03/09/2026
🔤 MËSIMI I GJUHËS SHQIPE DHE I KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË
Arbër Salihu
Zyrtar i lartë për planprograme dhe tekste shkollore në MASH, Kosovë
📍 Dihet se gjuha, së bashku me kulturën dhe historinë, përbën tabanin identitar të një populli. Në këtë kuadër, identiteti kombëtar përfshin tërësinë e ndjenjave të përkatësisë, vlerave, kujtesës historike, kulturës, gjuhës, simboleve dhe përvojave të përbashkëta, përmes të cilave individi e ndien veten pjesë të një kombi. Prandaj, mësimi i gjuhës amtare, i kulturës dhe i historisë kombëtare luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, duke shërbyer si një kordon lidhës ndërmjet nxënësve shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe vendit të origjinës së tyre. Kjo lidhje nuk përbën vetëm një raport me gjuhën, kulturën dhe të kaluarën historike, por edhe një mënyrë për të ruajtur ndjenjën e përkatësisë, për të kultivuar kujtesën kolektive dhe për të forcuar lidhjen emocionale e kulturore me vendin e origjinës.
📕 Prandaj organizimi i mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare ka një rëndësi dhe peshë të veçantë që duhet kultivuar, mirëmbajtur dhe mbështetur fort. Mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare në diasporë ka ndodhur dhe po ndodh, në radhë të parë, falë angazhimit dhe punës vetëmohuese të mësimdhënësve shqiptarë gjithandej botës. Institucionet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë angazhuar që këto organizime të përkrahen në forma të ndryshme, por ende nuk kanë arritur në nivelin që do të duhej të ishin. Hartimi i kurrikulës dhe i teksteve të përbashkëta është një arritje e rëndësishme e institucioneve tona, por është koha që të shikohet përtej ...
⬇️ Materialin mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm👇
https://qbd.gov.al/revista-flasim-shqip-nr-9/