Forumi i Gruas BDI - Tetovë

Forumi i Gruas BDI - Tetovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Forumi i Gruas BDI - Tetovë, Political organisation, Tetovë.

Lavdi🦅🇦🇱🦅
13/04/2026

Lavdi🦅🇦🇱🦅

27/03/2026
Pranvera e dinjitetit🇦🇱🦅🇦🇱
10/03/2026

Pranvera e dinjitetit🇦🇱🦅🇦🇱

Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që me përkushtim, guxim dhe vizion kontribuojnë në politikë dhe në ndërtimin e një shoqë...
08/03/2026

Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që me përkushtim, guxim dhe vizion kontribuojnë në politikë dhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë! 🌷

Forumi i Gruas – Tetovë shpreh mirënjohje për çdo grua që angazhohet për të përfaqësuar zërin e qytetarëve, për të mbrojtur vlerat e barazisë dhe për të hapur rrugë për gjeneratat e reja.

Roli i grave në politikë është thelbësor për zhvillimin demokratik dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku të fuqizojmë njëra-tjetrën dhe të punojmë për një shoqëri ku zëri i gruas dëgjohet dhe vlerësohet gjithmonë.

Urime 8 Marsi! 🌸

01/03/2026
28/02/2026
28/02/2026
25/02/2026

REAGIM PUBLIK
Dega e BDI – Tetovë

Dega e BDI – Tetovë shpreh shqetësimin e thellë për situatën alarmante në shkollat e qytetit. Humbja e 15 ditëve mësimore për shkak të alarmeve për bomba është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së udhëheqjes komunale për të garantuar siguri dhe stabilitet.

Dëmi është i madh, orë të humbura, planprograme të çrregulluara, rënie e cilësisë së mësimit, nxënësit po përballen me stres, ankth dhe pasiguri të vazhdueshme. Shkollat janë shndëruar në vend frike dje pasigurie.

Kërkojmë nga Policia dhe organet e sigurisë që urgjentisht të identifikojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre kërcënimeve. Çdo ditë vonesë rrit pasigurinë dhe dëmton fëmijët tanë.

Njëkohësisht, kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme masa të shtuara sigurie nëpër shkolla, koordinim më të fortë institucional dhe plan konkret për mbrojtjen fizike dhe digjitale të institucioneve arsimore.

Nuk do të lejojmë që paaftësia dhe mungesa e përgjegjësisë të paguhet nga fëmijët tanë.

Tetova ka nevojë institucione funksionale dhe lidership që garanton siguri, stabilitet dhe cilësi në arsim.

23/02/2026
Drejtësi për çlirimtarët🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
16/02/2026

Drejtësi për çlirimtarët🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

14/02/2026

REAGIM: Moskompensimi i Dëmeve po Rrezikon Bujqësinë e Pollogut

Fermerët, bujqit dhe blegtorët e Pollogut po paguajnë sot çmimin e politikave të dështuara, mungesës së vizionit dhe arrogancës së pushtetit. Që nga viti 2024, dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nuk janë kompensuar, ndërkohë që paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe projekte joproduktive, e jo për ata që sigurojnë ushqimin e vendit.

Rajoni i Pollogut është një nga zonat më të rëndësishme bujqësore në vend. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror Ststistikor i Maqedonisë së Veriut Mbi 20% e popullsisë sigurojmë të ardhura të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me bujqësinë dhe blegtorinë, ndërsa mijëra familje jetojnë nga prodhimi bujqësor. Bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale, duke kontribuar ndjeshëm në të ardhurat familjare dhe në stabilitetin socio-ekonomik të rajonit.

Megjithatë, sot përballemi me një realitet alarmant:
• Fermerët po falimentojnë.
• Bagëtitë po sh*ten nën çmim.
• Tokat po mbesin djerrë.
• Të rinjtë po largohen nga fshatrat për shkak të mungesës së perspektivës.

Kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së politikave zhvillimore serioze dhe e shpërfilljes sistematike ndaj bujqësisë dhe blegtorisë.

BDI – Dega Tetovë përkrah protestën e bujqëve të Pollogut dhe mbështet plotësisht kërkesat e tyre legjitime. Njëkohësisht, kërkojmë LLOGARIDHËNIE dhe veprime konkrete:
• Pagesë urgjente të dëmshpërblimeve për dëmet e vitit 2024.
• Hartim dhe zbatim të një Programi emergjent mbështetës për Pollogun.
• Politika pozitive dhe masa zhvillimore që garantojnë stabilitet dhe siguri për prodhuesit vendorë.

Fermerët, bujqit dhe blegtorët meritojnë dinjitet, mbështetje dhe respekt. Ata mbajnë gjallë ekonominë, furnizojnë tregun me prodhim vendor dhe ruajnë traditën e punës së ndershme.

Papërgjegjësia dhe indiferenca institucionale e qeverisë dhe pushtetit lokal po shkaktojnë dëme serioze në sektorin e bujqësisë, duke prodhuar pasoja të drejtpërdrejta në rënien ekonomike dhe duke rritur pasigurinë për bujqit dhe blegtorët.

Bujqësia nuk mund të mbijetojë me neglizhencë, kërkojmë përgjegjësi, mbështetje konkrete, vizion zhvillimor dhe drejtësi për bujqit.

Address

Tetovë
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi i Gruas BDI - Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share