BDI - Shtabi Zgjedhor Lagje Hasanbeg

BDI - Shtabi Zgjedhor Lagje Hasanbeg Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from BDI - Shtabi Zgjedhor Lagje Hasanbeg, Political organisation, Skopje.

Pse VLEN frigohen kaq shume prej Mickoskit?
11/06/2026

Pse VLEN frigohen kaq shume prej Mickoskit?

11/06/2026
24/05/2026

E uroj nga zemra kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ardian Gjini.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e pluralizmit politik në Republikën e Kosovës, si një forcë shtetformuese që ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit.

AAK, si parti që në ADN-në e saj ka çështjen kombëtare, ndërtimin e shtetit dhe orientimin euro-atlantik drejt NATO-s dhe BE-së, ka ruajtur për dekada këtë qëndrim të qartë dhe të palëkundur, nën udhëheqjen e themeluesit të saj, z. Ramush Haradinaj.

Jam i bindur se edhe z. Gjini, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në të mirë të AAK-së dhe të Republikës së Kosovës.

Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të re!

24/05/2026

Sot shënojmë një çerek shekulli nga një prej ditëve më të rënda dhe më të dhimbshme në kujtesën tonë nga viti 2001.

Si çdo maj, edhe sot përulemi me respekt para martirëve të kombit, duke kujtuar të rënët e familjes Zymberi nga fshati Sllupçan, një masakër që tronditi thellë çdo familje shqiptare.

Sakrifica e familjes Zymberi dëshmoi para shqiptarëve dhe mbarë botës se liria dhe nderi mbrohen me çdo çmim, nga më i moshuari deri tek fëmija në djep.

Dhimbja dhe humbja e tyre mbeten pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe kujtesë e përhershme për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme familjes Zymberi!

24/05/2026

BDI: Nga luksi në Mavrovë deri te bilbordet në qendër të Shkupit: Kush po i reklamon apartamentet e Nedim Ramës?

Derisa opinioni ende pret përgjigje se si drejtori i NOMAGAS, Nedim Rama, nga biznesi rent-a-car arriti deri te apartamentet luksoze në Mavrovë, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë pronë në KSHPK, sot hapim edhe një pyetje tjetër të rëndësishme - rrjetin mediatiko-biznesor që qëndron pas promovimit dhe mbrojtjes së këtij kapitali.

Të rikujtojmë se, sipas dokumenteve publike dhe fletëve pronësore, Nedim Rama dhe L.H. lidhen me patundshmëri në Mavrovë, përkatësisht me apartamente të vendosura në një kompleks atraktiv turistik.

Bëhet fjalë për pronë që në publik promovohet si akomodim luksoz, ndërsa ngre pyetje serioze për prejardhjen e kapitalit, sidomos duke pasur parasysh se një drejtor i një kompanie shtetërore nuk ka deklaruar asnjë pronë në fletën anketuese pranë KSHPK-së.

Por historia nuk mbaron këtu.

Përveç se ndajnë pronë të përbashkët në Mavrovë sipas fletës pronësore, L.H. përmes kompanisë “Vision Media” reklamon pikërisht apartamentet e Nedim Ramës.
Dhe jo kudo!

Reklamat transmetohen në qendrën më të frekuentuar të Shkupit - në video-bim digjital në sheshin “Maqedonia”, hapësirë me dukshmëri dhe ndikim të jashtëzakonshëm.

“Vision Media” është kompani për reklamim digjital në pronësi të L.H. dhe “Strato Consulting”. Ndërsa pronar i “Strato Consulting” është B.M. - themelues i një portali të afërt me Izet Mexhitin.
Pikërisht ai portal është një nga mediat që reklamohet vazhdimisht në këto video-bime.

Dhe këtu shtrohet pyetja: A bëhet fjalë për bashkëpunim të rastësishëm biznesor apo për një rreth të mbyllur ndikimi biznesor, mediatik dhe politik?

Sepse dokumentet tregojnë diçka shumë interesante. Sipas raportit të përgjithshëm financiar me specifikim të të hyrave dhe shpenzimeve nga llogaria transaksionale për zgjedhjet lokale të vitit 2025, koalicioni VLEN shumicën e mjeteve për reklamim në ueb-portale ia ka paguar pikërisht këtij portali. Për hapësirë reklamuese, portali ka marrë 580.820 denarë.

Prandaj sot opinioni ka të drejtë të pyesë:

Sa të ardhura reale realizon Nedim Rama nga dhënia me qira e apartamenteve luksoze në Mavrovë? A munden këto të ardhura ta arsyetojnë këtë fushatë të shtrenjtë dhe intensive reklamuese në një nga lokacionet më të ekspozuara dhe më të kushtueshme në qendër të Shkupit?

A deklarohen dhe tatimohen rregullisht sipas ligjit të ardhurat nga dhënia me qira e apartamenteve luksoze në Mavrovë apo bëhet fjalë për praktika që mund të nënkuptojnë punë në dëm të buxhetit shtetëror?

Nga cilat burime financohet ky reklamim dhe a qëndron pas tij një model klasik biznesi apo diçka shumë më e gjerë - një rreth i mbyllur interesash financiare, mediatike dhe politike?

A janë apartamentet luksoze në Mavrovë vetëm biznes turistik - apo pjesë e një rrjeti më të gjerë ndikimi, parash dhe lidhjesh politike?

Dhe në fund - kush qëndron pas kapitalit, ndikimit dhe mbështetjes mediatike që sillet rreth Nedim Ramës?

U bëjmë thirrje institucioneve të mos heshtin. Presim që rrjedhat financiare, lidhjet pronësore dhe raportet politiko-mediatike të hetohen në detaje.

Qytetarët meritojnë përgjigje.

19/05/2026

Reagim ndaj deklaratave skandaloze dhe relativizimit të gjuhës shqipe nga Bilall Kasami

Bilall Kasami sonte në media në Shqipëri deklaroi se çështja e studentëve është “pjesërisht” e zgjidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Jo Bilall, jo pjesërisht, por tërësisht dhe në çdo nivel.

Ligji është i qartë, detyrues dhe nuk lë hapësirë për interpretime politike sipas interesit tuaj të ditës. Nëse ti nuk ke forcë politike apo vullnet për ta zbatuar, kjo nuk do të thotë se e drejta nuk ekziston. Përkundrazi, ligji ka fuqinë e vet detyruese dhe askush nuk ka të drejtë ta relativizojë atë që është detyrim juridik i shtetit.

Manipulon kur thua se “një ligj e njeh të drejtën e studentëve, ndërsa një ligj tjetër jo”, duke aluduar në ligjin për provimin e jurisprudencës. Kjo është sërish e pavërtetë. Ligji për Gjuhët është lex specialis dhe prevalon në këtë çështje.

Edhe më shqetësues është pretendimi yt për “ndryshime të reja ligjore për harmonizim”. Kjo nuk është zgjidhje, kjo është kapitulim politik para moszbatimit të ligjit, si dhe dëshirës dhe aspiratave të partnerit qeveritar.

Kur një ligj special garanton një të drejtë, nuk negociohet zbatimi i saj me “harmonizime” të pafundme, sepse kështu e shndërroni të drejtën në favor politik që mund të jepet ose merret sipas qejfit të pushtetit. Kjo logjikë vetëm e dobëson pozitën juridike të gjuhës shqipe dhe hap rrugë për relativizim edhe më të madh nesër.

Për çfarë dakordësie me Kryeministrin flet kur ligji është obligativ? Që nga kur kërkohet leje politike për zbatimin e ligjit, madje edhe nga kryeministri? A duhet negociatë për diçka që shteti e ka për detyrim ta zbatojë? Të flasësh për “modalitete zgjidhjeje” aty ku ekziston normë e qartë juridike nuk është kompromis, është tallje me qytetarët, me studentët dhe me vetë konceptin e shtetit.

Askush nuk pret prej jush mrekulli politike se nuk keni kapacitet këtë e din të gjithë, por të paktën mos e devalvoni një nga të arriturat më të rëndësishme politike dhe juridike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Të drejtat nuk mbrohen duke i relativizuar, por mbrohen duke i zbatuar.

Thoni se të drejtat janë fituar nga kryengritja e vitit 2001, por tani duhet “vullnet politik” për t’i zbatuar. Çfarë nënkupton kjo? Se ligjet vlejnë vetëm kur dikush është në vullnet t’i zbatojë? Se të drejtat e shqiptarëve janë me afat, me kushte dhe me negociata të përhershme? Shteti juridik nuk funksionon me vullnet individual apo pazare politike, por me detyrime ligjore.

Kur thua se debati do të kthehet në institucione dhe në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për të diskutuar “modalitetet e zgjidhjes”, kjo është zvarritje e qëllimshme dhe ikje nga përgjegjësia. Studentët nuk kanë dalë në protestë për të hapur debate të reja politike, por për të kërkuar zbatim të një të drejte ekzistuese. Ata nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë respektimin e ligjit.

E vërteta është se organizatorë të protestës janë vetë studentët, jo partitë politike. Dhe kjo është pikërisht ajo që ju frikëson: një revoltë autentike qytetare që nuk kontrollohet nga askush. Në protestë morën pjesë përfaqësues nga pothuajse të gjitha partitë në vend, përveç VLEN-it, Stoillkoviqit, Fillkovit dhe partnerëve të tyre politikë.

Ndërkohë, përballë Fillkovit që hapur pengon përdorimin e gjuhës shqipe, zbulohet tërësisht pafuqia juaj politike. Sa herë dilni para opinionit duke pretenduar se “është gjetur zgjidhje”, pikërisht Fillkovi ju demaskon publikisht. Njëri premton, tjetri mohon. Njëri deklaron sukses, tjetri bllokon. Ky nuk është koordinim qeverisës, kjo është poshtërim politik publik.

Ironia bëhet edhe më e rëndë kur Bilall Kasami kritikon përfaqësuesit e shtetit shqiptar, ndërsa vetë si pjesë e qeverisë pret me nderime Millorad Dodikun, i mundëson Vuçiqit organizime partiake në Maqedoni dhe lejon depërtimin e agjendës së “botës serbe” në çdo pore institucionale. Është paradoksale të sulmosh Tiranën, ndërsa hesht para politikave që relativizojnë interesin shqiptar brenda vetë shtetit.

Turp është pak për ta përshkruar këtë qasje. Kjo nuk është mbrojtje e të drejtave të shqiptarëve, kjo është nënshtrim politik ndaj atyre që çdo ditë e kontestojnë gjuhën shqipe .

19/05/2026
18/05/2026

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BDI - Shtabi Zgjedhor Lagje Hasanbeg posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share