Embassy of Kosovo in Stockholm

Embassy of Kosovo in Stockholm page of the Embassy of the Republic of Kosovo in Sweden. Embassy is accredited also to Finland, Iceland, Lithuania, Latvia and Estonia

Rrjetit të Profesionistëve të Rinj të Ambasadës i është bashkuar edhe një anëtar i ri, Alban Zeneli.Albani ka përfunduar...
15/06/2026

Rrjetit të Profesionistëve të Rinj të Ambasadës i është bashkuar edhe një anëtar i ri, Alban Zeneli.

Albani ka përfunduar studimet Master në Menaxhim të Pasurive të Paluajtshme dhe Ndërtimit, në kuadër të programit të Inxhinierisë Civile në KTH Royal Institute of Technology, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Suedi.

Gjatë rrugëtimit të tij profesional, ai ka fituar përvojë në Sweco një nga kompanitë lider në Evropë në fushën e inxhinierisë, arkitekturës dhe konsulencës për zhvillim të qëndrueshëm, e cila kontribuon në projektimin e qyteteve dhe infrastrukturës së së ardhmes.

Aktualisht, Albani ushtron detyrën e Menaxherit të Projekteve në ATEK, ku angazhohet në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve, duke kontribuar me ekspertizën e tij në realizimin e suksesshëm të tyre.

Përvoja dhe njohuritë e tij do të jenë një vlerë e shtuar për komunitetin tonë të profesionistëve të rinj në Suedi.

Vizitë zyrtare në Estoni: Takime të nivelit të lartë në kuadër të Ditëve Informuese Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi  ...
13/06/2026

Vizitë zyrtare në Estoni: Takime të nivelit të lartë në kuadër të Ditëve Informuese

Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi mori pjesë në Ditët Informuese për Ambasadorët Jorezidentë, një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë për të njohur përfaqësuesit diplomatikë me zhvillimet dhe prioritetet aktuale të vendit.

Programi përfshiu takime dhe prezantime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jonatan Vseviov, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve estoneze dhe ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë vizitës, ambasadorët u pritën nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis, dhe zhvilluan një takim me Kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal, ku u diskutuan prioritetet strategjike të vendit, transformimi digjital, inteligjenca artificiale dhe inovacioni në arsim.

Ky aktivitet i përvitshëm shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit me shtetet partnere, duke krijuar mundësi për dialog të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim të pikëpamjeve mbi çështje me interes të përbashkët.

Photo credits: State Protocol Department 🇪🇪

12/06/2026
🇽🇰🤝🇫🇮
12/06/2026

🇽🇰🤝🇫🇮

🇸🇪 A jeni alumni i Suedisë në Kosovë?Nëse keni studiuar në Suedi ose keni marrë pjesë në programe arsimore, profesionale...
12/06/2026

🇸🇪 A jeni alumni i Suedisë në Kosovë?

Nëse keni studiuar në Suedi ose keni marrë pjesë në programe arsimore, profesionale apo shkëmbime të mbështetura nga Suedia, ju ftojmë të bashkoheni me Sweden Alumni Network Kosovo (SANK).

SANK sjell së bashku alumnit e Suedisë në Kosovë, duke krijuar mundësi për rrjetëzim, shkëmbim përvojash, bashkëpunim profesional dhe pjesëmarrje në aktivitete të organizuara nga komuniteti i alumnive dhe ambasada Suedeze ne Kosovë.

📌 Regjistrohuni këtu:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdt1Q2D3IDeOHGV228maneugDk-p4nb48s0oqy1dni0mejYVQ/viewform

📲 Follow Sweden Alumni Network Kosovo (SANK) për të qëndruar të informuar mbi aktivitetet dhe mundësitë e ardhshme:
https://www.facebook.com/share/1CaV8VkmXg/?mibextid=wwXIfr

Mirë se vini në rrjetin e alumnive të Suedisë në Kosovë!

Join the network by filling out the form. The information is for internal use only, so we can reach you for other opportunities given by Sweden.

Getoar Luta, i lindur dhe i rritur në Suedi me prejardhje nga Kosova, ka përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme a...
12/06/2026

Getoar Luta, i lindur dhe i rritur në Suedi me prejardhje nga Kosova, ka përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme akademike.

Pas tre viteve studime në Universitetin e Uppsallës, një nga institucionet më prestigjioze në Suedi, ai përfundoi studimet në Ekonomi. Më pas vazhdoi me studimet Master në drejtimin Ekonomi Biznes, duke u specializuar më tej në fushën e tij profesionale duke kurorëzuar kështu me sukses një rrugëtim të gjatë dhe të qëndrueshëm akademik.

🇽🇰🤝🇸🇪
12/06/2026

🇽🇰🤝🇸🇪

Adress

Birger Jarlsgatan 33
Stockholm
11145

Öppettider

Måndag 09:00 - 17:00
Tisdag 09:00 - 17:00
Onsdag 09:00 - 17:00
Torsdag 09:00 - 17:00
Fredag 09:00 - 17:00

Aviseringar

Var den första att veta och låt oss skicka ett mail när Embassy of Kosovo in Stockholm postar nyheter och kampanjer. Din e-postadress kommer inte att användas för något annat ändamål, och du kan när som helst avbryta prenumerationen.

Dela