Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul

Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll është themeluar me 15 Nëntor 2012. Atifete Jahjaga.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll është themeluar me 15 Nëntor 2012 sipas dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Mbështetur në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, Ligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike të Republikës së Kosovës, Konventat e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe Konsullore, dhe pashmangshëm legjislacionin e Republikës së Turq

isë, ky mision konsullor është funksionalizuar tërësisht në Mars të vitit 2013. Përveç përfaqësimit të interesave të Republikës së Kosovës në rrethin e saj të juridiksionit i cili nuk kufizohet vetëm në Stamboll, Konsullata e Përgjithshme e RKS si një ndër prioritetet e saj ka mbrojtjen e interesave të shtetasve të Kosovës në këtë rreth. Sipas legjislacionit në fuqi, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll është përgjegjëse për:
1. Pranimin e kërkesave për fitim të shtetësisë së Kosovë;
2. Pranimin e kërkesave për letërnjoftim, pasaportë, fletëudhëtim emergjent;
3. Pranimin e kërkesave për regjistrim të lindjeve, martesave, ose vdekjeve të ndodhura në Republikën e Turqisë;
4. Pranimin e kërkesave për vërtetime të ndryshme.
5. Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
6. Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Turqisë;
7. Ofrimin e ndihmës për rikthimin e trupit te pajetë të shtetasve të Kosovës që kanë ndërruar jetë në Turqi dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre. Bazuar shumë në pozitën gjeografike të Komunës Metropolitane të Stambollit, dhe faktit se shumica e udhëtimeve ajrore për në Republikën e Kosovës tranzitojnë nga ky qytet, ky mision konsullor është përcaktuar nga MInistria e Punëve të Jashtme të Kosovës, si pika më e përshtatshme për të instaluar dhe testuar me aplikime reale sistemin e Vizave të Republikës së Kosovës. Aktualisht, Konsullata e Pergjithshme është përgjegjëse për pranimin, përpunimin dhe lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit ndaj të cilëve regjimi i vizave hyrëse për në Republikën e Kosovës është i aplikueshëm.

26/05/2026

Njoftim

Bazuar në kalendarin e Festave Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë me rastin e festës së Kurban Bajramit, nuk do të punohet me datat:

27.05.2026
28.05.2026
29.05.2026

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll ju uron të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit!

Duyuru

Kurban Bayramı nedeni ile:

27.05.2026
28.05.2026
29.05.2026
tarihlerinde Konsolosluğumuz hizmete kapalıdır.

Tüm İslam Aleminin Kurban Bayramı Kutlu Olsun!

Rastet emergjente mund të drejtohen në çdo kohë në numrin e telefonit/ Emergeny cases can be directed to the telephone number at any time/
Acil durumları bu telefon numarada yönlendirebilirsiniz

+905311056391

24/05/2026

📢 Njoftim për të gjithë votuesit në Turqi

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se për procesin e votimit përmes postës, fletëvotimet dhe dokumentacioni përkatës mund të dërgohen në adresën e mëposhtme postare:

KQZ – Zgjedhjet
Posta kutusu No. 2
34360 Şişli / Istanbul

📌 Zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare të vendit përkatës me se largu deri më 6 qershor 2026

Ju lutemi që dërgesat të bëhen brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që vota juaj të pranohet dhe të numërohet me kohë.

Pjesëmarrja juaj në votime është e rëndësishme!



📢 Türkiye’deki tüm seçmenlere duyuru

Değerli vatandaşlarımız,

Posta yoluyla oy kullanma süreci kapsamında, oy pusulaları ve ilgili belgeler aşağıdaki posta adresine gönderilebilir:

KQZ – Zgjedhjet
Posta kutusu No. 2
34360 Şişli / İstanbul

📌 Zarfın, ilgili ülkenin posta kutusuna en geç 6 Haziran 2026 tarihine kadar ulaşması gerekmektedir.

Gönderilerin belirtilen süre içerisinde yapılması önemle rica olunur; böylece oyunuz zamanında teslim alınarak sayım sürecine dahil edilecektir.

Seçimlere katılımınız büyük önem taşımaktadır!

24/05/2026
Me datë 21.05.2026, Konsullja e Përgjithshme znj. Suzan Novoberdaliu mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Konsulla...
22/05/2026

Me datë 21.05.2026, Konsullja e Përgjithshme znj. Suzan Novoberdaliu mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll dhe Qendra Kulturore e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Platformën për Zhvillim Biznesor “Prestige”.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan potencialet në fushën e turizmit, ekonomisë, kulturës dhe gastronomisë, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Po ashtu, u theksua afërsia dhe ngjashmëria e kulturave tona si një bazë e fortë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

22/05/2026
Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, znj. Suzan Novobérdaliu, vizitoi fabrikën “Kale”, në pronë...
18/05/2026

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, znj. Suzan Novobérdaliu, vizitoi fabrikën “Kale”, në pronësi të afaristit me prejardhje nga Kosova, z. Bekir Bikliç, e cila merret me prodhimin e pirunëve, lugëve dhe thikave.
Gjatë vizitës, u diskutua për kapacitetet prodhuese dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik. Me këtë rast, z. Bikliç shprehu gatishmërinë dhe planet e tij për të investuar në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Stamboll, 18.05.2026.

Konsullja e Përgjithshme znj. Suzan Novobërdaliu mori pjesë në Takimin Konsullor të organizuar nga Ministria e Punëve të...
14/05/2026

Konsullja e Përgjithshme znj. Suzan Novobërdaliu mori pjesë në Takimin Konsullor të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Zyra Përfaqësuese e Stambollit.

Takimi u hap nga Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Ayşe Sözen Usluer, ndërsa gjatë sesioneve u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me shërbimet konsullore, procedurat e vizave, si dhe protokollin dhe procedurat diplomatike.

Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer.

Stamboll, 14.05.2026

13/05/2026

Address

Vali Konağı Caddesi No: 74 D 3 Nişantaşı
Istanbul
34365

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Consulate General of the Republic of Kosovo in Istanbul posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share