17/08/2025
❤️
👑👑👑
Vizita në konakun e Abdulla Alilit – Dullës, në Gazi Babë, ishte një takim i sinqertë me njerëz që flasin qartë dhe presin zgjidhje konkrete, jo premtime boshe.
Banorët e kësaj lagjeje i njohin shumë mirë nevojat e tyre. Asnjë nga kërkesat nuk është abstrakte, të gjitha janë të matshme, të realizueshme dhe absolutisht të domosdoshme për një standard më të mirë të jetesës.
Abdullahu, bashkë me banorët e Gazi Babës, i artikuluan këto kërkesa me seriozitet dhe drejtësi. Kjo mënyrë e të folurit pa ekuivokë është edhe baza e angazhimit tonë: të kalojmë nga fjalët në zbatim, nga retorika në projekte që shihen dhe ndihen.
Kjo vizitë nuk ishte një ndalesë e zakonshme e fushatës, ishte një moment i rëndësishëm për të kanalizuar energjinë dhe kërkesat e qytetarëve drejt veprimit konkret. Dhe pikërisht këtë do ta bëjmë.