Kombi Ardhmëria Rinia Interesi

Kombi Ardhmëria Rinia Interesi Parti centriste e para shqiptare në RMV - KARI

Nevzat Bejta, në një takim me kryesinë e partisë KARI, në zyrat në Gostivar, kërkoi mbështetje, por nuk e mori atë, pasi...
17/12/2025

Nevzat Bejta, në një takim me kryesinë e partisë KARI, në zyrat në Gostivar, kërkoi mbështetje, por nuk e mori atë, pasi është i njohur për instalimin e bastoreve të tij.

Kjo është thirrje për distancim nga koalicioni VLEN.

18/07/2025

QËNDRIM ZYRTAR I PARTISË KARI
Kundër bashkëpunimeve të rreme dhe pazareve anti-shqiptare

Partia KARI – Kombi, Ardhmëria, Rinia, Interesi njofton opinionin publik se:

🛑 Nuk mbështesim dhe nuk do të marrim pjesë në asnjë formë bashkëpunimi politik me individë apo grupe që kanë shërbyer për interesa të huaja ose kanë vepruar në kundërshtim me interesin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

🛑 Refuzojmë bashkëpunimin me figurat si Arben Taravari, i cili, përkundër retorikës “kombëtare”, ka vepruar shpesh si zëdhënës i platformave të jashtme dhe pazareve të errëta politike.

🛑 Po ashtu, nuk njohim asnjë lloj afërsie politike me eksponentë të tjerë të tranzicionit si “Kurto Dudushi”, të cilët e kanë përdorur përfaqësimin vetëm për përfitim personal dhe klanor.

KARI nuk bëhet me nënshtrim.
KARI nuk bëhet me jeniçerë modernë.
KARI bëhet me shqiptarë të ndershëm dhe të pathyeshëm.

Koha e pazareve ka mbaruar.
Vjen koha e shqiptarëve.

PARTIA KARI
(Tetovë, Korrik 2025)

Partia KARI i drejtohet publikisht ish-Ministrit z. Arben Taravari me kërkesë për një sqarim të qartë dhe transparent mb...
11/07/2025

Partia KARI i drejtohet publikisht ish-Ministrit z. Arben Taravari me kërkesë për një sqarim të qartë dhe transparent mbi rolin dhe pozicionin e tij aktual në të ashtuquajturin “Front Kombëtar”.

Në emër të opinionit publik shqiptar dhe të elektoratit që meriton qartësi politike, kërkojmë të dimë:
• Me cilën parti po përfaqësohet z. Taravari në këtë front?
• Me çfarë funksioni po synon të marrë pjesë në të?
• A po flet në emër të vetvetes, të ndonjë strukture të re, apo në emër të një partie ekzistuese?

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi, unitet dhe vizion, mjegulla politike dhe pazaret e fshehta janë të papranueshme.

Partia KARI mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe kërkon që të njëjtën ta ofrojnë edhe figurat publike me ambicie politike.

Kombin nuk e mbrohet me paqartësi.
Ardhmëria nuk ndërtohet me heshtje.
Rinia nuk mashtrohet me emra të bukur.
Interesi kombëtar nuk negociohet.

Me respekt,
Partia KARI
(Tetovë, 11 Korrik 2025)

Sot, me mëngjes, në zyrat e Partisë KARI mirëpritëm kandidatin e pavarur për komunën e Gostivarit, z. Visar Ademi, i mbë...
10/07/2025

Sot, me mëngjes, në zyrat e Partisë KARI mirëpritëm kandidatin e pavarur për komunën e Gostivarit, z. Visar Ademi, i mbështetur koncensualisht nga përfaqësues të VMRO-së dhe koalicionit VLEN.

Gjatë takimit, z. Ademi theksoi përkushtimin e tij të plotë ndaj qytetarëve të Gostivarit dhe deklaroi se gjatë gjithë periudhës së fushatës, do të jetojë në Gostivar, duke lënë Shkupin për 50 ditë, për t’u fokusuar plotësisht në nevojat, sfidat dhe zgjidhjet konkrete për qytetin.

Ky veprim është një hap simbolik por domethënës, i cili për ne përçon një mesazh të qartë: prania në terren është më e rëndësishme se premtimet nga distanca.

Partia KARI do të vazhdojë të dëgjojë të gjithë kandidatët, me vëmendje dhe pa paragjykime, në funksion të interesit të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët.

07/07/2025

Partia Kombi Ardhmëria Rinia Interesi i drejtohet me respekt të veçantë gazetarit dhe analistit politik nga Tetova, z.Rami Mislimi, me thirrje për mbështetje të sinqertë dhe aktive për kandidaturën tonë për Tetovën, prof. Dr. Lala Zejnullah.

Prof. Dr. Zejnullah përfaqëson një vizion të ri për Tetovën – një qasje të guximshme, të drejtë dhe për të gjithë. Ndaj, ftojmë z. Mislimi që me zërin dhe ndikimin e tij të kontribuojë në përforcimin e këtij drejtimi.

Shpresojmë që kjo thirrje të mos hasë në vesh të shurdhër, por të gjejë mirëkuptim, reflektim dhe veprim konkret, ashtu siç e kërkon koha dhe qyteti ynë.

Sepse Tetova nuk pret më.
KARI është lëvizje. KARI është përgjigjja.

Me respekt,
Partia KARI
(Tetovë, 7 Korrik 2025)

Deklaratë nga Partia KARI (Kombi • Ardhmëria • Rinia • Interesi)Vizita e kandidatit Mendi Qyra në zyrat tona në TetovëSo...
07/07/2025

Deklaratë nga Partia KARI (Kombi • Ardhmëria • Rinia • Interesi)
Vizita e kandidatit Mendi Qyra në zyrat tona në Tetovë

Sot, zyrat e Partisë KARI në Tetovë u vizituan nga filantropi dhe kandidati i pavarur koncensual për Strugën, z. Mendi Qyra. Ai u prit në një atmosferë miqësore, ku shprehu hapur kërkesën për mbështetjen tonë pa asnjë rezervë në kandidaturën e tij.

Z. Qyra gjithashtu kërkoi një takim me kandidatin tonë për Tetovën, z. Lala Zejnullah. Megjithatë, për shkak të një vizite zyrtare jashtë vendit, z. Zejnullah nuk ishte i pranishëm për të realizuar këtë takim në këtë moment.

Si parti, ndonëse vlerësojmë interesimin dhe përkushtimin e z. Qyra, duhet të theksojmë se mbetemi të paqartë mbi natyrën e kandidaturës së tij. Ende nuk na është bërë e qartë nëse ai është një kandidat i pavarur, apo një kandidat koncensual i përbashkët i VMRO-së dhe koalicionit VLEN.

Partia KARI do të shqyrtojë me kujdes të gjitha rrethanat dhe do të dalë me një qëndrim të qartë në ditët në vijim.

04/07/2025

📢 DEKLARATË ZYRTARE

Formohet nisma politike: KOMBI – ARDHMËRIA – RINIA – INTERESI (KARI)

Sot shpall publikisht themelimin e nismës politike KOMBI – ARDHMËRIA – RINIA – INTERESI (KARI) – një projekt i ri dhe i domosdoshëm që synon të sjellë transparencë të plotë, përfaqësim të ndershëm dhe një vizion të qartë për të ardhmen e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presim bashkëpunim me Partia 69.

Propozimi ynë thelbësor: krijimi i një komune të vetme shqiptare, ku do të përfshihen të gjitha komunat me shumicë shqiptare, si dhe Çashka dhe Brvenica, si simbol i bashkimit dhe unifikimit të zërit politik shqiptar në vend.

Theksojmë qartë:
Nuk presim dhe nuk kërkojmë nga asnjë parti tjetër asnjë komunë.
Kjo iniciativë do të ecë përpara vetëm përmes vullnetit të lirë të qytetarëve dhe jo përmes pazareve të prapaskenës.

Në këtë drejtim, ftoj publikisht:
• z. Lala Zejnullah
• z. Tali Sllatina,
• z. Arben Xhelili,
• dhe z. Emrush Ajdini,

që të më bashkohen në këtë nismë gjithëpërfshirëse për ndërtimin e një përfaqësimi politik të ri, të pastër dhe të sinqertë.

Njëkohësisht, propozoj që kandidati konsensual për këtë komunë të bashkuar të jetë djali i z. Lala Zejnullahu, me bindjen se ai do të mund të sigurojë edhe mbështetjen e komunitetit turk në disa nga komunat vendimtare të RMV-së.

Address

Tetovo
12804

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kombi Ardhmëria Rinia Interesi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share