Asambleja e Femrës- Aleanca për Shqiptarët

Asambleja e Femrës- Aleanca për Shqiptarët Political Party/Assembly of Women

26/05/2026

ASH: Diskriminim me para publike në Kumanovë, lagjet shqiptare të lëna jashtë investimeve

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për mënyrën se si po shpërndahet buxheti komunal në Kumanovë. Në vend që investimet të orientohen sipas nevojave reale të qytetarëve, po krijohet një ndarje e qartë mes lagjeve që trajtohen me prioritet dhe lagjeve shqiptare që vazhdojnë të lihen në harresë.

Gjatë muajve të fundit, dhjetëra projekte infrastrukturore janë realizuar kryesisht në lagje me shumicë maqedonase, si Ajduçka Çeshma, Zeleni Rid dhe Karposh. Ndërkohë, lagjet shqiptare vazhdojnë të përballen me rrugë të paasfaltuara, rrugica të pabegatonizuara dhe infrastrukturë bazike të lënë pas dore.

Shembulli më i qartë është lagjja “Tode Mendol”, ku jetojnë rreth 20 mijë banorë, shumica dërrmuese shqiptarë. Përkundër nevojave të mëdha infrastrukturore, investimet në këtë zonë mbeten pothuajse të papërfillshme.

Kjo nuk mund të trajtohet si neglizhencë e zakonshme administrative. Kur buxheti publik shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, ndërsa një pjesë e qytetit lihet sistematikisht jashtë investimeve, atëherë kemi të bëjmë me diskriminim të hapur ndaj qytetarëve.

Edhe këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi, ka ngritur vazhdimisht shqetësimin se të dhënat publike tregojnë një disproporcion të qartë në investimet komunale. Sipas tij, shumica e ndërhyrjeve infrastrukturore janë realizuar në lagje me shumicë maqedonase, ndërsa lagjet shqiptare kanë marrë vetëm investime minimale.

Është e papranueshme që në vitin 2026 Kumanova të administrohet me standarde të dyfishta. Qyteti nuk mund të ndahet sipas përkatësisë etnike dhe buxheti komunal nuk mund t’i shërbejë vetëm një pjese të qytetarëve. Ai është buxhet i të gjithë qytetit, sepse të gjithë qytetarët, pa dallim, kontribuojnë përmes taksave.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë për investimet komunale, llogaridhënie nga kryetari i Komunës dhe rishpërndarje të drejtë të mjeteve publike. Çdo lagje e Kumanovës duhet të trajtohet me dinjitet dhe çdo qytetar duhet të ketë qasje të barabartë në shërbime dhe investime publike, pavarësisht se ku jeton dhe cilit komunitet i përket.

Valbon Limani , këta janë përfaqësuesit e ASH-së
23/05/2026

Valbon Limani , këta janë përfaqësuesit e ASH-së

Humanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan – Kryetari i Komunës së Gostivarit i del në ndihmë një udhëtari

Një gjest human dhe modest nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, është vlerësuar nga qytetarët pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë një udhëtimi me aeroplan.

Sipas dëshmitarëve, gjatë fluturimit njërit prej udhëtarëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Në ato momente, kryetari Limani reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke qëndruar pranë qytetarit deri në stabilizimin e gjendjes së tij.

Veprimi i tij u vlerësua si një akt humanizmi dhe përkujdesjeje, duke dëshmuar se përgjegjësia ndaj qytetarëve nuk kufizohet vetëm në institucion, por shfaqet edhe në situata të përditshme ku ndihma dhe solidariteti janë më të nevojshme.

Ky gjest modest i kryetarit Limani u komentua pozitivisht nga udhëtarët e pranishëm, të cilët e konsideruan si shembull të afërsisë dhe përkushtimit ndaj njerëzve në çdo rrethanë.

23/05/2026
18/05/2026

Vetëm ASH-ja e vërtet e lëshon qeverinë dhe nuk vajton por është krenare!

18/05/2026

Bllokimi i kufirit nga Shqipëria, tentativë për të zbehur protestën e studentëve në Shkup

Bllokimi në kufi, goditje e ulët ndaj protestës për gjuhën shqipe.Ajo që po ndodh sot në hyrje nga Shqipëria nuk mund të kalojë si “problem teknik” dhe i zakonshëm.

Në ditën kur studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për gjuhën shqipe, bllokimi i qarkullimit nga Shqipëria ngre një dyshim shumë të rëndë dhe shumë të qartë.Rastësi? Vështirë të besohet.

Kur në Shkup organizohet protestë për një çështje kaq të ndjeshme kombëtare dhe qytetare, ndërsa në kufi pengohet hyrja e qytetarëve në veçanti studentëve nga Shqipëria mesazhi është i qartë, dikush po mundohet ta zvogëlojë mbështetjen, ta zbehë protestën dhe ta mbajë larg solidaritetin shqiptar.

Kjo është lojë shumë e ulët dhe e rrezikshme. Institucionet nuk guxojnë të përdoren për të frikësuar, penguar apo lodhur qytetarët. Kufiri nuk është pronë e partive, as instrument për pazare politike. Është pikë shtetërore që duhet të i'u shërbejë qytetarëve, jo t’i ndalë ata kur zëri i tyre bëhet i pakëndshëm për pushtetin.

Qeveria duhet të japë përgjigje menjëherë. Kush e bllokoi sistemin? Pse pikërisht sot? Pse nuk u mundësua kalimi me procedura alternative? Dhe mbi të gjitha, kush përfiton nga pengimi i qytetarëve të Shqipërisë për të ardhur në Shkup dhe për t'u solidarizuar me bashkëkombasit e tyre?

Nëse dikush ka menduar se gjuha shqipe mbrohet vetëm nga ata që arrijnë të kalojnë kufirin, gabohen rëndë. Kjo kauzë nuk ndalet me barriera, nuk dobësohet me pritje dhe nuk shuhet me heshtje institucionale.

Studentët sot nuk protestojnë vetëm për një nen, një vendim apo një procedurë. Ata protestojnë për dinjitet, për barazi dhe për të drejtën që gjuha shqipe të mos trajtohet si problem, por si e drejtë e patjetërsueshme.

Bllokimi i sotëm duhet të zbardhet deri në fund.Sepse kur shteti fillon të pengojë lëvizjen për të dobësuar një protestë, atëherë problemi nuk është më vetëm te kufiri. Problemi është te vetë mendësia e pushtetit.

16/05/2026

"Reforma" që nuk e ndal bixhozin, por e mbron atë

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit nuk është mbrojtje për qytetarët. Është një ndërhyrje ligjore që, nën emrin e reformës, ruan hapësirat kryesore për vazhdimin e bixhozit.

VLEN po mundohet ta paraqesë këtë propozim si hap në mbrojtje të familjeve dhe të rinjve, por tekstin e ligjit nuk e përcakton propaganda politike. E përcaktojnë nenet. Dhe nenet tregojnë se bixhozi nuk kufizohet realisht, por përshtatet me interesa të caktuara.

Neni 22, paragrafi 5, e ndalon reklamimin e lojërave të fatit, por lë hapësirë për klubet sportive dhe panot pranë terreneve sportive. Pra, reklamat e kazinove dhe bastoreve nuk ndalen. Ato vetëm zhvendosen drejt sportit, aty ku ndikimi te të rinjtë është edhe më i madh.

Fanellat, stadiumet dhe hapësirat sportive janë vende ku të rinjtë krijojnë modele dhe identifikim. Nëse aty vazhdojnë të shfaqen logot e kazinove dhe bastoreve, atëherë ndalimi i reklamimit mbetet vetëm deklaratë politike.

Edhe distanca prej 500 metrash, e prezantuar si masë serioze, bie poshtë sapo lexohet më me kujdes. Neni 24 nuk i përfshin bastoret në këtë kufizim dhe zbatimi i dispozitës shtyhet deri në janar të vitit 2028.

Para zgjedhjeve u premtua largimi i bixhozit nga shkollat dhe lagjet. Pas zgjedhjeve erdhën shtyrjet, përjashtimet dhe formulimet që e lënë problemin pothuajse aty ku ishte.

Pjesa më shqetësuese mbetet bixhozi online. Platforma shtetërore “Megawin” mbetet e paprekur. Bixhozi digjital, i qasshëm në çdo telefon, në çdo shtëpi dhe në çdo orë të ditës, vazhdon të funksionojë si projekt i privilegjuar.

Shteti nuk mund të pretendojë se po i mbron të rinjtë nga bixhozi, ndërkohë që vetë e mban të hapur derën e bixhozit online.

Në këtë ligj shihet qartë logjika politike e qeverisë. VMRO-DPMNE e harton drejtimin, ndërsa VLEN e pranon dhe e promovon pa kundërshtim serioz. Përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk arritën të imponojnë asnjë ndryshim thelbësor që do t’i mbronte realisht qytetarët, familjet dhe të rinjtë.

Në vend të amendamenteve të forta, kemi arsyetime. Në vend të ndalimit real, kemi tekst ligjor që lë hapur reklamat në sport, vonon distancimin nga shkollat dhe e mban të paprekur bixhozin online.

Pasojat nuk janë teori. Ato shihen në familje të zhytura në borxhe, në të rinj të ekspozuar ndaj kulturës së bastit dhe në adoleshentë që e kanë bixhozin në telefon.

Ky propozim nuk e mbron qytetarin nga bixhozi. Ai e mbron bixhozin nga kufizimi real.

Qytetarët kanë të drejtë ta dinë kush përfiton nga ky propozim, sepse kush humb dihet tashmë. Humbin familjet, të rinjtë dhe shoqëria.

Aleanca për Shqiptarët do ta kundërshtojë këtë propozim me çdo mjet demokratik dhe institucional, derisa Ligji për lojërat e fatit të reflektojë interesin publik dhe jo interesin e industrisë së bixhozit.

Shqetësuese është fakti që ligje të tilla promovohen pa u kuptuar plotësisht pasojat që mund të sjellin.
15/05/2026

Shqetësuese është fakti që ligje të tilla promovohen pa u kuptuar plotësisht pasojat që mund të sjellin.

Address

Tetovo
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Asambleja e Femrës- Aleanca për Shqiptarët posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share