fshiu duart me peshqir. U mendua gjatë. Sikur po zgjidhte fjalë që të mos rëndonin.
“Sepse ti ke jetën tënde, Luka.”
Shikoi nga dritarja.
“Puna. Trenat. Gjërat për të bërë. Nuk doja të bëhesha një angazhim tjetër në ditën tënde.”
Nuk fola.Sepse kishte të drejtë.
I telefonoja duke ecur. Kaloja tek ajo kur kisha “një orë”.
I çoja ushqime, ndërroja një llambë, rregulloja telefonin, kontrolloja nëse gjithçka ishte në rregull. Pastaj largohesha me nxitim.
Gjithmonë me të njëjtën fjali: "Herën tjetër!"
Telefoni im vibroi në tavolinë.
Nëna ime e pa para meje.
“Përgjigju, nëse është e rëndësishme.”
Aty e kuptova. Ajo nuk shpresonte më të rrija. Kishte mësuar të më linte të shkoja.
E mora telefonin. E vendosa në heshtje. Pastaj e ktheva me ekran poshtë.
Ajo më pa sikur të kisha bërë diçka të madhe.
Hapa fletoren.
“Me cilën fillojmë?”
Ajo u habit.
“Sot?”
“Po. Sot.”
“Por treni…”
“Niset edhe pa mua.”
Për një çast nuk foli.
Pastaj iu drodh pak buzëqeshja.
Nuk qau. Por në sytë e saj u kthye një dritë që nuk e kisha parë prej vitesh.
Lexova një rresht. “Makarona me patate!"
Ajo buzëqeshi lehtë.
“Mungojnë qepët.”
“Atëherë shkojmë t’i blejmë.”
“Tani?”
“Tani. Por ngadalë.”
Vuri pallton.
Në shkallë u mbështet në krahun tim.
Pak.
Shumë pak.
Por mjaftueshëm që të kuptoja se e kishte bërë shumë herë më parë, pa mundur.
Shkuam në dyqanin e vogël pranë qoshes.
Ajo ecte ngadalë.
Shumë ngadalë.
Dhe për herë të parë pas shumë vitesh, unë nuk nxitova. Përpara një dere u ndal.
“Këtu jetonte zonja që të jepte gjithmonë karamele.”
Unë nuk e mbaja mend. Ajo po.
Nëna ime mbante ende copëza të fëmijërisë sime që unë i kisha harruar.
Kur u kthyem në shtëpi, ajo preu qepët.
Unë qërova patatet keq, shumë të mëdha.
Ajo qeshi.
“E bëje kështu edhe kur ishe i vogël.”
U ulëm. Folëm vërtet.
Më tregoi për netët kur mendonte për mua dhe unë thjesht po kuptoja se sa shumë kisha humbur duke qëndruat "vetëm një orë"..... autor italian..
huazuar nga "motivim"
Lexo,Shpernda.
❤️🇦🇱❤️🇦🇱❤️🇦🇱

Address

Doylestown, PA

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Anektoda Fjale te urta Diskutime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Anektoda Fjale te urta Diskutime:

Share

Category