01/03/2026
SAKRFICA E SHKELUR
Ata erdhën nga larg. Lanë familje, lanë punë, shpenzuan kursimet e tyre vetëm sepse besuan se zëri i tyre ka peshë. Besuan se sakrifica e tyre do të mbrojë të drejtën dhe barazinë.
Sot, ajo sakrificë po nëpërkëmbet.
Qytetari i ndershëm pret me javë në komunë për një dokument të thjeshtë. Përballet me heshtje, zvarritje, dyer të mbyllura. Ndërsa të lidhurit me klanin, bashkë me veglat brenda institucionit, mbyllin punë brenda natës. Leje, projekte, toka shtetërore — gjithçka kalon shpejt kur interesi është privat.
Këta nuk presin në radhë. Nuk presin muaj. Ata ndërtojnë rrjete, shumëfishojnë objekte, zhveshin pronën e përbashkët dhe e shndërrojnë në përfitim personal.
Dhe qytetari i sinqertë paguan çmimin. Me kohë, me nerva, me padrejtësi.
Kjo është tradhti ndaj besimit. Dhe kur besimi tradhtohet, dëmtohet i gjithë mileti.