Fshati është i njohur edhe si Kastriot pas viteve 1980-të.F.Sërbicë shtrihet në verilindje të Kërçovës i takon komunës së Osllomesë. Lartësija mbidetare 755-810 me 1862 banor (regj.2002).Fshati Sërbic ka afër 450 shtëpi dhe mbi 2000 banor ku gjysma e të cilve punojn jashë shtetit. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1862 banorë Shqiptarë. Familjet më të mëdha të f.Sërbicë
janë: Ballazhi, Ipçja, Bekteshi, Jagodinet etj. Largësia nga f.Serbicë me komunën e Osllomesë, Ambulantën dhe Postën është 3km, me Kërçovën është 12 km kurse në vijë ajrore 8 km. Bujqësia pothuajse është e shuar dhe ai pak misër që prodhohet bluhet në mullirin e vetëm të rrethinës në Sërbicë, i cili shfrytëzon ujin e këtij lumi. Në medresen e xhamisë së Sërbicës pleqt e fshatit tregonin se (hesapin) Matematikën e kanë mësuar në gjuhën shqipe që nga viti 1900. Shkolla e f.Sërbicë është hapur në vitin 1927-gjatë mbretrisë SerboKroatoSlovene. Me mësim në gjuhën shqipe fillon në shtator 1941me emrin “Gjergj Fishta” dhe është Shkolla e parë Shqipe 7 vjecare në fshat në R.Maqedonisë. Mësuesit e parë nga Shqipria të kësaj shkolle ishin: Irfan Oruçi,Mahmut Dumani,Antoneta Sherko,Violeta Kota,Hysen Hasani.Ripushtimi i Kërçovës nga sllavo maqedonasit shumicën e shkollave shqipe i mbylli duke i zëvendësuar me shkolla në gjuhën maqedone, për fat të mirë shkolla e Sërbicës vazhdoi me mësimin në gjuhën shqipe me emrin „Liria“. Deri në vitet 50 e gjithë rrethina e Kërçovës dhe Zajazit kanë mbaruar 7 vjecaren (8vjecare sote) në Shollën e f. Sërbicë. Nga kjo shkollë dolën kuadrot që krijuan bazën e arsimit shqip në Kërçovë me rrethinë. Shkolla u emrua „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ në vitin 1995 dhe u vendos busti i Skenderbeut i pari në R.Maqedonisë.