Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë

Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë Përfshihu edhe ti! Pjesëmarrja Juaj për një ndryshim real! Partia Demokratike Shqiptare është e të gjithë shqiptarëve.

Kjo është kryeshtylla e ndryshimit rrënjësor të partisë tonë, që nënkupton hapje ndaj të gjithë Jush, anëtar, simpatizantë, vullnetarë, qytetar shqiptar të Maqedonisë. Ky përcaktim bazë nënkupton liritë e shprehjes, të ideve të reja kreative, kritikat, opinionet, vlerësimet, përfaqësimet dinjitoze që janë pjesë e preokupimeve të gjithë neve. Kjo është iniciativa për fitoren e lirisë në PDSH, që më

pastaj bashkërisht të angazhohemi për avancimin e çështjes shqiptare në çdo segment. Dyert Tua për përfshirje në këtë Lëvizje janë të hapura, andaj dhe mos nguro, por bëhu pjesë e kësaj historie shqiptare që fillon me sinqeritetin në zemër dhe me përkushtimin për të dhënë gjithçka nga vetja për çështjen shqiptare. Tashmë janë hapur dyert edhe për studentët e rinj të talentuar. PDSH-ja është çerdhe e ideve të tyre, punës entuziaste dhe energjisë rinore. Të mirëpritur janë profesionistët e fushave të ndryshme, që tanimë duhet të përfshihen në avancimet e më të rinjve. Intelektualët shqiptar janë më të vlerësuar, dhe fjala e tyre do të jetë udhërrëfyes. Pesha e çdo individi do të jetë e njëjtë, kontributi maksimal i gjithsecilit do na shpjerë tek e ardhmja që gjithë duam për fëmijët tanë. Prandaj përfshihu, dhe kontribuo me metodën tënde për të rritur këtë Lëvizje shqiptare, e për ti dhënë jehonë kësaj shkëndije të një përfaqësie dinjitoze. Mënyrat e përfshirjes janë të ndryshme, nga anëtarësimet përmes zyrave të Lëvizjes në qytetin tuaj, anëtarësimet përmes ueb-faqes zyrtare, rrjeteve sociale etj. Ky është projekti ynë i përbashkët, sepse të gjithë e duam një ndryshim real.

02/06/2020
09/09/2018

Në burgun e “Shutkës” në Shkup para dy ditëve ka ndodhur një zënkë brutale, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Delov, një ndër të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e…

11/05/2018

HALLALL TË QOFTË ZIADIN SELA!

Kryetari i ASH, Ziadin Sela edhe zyrtarisht ka vënë si garanci shtëpinë dhe pronën e tij për të nxjerur nga paraburgimi pjesëtarin e sigurimit natën e 27 Prillit - Feta Alimin, që u kujdes për shpëtimin e tij. Të mos harojmë atij nga gjykata ju caktua kaucion prej 150,000 eurove.
Falë Zotit ka njerëz që të mirën e kthejnë me të mirë, dhe që nuk i harojnë miqtë e tyre kur ata janë në gjendje të rëndë.
Një Kryetar partie që kthen besimin te populli se politika mbi të gjitha duhet të jenë humane, njerëzore dhe në shërbim të popullit.

10/05/2018

Familja e Feta Halimit nuk ka shumë kohë të merret me pjesën ceremoniale të 27 prillit. Edhe pse prindi i tyre u shpall hero para një viti, sepse shpëtoi jetën e deputetit Zijadin Sela që ishte në shënjestër të huliganëve, në një vjetorin e kësaj ngjarje ai gjendet prapa grilave. Fa...

10/03/2018

Në Kongresin e I-rë të Aleancës për Shqiptarët ka një pjesmarje shumë të lartë të antarëve,si dhe nuk mungon prezanca e mysafirëve,figura të shquara të cilët që u mikpritën shumë

06/03/2018
22/02/2018
09/01/2018

Për tu anëtarsuar në Aleancën për shqiptarët, plotësoni aplikacionin më poshtë, shtypeni ate dhe dorëzoni tek dega më e afërt të cilën e keni. Aplikacioni duhet të nënshkruhet që të jetë valid. Bëhu pjesë e ndryshimit, regjistrohu në Aleancën për shqiptarët.

Address

101 Pn Zheline
Zelino
1226

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aleanca për Shqiptarët - Zhelinë:

Share