Lidhja Shqiptare - Tetovë

Lidhja Shqiptare - Tetovë Lidhja Shqiptare - Dega Tetovë

01/09/2026

Këshilltari i Lidhjes Shqiptare, Arlind Murtezani – Komandantit të Policisë: “Nuk po ju pyesim për centrale bërthamore, por për raportet që i kemi marrë nga ju! Ejani të përgatitur dhe jepni llogari!”

Mjaft me përgjigje të gatshme: “Do t’ju përgjigjemi me shkrim”!

Pyetjet tona dalin nga raportet që ju vetë na i dorëzoni. Prandaj ejani të përgatitur, përgjigjuni dhe mbani përgjegjësi për atë që shkruani.

Kur flasim për sigurinë e qytetarëve, nuk na mjaftojnë statistikat dhe trajnimet në letër. Duam rezultate në terren: më shumë polici pranë shkollave, luftë konkrete kundër lëndëve narkotike, parandalim të dhunës dhe zbardhje të rasteve.

Sa nga rastet e paraqitura janë zbardhur? Sepse, të dhënat që disponoj unë, ato nuk e kalojnë as 0.01%.

Raportet mund t’i lexoni në sallë. Përgjegjësinë duhet ta mbani në terren.

17/08/2026

Tetova humbi edhe një mundësi për fëmijët e saj!

Që në fillim të mandatit, këshilltari i Lidhjes Shqiptare, Arlind Murtezani, propozoi hapjen e drejtimeve për IT dhe programim në Shkollën “7 Marsi”, duke u bazuar në një nevojë konkrete të nxënësve dhe prindërve.

Sot, shumë prindër paguajnë çdo muaj kurse private për programim dhe IT, sepse fëmijët e tyre duan të orientohen drejt këtyre profesioneve dhe më pas të vazhdojnë studimet në këtë fushë. Pikërisht për këtë arsye, kërkova që Komuna t’i drejtohet Ministrisë për hapjen e këtyre drejtimeve.

Propozimi ishte edhe një zgjidhje për vetë shkollën “7 Marsi”, për të cilën Komuna vazhdimisht ka deklaruar se, për shkak të numrit të ulët të nxënësve, rrezikon të shkojë drejt mbylljes. Një shkollë që kërkon nxënës dhe nxënës që kërkojnë këto drejtime – zgjidhja ishte para syve të tyre.

Komuna e pranoi propozimin dhe premtoi se do ta realizonte. Madje tentoi edhe ta paraqiste si ide të sajën. Ne nuk u morëm me autorësinë, sepse për ne rëndësi kishte rezultati dhe interesi i fëmijëve.

Por rezultati?

Neglizhencë, zvarritje dhe afate të humbura.

Tetova mbeti edhe këtë vit pa drejtimet e IT-së dhe programimit. Prindërit do të vazhdojnë të paguajnë kurse private, ndërsa nxënësit do të detyrohen të zgjedhin drejtime të tjera.

Sot pyetja është e thjeshtë: ishte neglizhencë, paaftësi apo urdhër nga dikush më lart?

Ne e dhamë zgjidhjen në kohë. Komuna zgjodhi ta humbë afatin.

Si këshilltar, Arlind Murtezani do të vazhdojë të insistojë që kjo mundësi t’u kthehet nxënësve të Tetovës.

— Lidhja Shqiptare, Dega Tetovë

13/08/2026

Arlind Murtezani - LSH: Në mbledhjen e fundit u pranuan të gjitha propozimet e Lidhjes Shqiptare për emrat e rrugëve. Në mbledhjen e fundit kemi vetëm një betejë: Mehmet Gega patjetër të kalojë!

Emrat e tjerë të propozuar nga Lidhja Shqiptare që janë pranuar nga Komisioni:

Arben xhaferi
Alajdin Demiri
Fadil sulejmani
Mehmet Pashë Deralla
Nexhat Pustina
Faik Mustafa
Xhafer Sulejmani
Luran Ahmeti
Lindita Ahmeti
Nijazi Fanda
Sheref Kazazi

Arlind Murtezani LSH: Mehmet Gega një nga emrat që duhet patjetër të miratohet, sot kaluan propozimet tjera tonatMEHMET ...
12/08/2026

Arlind Murtezani LSH: Mehmet Gega një nga emrat që duhet patjetër të miratohet, sot kaluan propozimet tjera tonat

MEHMET GEGA – NJË JETË E SHKRUAR ME BURG, QËNDRESË DHE IDEAL, SOT PO VIHET NË SPROVË !

Sot, në mbledhjen e tretë të Komisionit për Riemërtimin e Rrugëve, përmbyllëm një tjetër fazë të rëndësishme. U miratuan 146 emra, si dhe plani i veprimit dhe dinamika e punës, me synim që deri më 20 shtator të përmbyllet e gjithë faza e emërtimit të rrugëve.

Nga lista e propozuar nga Lidhja Shqiptare, shumica dërrmuese e emrave u pranuan: Arben Xhaferi, Fadil Sulejmani, Mehmet Pashë Deralla, Alajdin Demiri, Xhafer Sulejmani, Nijazi Fanda, Nexhat Pustina, Faik Mustafa e shumë të tjerë. Listën e plotë do ta gjeni në komentin e parë.

Por një emër mungon. Një emër që nuk duhej të mungonte. (Dhe kjo ishte arsyeja që votova kundër emrave maqedonas.)

MEHMET GEGA.

Njeriu që i kaloi mbi 15 vite në burgje, për një ideal: lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ndërsa ne sot debatojmë nëse një emër duhet të jetë në një listë, Mehmet Gega dikur paguante me vite të jetës së tij vetëm pse ishte shqiptar dhe nuk pranoi të nënshtrohej.

Ai humbi vitet më të bukura të rinisë pas grilave. Përjetoi burgun, torturat dhe përndjekjen. Sakrifikoi lirinë, familjen dhe jetën e tij, që brezat pas tij të mund të jetonin më të lirë.

Dhe sot, pas gjithë kësaj, na thuhet se emri i tij “do të shqyrtohet” në mbledhjen e ardhshme.

Ky nuk është thjesht një emër që po shqyrtohet.
Është historia jonë që po vihet në provim.

Si këshilltar i Lidhjes Shqiptare, e bëj të qartë: nuk do t’u japim mundësi që nga lista jonë të zgjedhin emra sipas asaj se kush “lëndon” më pak apo më shumë partnerët e tyre politikë.

Në mbledhjen e ardhshme, Lidhja Shqiptare do të ketë vetëm një propozim:

MEHMET GEGA.

Sepse Mehmet Gega nuk është pronë e Lidhjes Shqiptare.
Nuk është pronë e asnjë partie.
Nuk është emër për pazare politike.

Mehmet Gega është pjesë e historisë së Tetovës.

Prandaj, nderimi i tij nuk është privilegj që ia jep dikush. Është borxh që historia ia ka qytetit të Tetovës.

Dhe një ditë, kur historia e këtij shteti t’u prezantohet fëmijëve tanë, pyetja nuk do të jetë vetëm kush ishte Mehmet Gega.

Pyetja do të jetë edhe:

Nëse të gjithë e dimë pse Mehmet Gega sakrifikoi gjithë jetën e tij në shërbim të shqiptarëve, pse pati kaq shumë mundësi për ta nderuar dhe përsëri u desh të luftohej për emrin e tij?

Historia i mban mend ata që sakrifikuan për lirinë – por edhe ata që patën mundësinë t’i nderonin dhe zgjodhën të mos e bënin.

Arlind Murtezani
Këshilltar komunal
Lidhja Shqiptare🇦🇱

31/07/2026

Këshilltari i Lidhjes Shqiptare i drejtohet Bilall Kasamit: Drejtori i VMRO-së duhet të shkarkohet!

Një ndërmarrje që financohet me subvencione komunale nuk mund të përfundojë me humbje për shkak të menaxhimit të dobët. Kësaj i shtohet arroganca, provokimet dhe mosrespektimi i gjuhës shqipe, duke detyruar këshilltarët shqiptarë që pyetjet t’ia bëjnë në maqedonisht.

Sot, këshilltari i Lidhjes Shqiptare ia vendosi kufjet e përkthimit aty ku e kanë vendin dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Koha e papërgjegjësisë dhe përçmimit ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund!

30/07/2026
18/07/2026

Demaskimin që ua bëmë i vuri në siklet, filluan të ndjejnë shtypje, e pranuan edhe vetë.
Propozuan dhe e votuan për ta futur në rend dite pikën për riemërtimin e rrugëve dhe në fund u përballën me atë që ne i paralajmëruam. Seanca u bllokua dhe askush nga VLEN dhe BDI nuk kishin zgjidhje. Krejt në fund erdhën te fjalët tona dhe ju kthyen propozimit tonë të parë, pikën e hoqën nga rendi i ditës dhe u kthyen në grupin punues aty ku do të jenë të detyruar të gjejnë zgjidhjen e duhur ose asgjë nuk do të kalojë!
Nuk dorëzohemi, jemi këtu për tetovarët, për shqiptarët, për qytetarët!

- Arlind Murtezani, Këshilltar i Lidhjes Shqiptare në Tetovë

17/07/2026

Demaskuam skenarin në Këshillin Komunal dhe në fund u detyruan ta pranojnë dhe konfirmojnë atë që ne ju thamë që në fillim. Propozimin tonë që e parashtruam në hapjen e seancës fillimisht e refuzuan, pastaj e propozuan vetë ata.
Do të jemi këtu për të prishur çdo plan në dëm të tetovarëve dhe për të siguruar zgjidhje të duhur dhe të drejtë për emrat e rrugëve dhe shesh*t në Tetovë dhe asesi lojë me këtë kauzë të ndjeshme dhe të rëndësishme.

Arlind Murtezani, Këshilltar i Lidhjes Shqiptare në Tetovë

14/07/2026

Kur një zë i vetëm arrin t’i shqetësojë njëkohësisht VLEN-in, BDI-në, VMRO-DPMNE-në, LSDM-në dhe Levicën, atëherë është e qartë se ai po prek temat që të tjerët do të donin t’i linin në heshtje.

Lidhja Shqiptare dhe këshilltari ynë, Arlind Murtezani janë bërë objekt sulmesh nga të gjitha këto parti. Në seancën e Këshillit Komunal, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe Levicës shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për deklaratat e tij në mediat e Shqipërisë, ku kritikoi Gjykatën Kushtetuese dhe historikun e saj. Po aq shumë i pengon edhe fakti që ai kërkon llogaridhënie dhe dorëheqjen e drejtorit të NP Parkingut.

Kur të gjithë bëhen bashkë kundër një zëri, kjo tregon se ai zë po thotë të vërteta që nuk u konvenojnë. Ne nuk do të heshtim. Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, përgjegjësi dhe dinjitet për qytetarët e Tetovës

14/07/2026

Arlind Murtezani replikë këshilltarit të LSDM-së: Ju po bëni me ne,, atë që bullgarët bëjnë me ju!

Address

Bulevardi Iliria
Tetovo
1222

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja Shqiptare - Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share