BDI - Nëndega Tearcë

BDI - Nëndega Tearcë BDI nëndega Tearcë.

11/05/2026
⏳
05/05/2026

Dënojmë ashpër dhe pa asnjë rezervë mbishkrimin provokues të shfaqur në fshatin tonë. Ky nuk është një akt i rastësishëm...
01/02/2026

Dënojmë ashpër dhe pa asnjë rezervë mbishkrimin provokues të shfaqur në fshatin tonë. Ky nuk është një akt i rastësishëm, por një veprim i qëllimshëm që synon të nxisë tensione dhe të cenojë rendin, sigurinë dhe bashkëjetesën në Tearcë. Fshati ynë kurrë nuk ka qenë arenë e provokimeve të tilla dhe nuk do ta lejojmë që elementë të papërgjegjshëm ta njollosin atë. Kërkojmë nga Policia dhe institucionet kompetente që të veprojnë MENJËHERË, të identifikojnë dhe arrestojnë autorin apo autorët. Çdo zvarritje apo heshtje institucionale do të konsiderohet bashkëpërgjegjësi. Tearca nuk do të heshtë dhe nuk do të tolerojë asnjë tentativë destabilizimi.

“Смрт за шиптари” në Komunën e Tearcës – banorët njoftojnë policinë për provokime

Lajmi në KOMENT 👇

23/01/2026

BDI nuk e votoi “Safe City”-n, sepse BDI nuk voton asnjë ligj që shkon në dëm të popullit.
Nga 1 shkurti, VLEN dhe VMRO votuan një sistem që e dënon qytetarin pa pushim, 24/7, përmes kamerave të reja të vendosura kryesisht në zonat shqiptare.
Kjo nuk është siguri, por presion dhe ndëshkim selektiv.

BDI qëndron me popullin, jo kundër popullit.

05/12/2025

Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë!

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive.

Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!

Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!
Lavdi UÇK-së!

22/10/2025

PËRGJEGJËSI DHE NDRYSHIM !

Derisa të mos ketë përgjegjësi, nuk ka as ndryshim. Pse askush nuk po jep dorëheqje si burrë i vërtetë? Pse askush nuk e pranon që koha e tyre ka mbaruar? Prej më shumë se 20 vitesh, të njëjtët njerëz kanë qëndruar nëpër funksione – si drejtorë, si ish-ministra, si “të pazëvendësueshëm”. Por çfarë kanë dhënë realisht për vendin? Sot, nuk i duan as nëpër lagjet e tyre, as në mesin e njerëzve që dikur i mbështetën.

Është koha që t’i lirojnë vendin të rinjve – atyre që kanë energji, ide dhe ndershmëri për ta çuar përpara vendin. Askush nuk është i përjetshëm në pushtet. Prandaj, përgjegjësia nuk duhet shmangur, por pranuar me dinjitet. Vetëm atëherë mund të fillojë ndryshimi i vërtetë.

Ndryshimi fillon atëherë kur dikush ka guximin të thotë: “Koha ime mbaroi. Është radha juaj.”

21/10/2025

Dorëheqja nuk është turp — turp është të mos pranosh që je humbës në fshatin tënd.

Ka një kohë për çdo gjë, dhe ndonjëherë më shumë forcë tregon ai që largohet me dinjitet, sesa ai që kapet pas një karrige të zbrazët.

Sot është koha për reforma — për ide të reja, për njerëz të rinj, për energji që sjellin ndryshim të vërtetë.

Sepse përpara nuk ecet me të vjetrën që nuk pranon të ndryshojë.

BDI NËNDEGA TEARCË Ne, anëtarët dhe përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim në nëndegën e Tearcës, ndjejmë nevoj...
20/10/2025

BDI NËNDEGA TEARCË

Ne, anëtarët dhe përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim në nëndegën e Tearcës, ndjejmë nevojën urgjente për ndryshim dhe reforma të thella brenda strukturave të degës sonë.
Është koha që zëri i bazës të dëgjohet dhe që rinia dhe njerëzit e ndershëm të marrin drejtimin e procesit politik në komunën tonë.

Ne kërkojmë me vendosmëri largimin e funksionarëve aktualë, Agim Nuhiut dhe Shaban Memetit, si dhe grupit të tyre të ngushtë, të cilët për një kohë të gjatë kanë mbajtur peng strukturat e partisë në Tearcë.
Mënyra e drejtimit të tyre ka sjellë përçarje, mungesë bashkimi dhe humbje besimi në mesin e anëtarëve të BDI-së.

BDI-ja në Tearcë ka nevojë për frymë të re, për energji të rinisë dhe për njerëz që gëzojnë respektin e popullit, që punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për interesa personale apo grupore.

Në këtë drejtim, ne kërkojmë që Nuhi Nezirit t’i jepet mundësia të udhëheqë lirshëm dhe pa presione me nëndegët e reja, sepse ai ka dëshmuar në praktikë se gëzon mbështetje të madhe dhe besim të sinqertë nga populli.
Edhe në momentet më të vështira politike, Nuhi Neziri arriti të fitojë mbi 1300 vota vetëm në fshatin e tij, duke dëshmuar se është njeri i besuar, i afërt me njerëzit dhe përfaqësues i vërtetë i vlerave të BDI-së.

Besimi që populli i Tearcës ka ndaj tij është sinjal i qartë se rinia dhe njerëzit e ndershëm kërkojnë ndryshim. Ne kërkojmë që ky besim të respektohet dhe që të krijohet hapësirë për gjeneratën e re të politikanëve brenda partisë.

Vetëm përmes reformave të sinqerta, përfshirjes së rinisë dhe mbështetjes së figurave të ndershme që kanë lidhje të forta me popullin, mund ta rikthejmë dinjitetin, unitetin dhe besimin në BDI-në e Tearcës.

Në përfundim, ne qëndrojmë fuqishëm prapa politikave të Nuhi Nezirit dhe mbështesim çdo vendim politik të liderit tonë, z. Ali Ahmeti.

10/10/2025

Në fshat, çdo natë ka prezencë të madhe të forcave policore, të cilat ndjekin dhe kontrollojnë çdo aktivist tonin, duke ushtruar presion, kërcënime dhe shantazhe.

Por le ta dinë të gjithë: frika nuk na ndal më.
Asnjë kërcënim nuk mund të ndalë një lëvizje që vjen nga populli .

Më 19 tetor, do të jetë dita kur padrejtësisë i vjen fundi — dita e fitores sonë!

Address

Tearce

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI - Nëndega Tearcë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share