Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

(Numri Emergjent: +38975448220)

16/09/2026
Zyra e Konsullit të Nderit në Strugë në lokacion të ri Ambasadori Qehaja së bashku me Konsullin e Nderit të Republikës s...
15/09/2026

Zyra e Konsullit të Nderit në Strugë në lokacion të ri

Ambasadori Qehaja së bashku me Konsullin e Nderit të Republikës së Kosovës për qarkun konsullor Strugë z. Arsim Papraniku vizituan lokacionin e ri të Zyrës së Konsullit të Nderit në Strugë.

Zyrja e re ka një pozicion të rëndësishëm në pjesën qendrore të qytetit që gërsheton lumin e Drinit me Liqenin e Ohrit.

Përtej aspektit simbolik, lokacioni i ri do të funksionalizohet në vazhdën e riorganizimit të prezencës në qytetin e Strugës.

14/09/2026

🇲🇰🇽🇰Për Kosovën një faqe e re, për miqësinë tonë një vazhdim.

Në ditën e parë të punës së Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, telefonova mikun tim, Kryeministrin Albin Kurti, për t’i përcjellë urimet e mia të përzemërta për mandatin e ri dhe për t’i uruar suksese Qeverisë Kurti 4.
Uroj që ky mandat të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës, forcim të institucioneve dhe vlerave demokratike, si dhe hapa të rinj drejt zhvillimit dhe integrimit europian.
Riafirmuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona, në frymën e lidhjeve vëllazërore, fqinjësisë së mirë dhe interesit të përbashkët. Miqësia dhe bashkëpunimi ynë institucional janë garanci se e ardhmja do të na gjejë më të fortë dhe bashkë në rrugën europiane.

_____

🇲🇰🇽🇰 За Косово нова страница, за нашето пријателство продолжение.
На првиот работен ден на новата Влада на Република Косово, му се јавив на мојот пријател, премиерот Албин Курти, за да му упатам најсрдечни честитки за новиот мандат и да посакам успех на Владата на Курти 4.
Посакувам овој мандат да донесе добри резултати за граѓаните на Косово, зајакнување на институциите и демократските вредности, како и нови чекори кон развојот и европската интеграција.
Потврдивме дека ќе продолжиме со соработката меѓу нашите две земји, во духот на братските врски, добрососедството и заедничкиот интерес. Нашето пријателство и институционалната соработка се гаранција дека иднината ќе нè најде посилни и заедно на европскиот пат.

13/09/2026

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në emrin tim personal, i uroj Kryeministrit Albin Kurti votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Ky është një hap i rëndësishëm për konstituimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së re u uroj shumë suksese në përgjegjësinë e tyre dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.

Si vende mike dhe vëllezërore, Maqedonia e Veriut dhe Kosova vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të veçanta dhe interesa të përbashkëta, prandaj besoj edhe në vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat.

Urime dhe shumë suksese!

Me rastin e fillimit te vitit të ri shkollor, Ambasadori Qehaja vizitoi Shkollën Fillore “Liman Kaba” në fshatin Luboten...
11/09/2026

Me rastin e fillimit te vitit të ri shkollor, Ambasadori Qehaja vizitoi Shkollën Fillore “Liman Kaba” në fshatin Luboten të Komunës së Butelit. Gjatë kësaj vizite Ambasadori Qehaja u mirëprit nga Drejtoresha e shkollës znj. Ajfer Dibrani, Kryetari i Komunës së Butelit z. Darko Kostovski dhe përfaqësues të tjerë nga shkolla e Komuna e Butelit.

Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Qehaja u njoftua lidhur me nisjen e vitit shkollor me ç’rast pati rastin të bashkëbisedoj me nxënësit e klasës së IX dhe mësimdhënësit. Ai përcolli urimet më të mira me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Ambasadori Qehaja u interesua edhe lidhur me fshatin Luboten dhe potencialin zhvillimor të kësaj zone e ku u informua nga Kryetari i Komunës Kostovski.

Gëzuar 35 vjetori i pavarësisë Maqedoni e Veriut. Среќна 35-годишнина од независноста на Северна Македонија.🇽🇰🤝🇲🇰
08/09/2026

Gëzuar 35 vjetori i pavarësisë Maqedoni e Veriut.

Среќна 35-годишнина од независноста на Северна Македонија.

🇽🇰🤝🇲🇰

Falenderojmë autoritetet relevante të 🇲🇰 për reagim emergjent me helikopter në shuarjen e zjarreve në fshatin Krivenik t...
03/09/2026

Falenderojmë autoritetet relevante të 🇲🇰 për reagim emergjent me helikopter në shuarjen e zjarreve në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, përgjatë brezit kufitar.

Reagimi emergjent me këtë kapacitet ajror erdhi si kërkesë e autoriteteve lokale e qendrore të 🇽🇰 me ç’rast mbështetja u vu në dispozicion në afat rekord dhe me impakt të menjëhershëm.

Shprehim konsideratë për MPB e 🇲🇰 e sidomos për Drejtorin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave z. Muhamed Ali

🇽🇰🤝🇲🇰

27/08/2026

Sot ari është i Kosovës!🥇

Donjeta Sadiku shpallet kampione dhe i sjell Kosovës medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026!
Një tjetër moment krenarie dhe dëshmi e punës, talentit dhe përkushtimit të sportisteve tona. Urime Donjeta! 🇽🇰🏆

27/08/2026

Address

Улица Самоилова 136, Скопје, Северна Македонија
Skopje
1103

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 15:30

Telephone

+38923290320

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share