01/09/2026
The Ambassador of the Republic of Kosovo, H.E. Nita Luci, attended today’s solemn ceremony at the Storting marking His Majesty King Haakon VIII’s Oath of Allegiance to the Constitution of Norway.
Held amid the national mourning following the passing of His Majesty King Harald V, the ceremony brought together the Royal Family, the President of the Storting, the Government, Members of Parliament and members of the diplomatic corps.
That the oath is taken before Norway’s Parliament is a meaningful expression of the country’s constitutional tradition and the relationship between the Crown, the Constitution and the people’s representatives.
King Haakon VIII has chosen the motto “Alt for Norge” — “All for Norway”, continuing a tradition of service and continuity at a solemn moment for the Kingdom.
It was an honour to be present at this important moment in Norway’s national life.
——
Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Nita Luci, mori pjesë sot në Storting në ceremoninë solemne të betimit të Mbretit Haakon VIII për besnikëri ndaj Kushtetutës së Norvegjisë.
Ceremonia u zhvillua në ditët e zisë kombëtare pas ndarjes nga jeta të Mbretit Harald V, në prani të Familjes Mbretërore, Presidentit të Stortingut, Qeverisë, deputetëve të Parlamentit dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.
Betimi i Mbretit para Parlamentit është një moment i rëndësishëm i rendit kushtetues norvegjez, që shpreh lidhjen e qëndrueshme ndërmjet Kurorës, Kushtetutës dhe përfaqësimit demokratik të qytetarëve.
Mbreti Haakon VIII ka zgjedhur të mbajë moton “Alt for Norge” – “Gjithçka për Norvegjinë”. Në një kohë zie dhe ndryshimi, kjo moto përcjell një mesazh të qartë vazhdimësie dhe përkushtimi ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj.
Ishte nder të përfaqësonte Republikën e Kosovës në këtë moment të rëndësishëm të jetës kushtetuese dhe shtetërore të Norvegjisë.