08/12/2015
Mos pyet!
-Mos e pyet jetimin si ndërruan jetë prindërit e tu!
-Mos e pyet prindin si ndërruan jetë fëmijët e tu!
-Mos e pyet njeriun e pa punë në mesin e burrave, përse nuk punon!
-Mos e pyet të varfërin a ke nevojë për para, por ndihmoje duke mos kërkuar ai, sepse kjo është mirësi për vetën tënde pastaj edhe tek ai do gjejë ngrohtësi dhe dashamirësi!
-Mos e pyet atë që ka ndonjë mangësi në fytyrë përse e ka atë, sepse fytyra është pjesë e krenarisë!
-Mos e pyet të dobëtin, ke nevojë për ushqim dhe pije? Por gostite me të mira duke mos e pyetur fare.
-Mos e nënçmo shokun që të qeshin të tjerët, kjo është e dhimbshme për të.
Vendose vetën në pozitën e tij, duke e jetësuar atë, pastaj mendo se çfarë flet dhe vepron.
Shumë njerëz lëndojmë duke mos i kuptuar kurrë dhimbjet e tyre!