Nëndega “Dizhoni 1” - BDI / Çair

Nëndega “Dizhoni 1” - BDI / Çair Faqja zyrtare e nëndegës “Dizhoni 1” / Zona e Dizhon - it / Dega Çair / Bashkimi Demokratik për Integrim

13/09/2026

Nuk kemi çka presim nga ky që ëndër e kishte të bëjë foto me Karakamishevën!

Marre! Liri për çlirimtarët!

08/09/2026

Të dashur qytetarë,

35-vjetori i pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është një moment për të kujtuar rrugën nëpër të cilën kemi kaluar si shtet dhe si shoqëri, por edhe për të menduar seriozisht se çfarë shteti duam t’ua lëmë gjeneratave që vijnë.

Ky shtet nuk u ndërtua në një ditë dhe as vetëm nga një komunitet. Por, për shumë vite, një pjesë e qytetarëve të tij, shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë, nuk u ndjenë pjesë e barabartë e tij. Ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, mënyra se si u ndërtua rendi kushtetues në fillim të viteve ’90 dhe përjashtimi i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera nga proceset vendimtare të krijimit të shtetit, krijuan një hendek të thellë ndërmjet shtetit dhe një pjese të qytetarëve të tij.

Kjo ishte padrejtësi historike, por edhe një model i paqëndrueshëm shtetëror.

Viti 2001 ishte pikërisht përballja me këtë realitet.

Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk ndryshoi vetëm disa dispozita të Kushtetutës. Ajo ndryshoi filozofinë e funksionimit të shtetit. E zhvendosi vendin nga logjika e dominimit të shumicës drejt parimit të bashkëjetesës, barazisë dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Shqiptarët nuk kërkuan shtet tjetër. Përkundrazi, u zotuan se do ta ndërtojnë bashkë këtë shtet.

Që nga atëherë, rruga nuk ka qenë e lehtë. Integrimi i një komuniteti që për dekada ishte mbajtur larg institucioneve, administratës, kulturës, arsimit dhe jetës publike nuk mund të ndodhte brenda natës. U deshën reforma, përpjekje politike dhe mbi të gjitha ndryshim i mendësisë.

Në këtë proces, Bashkimi Demokratik për Integrim e ka parë integrimin e shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë jo si përjashtim të dikujt tjetër, por si ndërtim të një shteti më funksional, më demokratik dhe më të barabartë.

Ky është edhe thelbi i Marrëveshjes Paqësore së Ohrit.

Njëzet e pesë vjet më pas nga Ohri, është e rëndësishme të mos harrojmë se rezultatet e saj nuk i përkasin vetëm një komuniteti apo një partie. Ato janë pjesë e transformimit të vetë shtetit.

Marrëveshja e Ohrit e forcoi shtetin unitar duke e bërë atë më demokratik. E bëri më të qëndrueshëm duke e bërë më gjithëpërfshirës. Dhe krijoi një bazë mbi të cilën vendi vazhdoi rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur Marrëveshjen e Ohrit si kërcënim për shtetin është kthim pas në një debat që historia tashmë e ka dhënë përgjigjen.

Sot, shqetësimi im nuk është vetëm për atë që është arritur, por edhe për atë që mund të humbet nëse harrojmë pse u deshën ndryshimet e vitit 2001.

Shqetësohem kur shoh përjashtim në përfaqësim, pengesa në përdorimin e gjuhëve, mospërfshirje në kulturë e në jetën publike apo përpjekje për t’i minuar ose relativizuar parimet mbi të cilat u ndërtua paqja. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Sepse shtetet nuk dobësohen nga barazia.

Shtetet dobësohen kur qytetarët e tyre fillojnë të ndihen të përjashtuar.

Maqedonia e Veriut që unë e kam besuar dhe për të cilën kam punuar është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, shtet unitar, demokratik, evropian dhe i ndërtuar mbi barazinë dhe respektin e ndërsjellë.

Shqiptarët kanë dhënë dhe do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në ndërtimin dhe forcimin e tij. Por, për këtë, duhet të ketë vullnet të përbashkët që secili qytetar ta ndiejë këtë vend si të vetin dhe çdo komunitet të shohë veten në institucionet e tij.

Në 35-vjetorin e pavarësisë, mesazhi im është i thjeshtë:

Ta ruajmë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe ta çojmë përpara.

Të mos kthehemi te politikat që ndajnë, por të ecim drejt një shteti që bashkon.

Sepse e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ndërtohet duke zvogëluar të drejtat e dikujt, por duke rritur besimin ndërmjet të gjithëve.

Urime 35-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Përpara, bashkë!
*********

Драги граѓани,

35-годишнината од независноста на Република Северна Македонија е момент да се потсетиме на патот по кој поминавме како држава и како општество, но и сериозно да размислиме каква држава сакаме да им оставиме на генерациите кои доаѓаат.

Оваа држава не е изградена за еден ден, ниту само од една заедница. Но, многу години, дел од нејзините граѓани, Албанците и другите немнозински заедници, не се чувствуваа како нејзин рамноправен дел. Уставните измени од 1989 година, начинот на кој беше воспоставен уставниот поредок на почетокот на 90-тите години, како и исклучувањето на Албанците и другите заедници од клучните процеси на создавањето на државата, создадоа длабок јаз меѓу државата и дел од нејзините граѓани.

Тоа беше историска неправда, но и неодржлив државен модел.

2001 година беше токму соочување со оваа реалност.

Охридскиот мировен договор не измени само одредени уставни одредби. Тој ја промени филозофијата на функционирањето на државата. Ја премести земјата од логиката на доминација на мнозинството кон принципот на соживот, еднаквост и заедничка одговорност.

Албанците не бараа друга држава. Напротив, се обврзаа заедно да ја градат оваа држава.

Оттогаш, патот не беше лесен. Интеграцијата на една заедница која со децении беше држена настрана од институциите, администрацијата, културата, образованието и јавниот живот не можеше да се случи преку ноќ. Беа потребни реформи, политички напори и, пред сè, промена на начинот на размислување.

Во овој процес, Демократската унија за интеграција го гледаше интегрирањето на Албанците и немнозинските заедници не како исклучување на некој друг, туку како градење на пофункционална, подемократска и поправедна држава.

Тоа е и суштината на Охридскиот мировен договор.

Дваесет и пет години по Охрид, важно е да не заборавиме дека неговите резултати не ѝ припаѓаат само на една заедница или на една партија. Тие се дел од трансформацијата на самата држава.

Охридскиот договор ја зајакна унитарноста на државата, правејќи ја подемократска. Ја направи постабилна, правејќи ја поинклузивна. И создаде основа врз која земјата продолжи по патот кон НАТО и Европската Унија.

Затоа, секој обид Охридскиот договор да се претставува како закана за државата е враќање назад во дебата на која историјата веќе го даде својот одговор.

Денес, мојата загриженост не е само за она што е постигнато, туку и за она што може да се изгуби доколку заборавиме зошто беа потребни промените од 2001 година.

Загрижува кога гледам исклучување во застапеноста, пречки во употребата на јазиците, неинклузивност во културата и јавниот живот или обиди за поткопување и релативизирање на принципите врз кои беше изграден мирот. Треба да бидеме внимателни.

Затоа што државите не се ослабуваат со еднаквост.

Државите се ослабуваат кога нивните граѓани почнуваат да се чувствуваат исклучени.

Северна Македонија во која јас верував и за која работев е држава на сите нејзини граѓани, унитарна, демократска и европска држава, изградена врз еднаквоста и меѓусебното почитување.

Албанците давале и ќе продолжат да даваат свој придонес во нејзиното градење и зајакнување. Но, за тоа е потребна заедничка волја секој граѓанин да ја чувствува оваа земја како своја, а секоја заедница да се препознава себеси во нејзините институции.

На 35-годишнината од независноста, мојата порака е едноставна:

Да го зачуваме она што го изградивме заедно и да го придвижиме напред.

Да не се враќаме кон политиките што разделуваат, туку да одиме кон држава што обединува.

Затоа што европската иднина на Северна Македонија не се гради со намалување на правата на некого, туку со зголемување на довербата меѓу сите.

Честита 35-годишнина од независноста на Република Северна Македонија!

Напред, заедно!

01/09/2026

Në këtë 1 Shtator, duke uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, kujtojmë edhe rrugën që kemi bërë së bashku ndër vite për arsimin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

Kemi investuar shumë për të avancuar arsimin, për të zgjeruar mundësitë dhe për të krijuar kushte që fëmijët tanë të arsimohen me dinjitet, në gjuhën e tyre dhe me perspektivë të barabartë për të ardhmen.

Sot kemi ende shumë punë për të bërë. Arsimi duhet të vazhdojë të përmirësohet, të modernizohet dhe të jetë në hap me kërkesat e kohës. Por njëkohësisht, duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë çdo të arritur të përbashkët.

Pas 25 vitesh rrugëtim përpara, askush nuk mund të na kthejë pas. Tentativat për të rikthyer probleme dhe dilema që i kemi tejkaluar janë të kota, sepse Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe qytetarët e saj kanë zgjedhur të ecin përpara.

Urime 1 Shtatori dhe shumë suksese në vitin e ri shkollor!

Paratë e destinuara për zgjerimin e rrugës “Hasan Prishtina” (rruga e Kaçanikut) ridestinohen për rrugën nëntokësore në ...
30/08/2026

Paratë e destinuara për zgjerimin e rrugës “Hasan Prishtina” (rruga e Kaçanikut) ridestinohen për rrugën nëntokësore në qendër të Shkupit. Kjo goditje vjen menjëherë pas mbylljes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Petar Zdravkoski – Penko” në Butel.

Të presim se çfarë do të ndodhë nesër, por durimit po i vjen fundi!

20/08/2026

BDI është e gatshme.

Le të shpërndahet Kuvendi.

Le të caktohet data.

Le të shkojmë në zgjedhje.

Nuk rrëzohet luani nga hienat! Kthehemi edhe më të fortë!Jo hakmarrjeve politike dhe proceseve të montuara! Mjaft!
13/08/2026

Nuk rrëzohet luani nga hienat! Kthehemi edhe më të fortë!

Jo hakmarrjeve politike dhe proceseve të montuara! Mjaft!

Arrin në 50 numri i punësimeve të shqiptarëve gjatë këtij mandati të VMRO-Vredi. Kanë mbetur edhe 2,450 punësime për t’u...
13/08/2026

Arrin në 50 numri i punësimeve të shqiptarëve gjatë këtij mandati të VMRO-Vredi. Kanë mbetur edhe 2,450 punësime për t’u realizuar që të arrihet premtimi i dhënë prej 2,500 punësimeve!

Informacioni i sotëm është se nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Nëse ky informacion, që del pikërisht në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, konfirmohet si i saktë, atëherë ky është ndoshta mesazhi më domethënës i këtij përvjetori. 25 vjet pas marrëveshjes që e vendosi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në themel të paqes, po rikthehemi te logjika e përjashtimit.
2 vite çmontim i barazisë!

Ftesë me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit!📅 13.08.2026📍 Hotel Alejsander Palace - S...
10/08/2026

Ftesë me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit!

📅 13.08.2026
📍 Hotel Alejsander Palace - Shkup
⏰ 18:00

Edhe pak dhe do të kthehemi aty ku ishim: me takat, bashkëqeverisës dhe vendimmarrës!
10/08/2026

Edhe pak dhe do të kthehemi aty ku ishim: me takat, bashkëqeverisës dhe vendimmarrës!

Address

Rr. Dizhon
Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nëndega “Dizhoni 1” - BDI / Çair posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share