29/05/2026
Pata kënaqësinë që, së bashku me kryetarin e Këshillit komunal, të zhvilloj një takim me drejtuesit dhe përfaqësuesit e KF “Liria” - Zhelinë.
I përgëzova për përkushtimin, punën dhe rezultatet që po i arrijnë në fushën e sportit, duke përfaqësuar me dinjitet komunën tonë dhe duke promovuar vlerat e sportit te të rinjtë.
Me këtë rast, klubi më nderoi me fanellën e ekipit, simbol i përkushtimit dhe shpirtit garues që e karakterizon KF “Liria”. Ky gjest na motivon të vazhdojmë mbështetjen për sportin, sepse çdo sukses i sportistëve tanë është krenari për të gjithë komunën.
Suksese të mëtejshme KF “Liria” në të gjitha garat që ju presin! ⚽🏆
Forca Liria! 💙🤍