Aktuale

Aktuale Aktuale Vendi i shqiptarëve për të qeshur dhe për të ndarë momentet gazmore gjatë ditës.

06/01/2026
05/21/2026
05/17/2026

Dy shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe si pjesë e një rrjeti të sofistikuar të trafikut të kokainës përmes Aeroportit të Mançesterit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Elton Hallaçi, 32 vjeç, dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, ishin pjesë e një grupi kriminal që sillte sasi të mëdha kokaine nga Meksika drejt Britanisë dhe më pas e shpërndante në rrjetet kriminale në vend.

Gjykata dënoi Hallaçin me 21 vite e 7 muaj burg, ndërsa Iseberi mori 18 vite burg.

Hetimet zbuluan se grupi kishte marrë rreth 100 kilogramë kokainë nga një ngarkesë që mbërriti në Mançester në maj 2024, ndërsa pak javë më vonë autoritetet zbuluan edhe 300 kilogramë të tjera drogë me vlerë rreth 24 milionë paund.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti një automjet me hapësirë të fshehtë për transport droge, si dhe shënime të detajuara në gjuhën shqipe lidhur me importet e narkotikëve.

Pamjet e kamerave të sigurisë dokumentuan lëvizjet e grupit në aeroport, ndërsa gjatë arrestimit Artur Iseberi tentoi të arratisej duke dalë në çatinë e banesës së tij.

05/14/2026

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 22-vjeçaren Blerina Maloku nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë, pas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ajo dyshohet për përfshirje, në bashkëkryerje, në veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të substancave narkotike dhe psikotrope.

Rasti po hetohet nga Departamenti për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë.

Address

220 E Oak Street
Deer Park, TX
77536

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aktuale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aktuale:

Share