Arben Fetai

Arben Fetai Deputy Prime Minister of North Macedonia

Vazhdimi i agjendës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Republikën e Maqedonisë së Veri...
28/02/2026

Vazhdimi i agjendës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u konkretizua me takimin në Kuvendin e RMV-së me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Ky takim shënoi moment të rëndësishëm të dialogut institucional ndërmjet dy vendeve tona, duke riafirmuar partneritetin strategjik, bashkëpunimin e qëndrueshëm parlamentar dhe përkushtimin e përbashkët ndaj perspektivës evropiane të rajonit.

Pata nderin që si nikoqir dhe pritës i tij, ta shoqëroj Presidentin Begaj edhe në këtë takim duke dëshmuar vullnetin tonë të qartë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e urave të bashkëpunimit politik, institucional dhe ekonomik.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë ndajnë më shumë se fqinjësi, ndajnë vizion të përbashkët për stabilitet, integrim evropian dhe zhvillim të qëndrueshëm në shërbim të qytetarëve tanë.

Dialogu i hapur dhe partneriteti i sinqertë mbeten themeli i rrugëtimit tonë të përbashkët.

Takimi mes Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski u zhvillua në frymë konstruktiv...
27/02/2026

Takimi mes Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski u zhvillua në frymë konstruktive, me dialog të hapur dhe përkushtim të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Biseda u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve politike, forcimin e partneritetit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, si dhe në krijimin e më shumë mundësive për qytetarët dhe bizneset.

Theks i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian, ku u nënvizua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes reciproke në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, u diskutua për bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe projektet infrastrukturore që lidhin vendet tona dhe rrisin konkurrueshmërinë e rajonit.

Si Zëvendëskryeministër, isha i pranishëm në këtë takim dhe kontribuova në diskutimet për prioritetet konkrete dhe hapat që duhet të ndërmarrim në periudhën në vijim, me synim që angazhimet e dakorduara të përkthehen në rezultate të prekshme.

Sot pata kënaqësinë të filloj ditën në atmosferë të hapur dhe miqësore, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajra...
27/02/2026

Sot pata kënaqësinë të filloj ditën në atmosferë të hapur dhe miqësore, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe me ish-Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Dita nisi me biseda të hapura dhe konkrete për temat që na bashkojnë dhe për hapat e radhës.

26/02/2026

Të nderuar qytetarë, miq dhe mbështetës të Aleancës për Shqiptarët dhe VLEN-it,
Sot dua t'ju drejtohem drejtpërdrejt, për t’ju njoftuar me vendime të rëndësishme që strukturat tona morën në mbledhjen për Kuvendin Themelues të Aleancës.
Ne, si pjesë e Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit VLEN, përfshirë anëtarët e Këshillit Koordinues, koordinatorët e degëve, funksionarët dhe mandatarët e zgjedhur, u mblodhëm sot për të analizuar zhvillimet politike në vend dhe sfidat që kemi përpara.
Në fokusin tonë të vazhdueshëm janë pritjet tuaja për të avancuar veprimin tonë politik, me qëllim forcimin dhe konsolidimin e përfaqësimit efektiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është vetëm një nevojë e kohës, por është edhe detyrim moral ndaj qytetarëve që na kanë besuar si VLEN.
Për këtë arsye, u thir një Kuvend për Themelim, i cili miratoi konceptin “Aleanca e Re”, si hap strategjik drejt një VLEN-i më të fuqishëm dhe të unifikuar.
Në funskion të riorganizimit dhe forcimit të brendshëm, kemi marrë vendime konkrete dhe me efekt të menjëhershëm:
1. Pezullimi i funksionimit të të gjitha organeve aktuale deri në një vendim të ri.
2. Shpallja e një moratoriumi të përkohshëm në të gjitha aktivitetet partiake.
3. Me shumicë votash, Kuvendi për Themelim më autorizoi që të zhvilloj negociatat e mëtejshme në kuadër të lidershipit të VLEN-it.
Synimi është i qartë: themelimi i VLEN-it si parti politike e vetme dhe e regjistruar, me shkrirje të partive themeluese, dhe në përputhje të plotë me parimet e barazisë, konsensualitetit, vlerave dhe orientimeve strategjike që kemi dakorduar bashkërisht deri më sot.
Ky proces nuk është fundi i ASH-së sonë, është hapi i ardhshëm drejt një forme të re të përfaqësimit tonë të përbashkët në VLEN.
Ne jemi kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, dhe tani po hedhim hapin vendimtar për ta kthyer këtë koalicion në subjekt politik të unifikuar.
Qytetarët shqiptarë meritojnë një forcë të bashkuar, transparente dhe efektive, e jo ndarje të reja që i shërbejnë vetëm atyre që duan të ruajnë regjimin e vjetër.
Do të vazhdoj të punoj me përgjegjësi të plotë, me transparencë dhe në frymën e unitetit, për të arritur këtë qëllim sa më shpejt dhe sa më mirë.
Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Momente të mbushura me krenari dhe emocion nga nderimi i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin S...
26/02/2026

Momente të mbushura me krenari dhe emocion nga nderimi i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin Skënderbeu në Shkup, ku së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, funksionarë të VLEN dhe Kryetarin e Komunës te Çairit, vendosëm kurorë me lule pranë shtatores së tij, duke u përkulur me respekt para madhështisë së veprës dhe sakrificës që frymëzon breza të tërë shqiptarësh.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në cilësinë e Zëvendëskryeministrit, të jem nikoqir kryesor në pritjen e Pr...
26/02/2026

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në cilësinë e Zëvendëskryeministrit, të jem nikoqir kryesor në pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë gjithë vizitës së tij zyrtare, do ta shoqëroj nga takimet institucionale e deri në ceremoninë e përcjelljes, me përkushtimin maksimal për ta bërë këtë vizitë sa më të frytshme dhe domethënëse për të dy vendet tona.

E konsideroj këtë vizitë moment të rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona vëllazërore dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, kultura dhe integrimi evropian.

Besoj fuqishëm se përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të sinqertë do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve tanë dhe të gjithë rajonit.

Mirënjohës për këtë vizitë dhe për angazhimin e përbashkët drejt një të ardhmeje edhe më të afërt mes nesh.

25/02/2026

Ligji aktual nuk përcakton qartë se në cilën gjuhë mbahet provimi i jurisprudencës. Praktikisht supozohet automatikisht maqedonishtja, por askund nuk ndalohet shqipja.

Qeveria po ndërmerr hapa konkretë për ta qartësuar ligjin dhe për të garantuar që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën. Barazia nuk do te lihet në mëshirë të interpretimeve siç është bërë në të kaluarën.

22/02/2026

Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë.

Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato.

Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Njëkohësisht, shpreh respektin tim për futbollistët dhe stafin e Bashkimit për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e treguar. Kjo qasje meriton admirim dhe është shembull se si duhet të sillet sporti ynë.

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga drejtori i Agjencisë p...
20/02/2026

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, isha pjesë e aktivitetit të organizuar nga drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani.

Bashkëjetesa shumëgjuhëshe është vlerë e shoqërisë sonë dhe standard që duhet mbrojtur me vendosmëri institucionale sepse gjuha nuk është thjesht mjet komunikimi është identitet, është e drejtë dhe është obligim institucional.

Gjuha shqipe u ka mbijetuar sfidave ndër vite; sot detyra jonë është ta zbatojmë me korrektësi dhe dinjitet në çdo institucion, në arsim, administratë dhe media.
Respektimi i gjuhës është respektim i qytetarëve.

20/02/2026

7 ministra shqiptar kanë qëndruar në ministri të Drejtësisë dhe nuk e kanë parë të rrugës të rregullojnë një problem bazik.

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Arben Fetai posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Arben Fetai:

Share