BDI Dega Karposh-Nerez

BDI Dega Karposh-Nerez Bashkimi Demokratik per Integrim - "BDI Dega Karposh - Nerez"

Të nderuar,Kemi kënaqësinë t’ju ftojm të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së, Dega Karposh, që do të mbahet të m...
14/06/2026

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojm të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së, Dega Karposh, që do të mbahet të mërkurën, në ora 20:00, në Nerez të Poshtëm.

Mirë se vini!

THEMELOHET NËNDEGA TAFTALIXHE NË DEGËN E BDI-SË KARPOSHSonte u themelua Nëndega e Taftalixhes në kuadër të Degës së BDI-...
08/06/2026

THEMELOHET NËNDEGA TAFTALIXHE NË DEGËN E BDI-SË KARPOSH

Sonte u themelua Nëndega e Taftalixhes në kuadër të Degës së BDI-së në Karposh, një hap i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona organizative, si dhe në avancimin e përfaqësimit dhe zërit të shqiptarëve në këtë pjesë të qytetit.

Me votë unanime u zgjodh:

Samir Hyseni – Kryetar

Urojmë kryetarin e posa zgjedhur për besimin e marrë dhe i dëshirojmë shumë sukses në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Samir Hyseni është një emër i njohur për përkushtimin dhe angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve. Ai ka shkruar histori duke qenë drejtori i parë shqiptar i Ndërmarrjes Publike Deponia “Drislla”, një arritje me rëndësi të veçantë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, që dëshmoi se me punë, profesionalizëm dhe vendosmëri mund të thyhen barrierat dhe të hapen rrugë të reja për përfaqësim të denjë institucional.

Besojmë se me vizionin, përvojën dhe përkushtimin e tij, Nëndega e Taftalixhes do të jetë një shembull i organizimit, unitetit dhe veprimit politik në shërbim të interesave kombëtare dhe qytetare.

Taftalixhja po organizohet. Rruga jonë vazhdon me më shumë energji, krenari, unitet dhe përkushtim për të ardhmen e shqiptarëve!

THEMELOHET NËNDEGA KARPOSH NË DEGËN E BDI-SË KARPOSHSonte u themelua Nëndega e Karposh*t në kuadër të Degës së BDI-së në...
08/06/2026

THEMELOHET NËNDEGA KARPOSH NË DEGËN E BDI-SË KARPOSH

Sonte u themelua Nëndega e Karposh*t në kuadër të Degës së BDI-së në Karposh, një hap i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona organizative.

Me votë unanime u zgjodh:

Halil Elezi – Kryetar

Urojmë kryetarin e posa zgjedhur për besimin e marrë dhe i dëshirojmë shumë sukses në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Besojmë se me përkushtim, vizion dhe punë të palodhshme do të kontribuojë në fuqizimin e degës dhe në avancimin e interesave të qytetarëve.

Karposhi po organizohet. Rruga jonë vazhdon me më shumë energji, unitet dhe përkushtim!

FORMOHET NËNDEGA “NEREZ I MESËM” NË KARPOSHSonte u formua nëndega Nerez i Mesëm në Karposh, një hap i fuqishëm drejt rio...
03/06/2026

FORMOHET NËNDEGA “NEREZ I MESËM” NË KARPOSH

Sonte u formua nëndega Nerez i Mesëm në Karposh, një hap i fuqishëm drejt riorganizimit dhe dinamizimit të strukturave tona.

Me votë unanime u zgjodhën:
Abdullah Demiri – Kryetar
Ferat Jasharov – Nënkryetar
Ali Rexhep– Sekretar

Urojmë sukses ekipit të ri, me energji të re, vendosmëri dhe fokus në rezultate konkrete për qytetarët!

Nerezi i Mesëm po organizohet. Rruga jonë vazhdon me më shumë energji, unitet dhe përkushtim.

FORMOHET NËNDEGA “NEREZ” NË KARPOSHSonte u formua nëndega më e madhe e BDI-së në Karposh, një hap i fuqishëm drejt riorg...
11/05/2026

FORMOHET NËNDEGA “NEREZ” NË KARPOSH

Sonte u formua nëndega më e madhe e BDI-së në Karposh, një hap i fuqishëm drejt riorganizimit dhe dinamizimit të strukturave tona.

Me votë unanime u zgjodhën:
Metin Rush*ti – Kryetar
Enis Osmani – Nënkryetar
Metin Ismaili – Sekretar

Urojmë sukses ekipit të ri, me energji të re, vendosmëri dhe fokus në rezultate konkrete për qytetarët!

Karposhi po lëviz. BDI po forcohet

08/04/2026

🔥 Rinia është forca që e formëson të ardhmen!

Nëse ke ambicie për të ndikuar, për të mësuar dhe për të qenë pjesë e proceseve që e çojnë vendin përpara, kjo është mundësia jote!

🎓 Akademia Politike e BDI-së hap dyert për të rinjtë e motivuar, vizionarë dhe të gatshëm për të bërë ndryshimin.

📚 Programi ynë përfshin module të strukturuara profesionalisht, të cilat do të trajtojnë tema thelbësore dhe të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë, nga politika publike, lidershipi dhe komunikimi strategjik, deri te proceset integruese dhe zhvillimi demokratik.

👨‍🏫 Ligjëratat do të mbahen nga ligjërues eminentë dhe profesionistë të fushave përkatëse, duke ofruar njohuri praktike dhe perspektivë reale mbi sfidat dhe mundësitë e kohës sonë.

⏳ Aplikimi fillon sot dhe zgjat 20 ditë, deri më 28 prill.

📩 Apliko tani në:
https://forms.gle/y57QRwMjK1xqYShY9

Per çdo pyetje na shkruani në email :
[email protected]

🚀 Mos e humb këtë mundësi për të investuar në veten dhe të ardhmen tënde!

📲📲 Na ndiqni për më shumë informacione dhe përditësime:

Facebook: https://www.facebook.com/share/1CebJJHjmA/?mibextid=wwXIfr

Facebook: https://www.facebook.com/share/1CNys2vZuo/

Instagram: https://www.instagram.com/akademiapolitike.bdi?utm_source=qr

TikTok: https://www.tiktok.com/.bdi?_r=1&_t=ZS-95MegCzr3K9

02/04/2026

LETER E HAPUR

20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajrami!
Me rastin e kësaj feste të madhe, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Karposh ju uron të gjithë besimtarëve paqe, shëndet dhe mirëqenie.
Le të shërbejë kjo ditë si moment solidariteti, respekti dhe bashkimi për të gjithë qytetarët.

11/03/2026

BDI: Dorëheqje e menjëhershme e Kostadinovskit

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj deklaratave skandaloze dhe të papranueshme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski. Me qëndrimet e tij të djeshme dhe me një seri vendimesh gjatë dy viteve të fundit, ai ka dëshmuar se ky institucion është shndërruar në një mjet politik për të minuar çdo arritje që buron nga Marrëveshja e Ohrit.

Deklaratat e tij për çështjen e projektit “Safe City”, sipas të cilave porositë SMS duhet të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkohë që mund të dërgohen edhe në anglisht, por jo në shqip, përbëjnë një akt të hapur diskriminimi dhe një shkelje të rëndë të frymës dhe të vetë Kushtetutës së shtetit. Me këtë veprim, kryetari i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që tejkalon kompetencat e tij, por ndërhyn brutalisht në rendin juridik dhe në marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Edhe një herë u dëshmua se gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk në këtë gjykatë u mbivotuan, duke rikthyer praktika që i kujtojnë opinionit publik kohët më të errëta të viteve të nëntëdhjeta.

BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Darko Kostadinovskit dhe të çdo gjyqtari që ndan të njëjtat qëndrime diskriminuese për këto dy vite me majorizim. Përndryshe, prej sot e tutje ai do të mbajë përgjegjësi të plotë për çdo pasojë që mund të prodhohet në planin e marrëdhënieve ndëretnike. Ne do të veprojmë dhe do të kërkojmë përgjegjësi për këto qëndrime, të cilat nuk janë të rastësishme dhe as të sotme, por janë ndërtuar sistematikisht gjatë dy viteve të fundit.

Sjellja e tij përfaqëson shembullin klasik të një ushtari partiak që është i gatshëm të vërë në flakë një shtet të tërë për interesa të ngushta.

Prandaj e pyesim publikisht:

A ia vlen të ndezësh shtetin vetëm e vetëm që bashkëshortja juaj të avancohet nga gjykata themelore në gjykatën e apelit?
A ia vlen të rrënosh shtetin dhe Kushtetutën vetëm që, pasi të përfundojë mandati juaj, të gjeni strehim akademik si profesor në Universiteti Goce Dellçev, ndërkohë që në universitetin e Shkupit ju janë mbyllur dyert?
A flini i qetë me gjithë këto shkelje që burojnë nga keqpërdorimi i pozitës suaj zyrtare?

Mbaje mend, Kostadinovski: për këto veprime do të përgjigjesh – herët a vonë, por do të përgjigjesh.

Bashkëpërgjegjës për këto veprime antikushtetuese dhe antiligjore të Kostadinovskit dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese është edhe VREDI, të cilët janë pa takat e pa zë. Përgjegjësisë nuk do të mund t’i ikni.

BDI mbetet e vendosur në mbrojtje të rendit kushtetues, të barazisë dhe të frymës së bashkëjetesës në vend. Çdo përpjekje për të cenuar këto parime do të marrë përgjigjen e duhur politike dhe demokratike.

26/02/2026

🇦🇱

Address

Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI Dega Karposh-Nerez posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share