Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI http://www.bdi.mk Bashkimit Demokratik për Integrim është partia më e madhe politike e shqiptarëve në Maqedoni dhe pasardhëse e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.

Që nga themelimi, BDI ka fituar të gjitha proceset zgjedhore në vend, përfshirë ato parlamentare, lokale dhe presidenciale

15/06/2026

BDI: Afrim Gashi, modeli më i qartë i servilit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sjellja politike e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është shndërruar në shembullin më të qartë të servilizmit politik dhe të mungesës së dinjitetit në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.

Në intervistën e tij të fundit për një medium në gjuhën maqedone, Gashi deklaroi se “as nuk e ka vërejtur” që llogaridhënien e tij si Kryetar i Kuvendit e kishte shkruar në fillim në gjuhën shqipe e pastaj në ate maqedone dhe madje u përpoq të arsyetohej duke lënë të kuptohet se distancohet nga ai veprim. Një deklaratë e tillë nuk është shenjë modestie, por përkulje e qartë para presioneve politike dhe mohim i një të drejte legjitime të garantuar me ligj.

Ky nuk është rasti i parë kur Afrim Gashi ndryshon qëndrim për t’iu përshtatur rrethanave politike. Vetëm pak kohë më parë ai deklaroi se Kosovën e konsideron vendlindjen e tij, ndërsa më pas, përballë kritikave dhe qortimeve politike, u tërhoq nga ajo deklaratë, duke argumentuar se për të bindjet zgjasin aq sa lejojnë interesat e momentit dhe aq sa janë të mjaftueshme për ta mbajtur pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Po ashtu, deklarata e tij se Marrëveshja Paqësore e Ohrit u është “imponuar maqedonasve” është jo vetëm e papranueshme, por edhe një relativizim i një marrëveshjeje historike që siguroi paqen, stabilitetin dhe barazinë ndëretnike në vend. Në vend që ta mbrojë si themel të rendit kushtetues, ai zgjedh ta paraqesë përmes narrativave që cenojnë frymën e saj.

Për BDI-në, përdorimi i gjuhës shqipe, afirmimi i identitetit kombëtar dhe mbrojtja e të drejtave të fituara e të garantuara nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk janë çështje për të cilat kërkohet falje dhe as tema nga të cilat duhet të tërhiqesh apo të manifestosh rezerva për të fituar simpati politike dhe për ta mbajtur karrigen e Kryetarit të Kuvendit.

Shqiptarët meritojnë përfaqësues që qëndrojnë me dinjitet përballë çdo presioni dhe që mbrojnë vlerat e tyre pa hezitim. Fatkeqësisht, Afrim Gashi po dëshmon të kundërtën! Po dëshmon se për të, servilizmi është bërë metodë e të vepruarit politik, ndërsa tërheqja nga parimet është kthyer në model sjelljeje.

KUNDËRREAGIM PËR MEDIABDI: Kur mungojnë argumentet, VLEN tenton ta zhvendosë vëmendjen me shpifje dhe retorikë politikeD...
14/06/2026

KUNDËRREAGIM PËR MEDIA

BDI: Kur mungojnë argumentet, VLEN tenton ta zhvendosë vëmendjen me shpifje dhe retorikë politike

Deklaratat e fundit të VLEN-it janë një përpjekje e qartë për ta larguar vëmendjen e opinionit nga realiteti: se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk është krijuar prej tyre, por është projekt i nisur, financuar dhe proceduar gjatë qeverisjes së BDI-së.

Në vend që të japin përgjigje pse u humbën dy vite me vonesa, rishikime dhe propagandë, ata zgjedhin të rikthehen te insinuata dhe akuza të pabazuara për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin e autostradës. Kjo është një taktikë e njohur politike: kur mungojnë rezultatet dhe argumentet, tentohet të dominojë debati me shpifje.

Faktet janë të qarta. Trasa, projekti dhe procedurat për autostradën Shkup-Bllacë janë vendosur shumë më herët dhe sot po realizohen mbi themelet e krijuara në atë periudhë. Qytetarët e dinë se infrastruktura nuk ndërtohet me konferenca për shtyp, por me planifikim, projekte dhe vendime institucionale.

Po aq i pabazë është edhe pretendimi se korrupsioni është zhdukur me ardhjen e tyre në pushtet. Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me slogane politike, por me institucione të pavarura, transparencë dhe llogaridhënie për çdo funksionar, pa dallim.

BDI nuk do të bjerë në grackën e debatit të mbushur me etiketime personale dhe akuza pa prova. Ne do të vazhdojmë të flasim me fakte dhe të mbrojmë interesin publik.

Në vend të propagandës dhe përpjekjeve për të rishkruar historinë, VLEN duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse projektet e trashëguara prezantohen si arritje të reja dhe pse energjia e tyre shpenzohet në sulme politike, në vend që të përshpejtohet realizimi i investimeve që presin qytetarët.
Në vend që të harxhojnë kohë duke prodhuar narrativa dhe sulme politike ndaj BDI-së, drejtuesit e VLEN-it duhet të jenë shumë më kërkues ndaj vetes dhe të përqendrohen në realizimin e premtimeve që u kanë dhënë qytetarëve. Ata u votuan për të zbatuar programin e tyre, jo për të kërkuar vazhdimisht justifikime dhe për të zhvendosur debatin drejt temave që nuk i zgjidhin problemet reale të qytetarëve. Përgjegjësia e tyre matet me rezultatet që arrijnë sot, jo me akuzat që drejtojnë ndaj të tjerëve. Deri sot janë vetëm një НИШТО.

14/06/2026

Le të bëhet hetim ndërkombëtar për çdo funksionar, e jo procese të ndikuara politikisht

KUMTESË PËR MEDIABDI: Dy vjet vonesa, propagandë dhe tentativa për ta devijuar autostradën Shkup- Bllacë, kurse sot lavd...
14/06/2026

KUMTESË PËR MEDIA

BDI: Dy vjet vonesa, propagandë dhe tentativa për ta devijuar autostradën Shkup- Bllacë, kurse sot lavdërohen me projektin që ne e krijuam dhe e mbrojtëm

Sot po prezantohet fillimi i punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Shkup- Bllacë. Është lajm i mirë për qytetarët dhe për lidhjen strategjike me Kosovën. Por opinioni publik meriton ta dijë të vërtetën: ky është një projekt i konceptuar, projektuar, financuar dhe mbrojtur nga qeveria e udhëhequr nga BDI.

Në kohën kur studimet fillestare e vlerësonin se një autostradë nuk ishte ekonomikisht e arsyeshme, BDI mori një vendim strategjik dhe politik që Bllaca, si porta kryesore drejt Kosovës dhe pjesë e Korridorit 8, të lidhej me Shkupin përmes një autostrade moderne dhe jo përmes një rruge të zakonshme magjistrale.

Për këtë projekt u siguruan 20 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, u përgatit dokumentacioni teknik nga kompania amerikane Hill, u realizuan procedurat e projektimit për një terren kompleks me ura, viadukte dhe tunele, u nis procesi i shpronësimeve dhe u sigurua financimi ndërkombëtar për vazhdimin e ndërtimit.

Një nga vendimet më të rëndësishme ishte ndërtimi i 2 kilometrave të para të autostradës. Ky segment nuk u realizua rastësisht, por si një garanci strategjike që projekti të mos mund të ndryshohej më vonë në një rrugë magjistrale. Pikërisht këto 2 kilometra e bënë praktikisht të pamundur devijimin e konceptit fillestar.

Qeveria e BDI-së kreu edhe procedurat e tenderimit, ku aplikuan 11 kompani, ndërsa qeverisë pasardhëse i mbeti vetëm të zgjidhte realizuesin dhe të vazhdonte punimet.

Në vend të kësaj, për dy vite me radhë projekti u bllokua dhe u shoqërua me deklarata kontradiktore, pretendime për ndryshim traseje, ide për reduktimin e tij në rrugë magjistrale dhe tentativa për ta paraqitur si një projekt të ri. Madje u shpenzuan edhe rreth 8.850.000 denarë për analiza dhe ndryshime, vetëm që në fund të riktheheshin te zgjidhja e përgatitur nga BDI.

Sot, ata që dikur e kontestonin këtë projekt dhe e vonuan për dy vite, përpiqen të marrin meritat për të. Faktet flasin ndryshe: autostrada Shkup–Bllacë është produkt i vizionit, planifikimit dhe punës së BDI-së.

Korridori 8, Korridori 10-D, autostrada Shkup- Bllacë, Rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës dhe projektet për lehtësimin e kalimeve kufitare janë dëshmi të një politike që investoi në lidhjen rajonale dhe zhvillimin afatgjatë.

Ne mirëpresim çdo hap drejt përfundimit të autostradës, por nuk do të lejojmë që propaganda të zëvendësojë faktet. Qytetarët e dinë se kush e nisi këtë projekt, kush e mbrojti dhe kush e vonoi për dy vite.

Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë konfirmoi edhe një herë vitalitetin organizativ...
13/06/2026

Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë konfirmoi edhe një herë vitalitetin organizativ, unitetin dhe përkushtimin e anëtarësisë sonë.

Nën drejtimin e kryetarit të Degës, Emir Sulejmani, dhe me pjesëmarrje të gjerë të anëtarëve, veteranëve, simpatizantëve dhe të rinjve, kuvendi dëshmoi forcën organizative dhe gatishmërinë e strukturave tona për sfidat që sjell e ardhmja.

Përmes një procesi demokratik dhe gjithëpërfshirës, BDI vazhdon të forcojë strukturat e saj në çdo degë, duke dëshmuar se mbetet organizata politike më e konsoliduar dhe më e organizuar në vend.

Zhelina sonte përcolli një mesazh të qartë: BDI mbetet e bashkuar, e organizuar dhe e vendosur në rrugëtimin e saj politik.

13/06/2026

Me vazalë dhe të rekrutuar nuk udhëhiqet shteti!

13/06/2026

Dy vjet e vonuan, sot lavdërohen me projektin tonë Shkup - Bllacë

Qeveria e Bashkimit Demokratik për Integrim e ka ideuar, disejnuar, projektuar dhe buxhetuar autostradën Shkup - Bllacë.

Qeveria НИШТО (asgjë) e ka bllokuar dhe vonuar për plotë dy vite nisjen e ndërtimit të 10.8 kilometrave të mbetura nga ky projekt.

Qeveria jonë e kreu edhe 2 kilometërshin e parë të autostradës Shkup - Bllacë, por Qeveria НИШТО nuk e lëshon në përdorim dy vjet rradhazi.

Qeveria e BDI gjithashtu e kreu projektimin me kompaninë amerikane Hill për vazhdimin e kësaj autostradë prej 10.8 kilometra deri te qarkorja e Shkupi dhe siguroi financimin e sai nga Banka Europiane per zhvillim dhe rindërtim.

Gjithashtu, Qeveria BDI e shpalli thirrjen për ndërtim në të cilën aplikuan 11 kompani dhe Qeveria НИШТО e kishte për detyrë vetëm të përzgjedh realizuesin, por edhe këtë e vonuan dy vjet.

Për dy vjet genjyen, se tokat në maje të malit gjoja i kanë blerë eksponent të BDI, pastaj që do ta bëjnë me dy korsi, pastaj që do ta ndryshojnë trasenë, që më në fund të vijnë në pregerin e BDI-së dhe të pranojnë që kanë gënjyer.

Korridori 8, korrirori 10-D, autostrada Shkup Bllacë, rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës, one stop shop në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë vulën e BDI, e ju…НИШТО!!!

13/06/2026

Përfaqësuesit pa legjitimitet nuk mund të realizojnë asnjë kërkesë për popullin e tyre!

KUMTESË PËR MEDIABDI: 36 projekte: vetëm 1 shqiptar dhe megafavorizim i projekteve serbe nga StoilkoviqiBashkimi Demokra...
12/06/2026

KUMTESË PËR MEDIA

BDI: 36 projekte: vetëm 1 shqiptar dhe megafavorizim i projekteve serbe nga Stoilkoviqi

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive ka ndarë 36 projekte në vlerë totale prej rreth 18 milionë denarësh (afërsisht 300 mijë euro), të destinuara për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas të dhënave të publikuara, rezultatet tregojnë një shpërndarje thellësisht të pabalancuar dhe në kundërshtim me vetë qëllimin e programit.

Nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje, ndërsa organizatat maqedonase, serbe dhe të komuniteteve të tjera dominojnë listën e përfituesve.

Veçanërisht shqetësues është fakti se pesë projekte janë ndarë për iniciativa të lidhura me komunitetin serb, përfshirë edhe projektin për shënimin e “110-vjetorit të Kajmakçalanit”, ndërsa organizata “Bashkësia e Serbëve të Maqedonisë” nga Kumanova ka përfituar tre projekte, kurse shoqata “KUD Srpski Vez” gjithashtu nga Kumanova ka përfituar dy projekte.

Në të njëjtën kohë, një numër i konsiderueshëm projektesh të financuara lidhen me fusha si rehabilitimi shëndetësor, lufta kundër varësive, mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, digjitalizimi, standardet e shërbimeve apo tema të tjera që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me promovimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas informacioneve të publikuara, pothuajse çdo projekt ka përfituar rreth 500 mijë denarë, çka nënkupton se fondet publike janë shpërndarë në mënyrë uniforme, por jo domosdoshmërisht në përputhje me kriteret dhe objektivat për të cilat janë dedikuar.

Kjo është në kundërshtim të plotë me kriteret e shpallura nga vetë Ministria, të cilat parashohin promovimin e karakterit multietnik të shoqërisë, zvogëlimin e distancës etnike, luftimin e diskriminimit, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, respektimin e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të të gjitha bashkësive.

BDI kërkon publikimin e plotë të procesit të vlerësimit, kritereve sipas të cilave janë përzgjedhur projektet dhe një auditim të pavarur për të verifikuar nëse fondet publike janë ndarë në mënyrë të drejtë, transparente dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë miratuar.

Promovimi i marrëdhënieve ndëretnike nuk mund të realizohet duke lënë në margjina komunitetin shqiptar dhe duke financuar projekte që nuk i shërbejnë bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo qasje cenon besimin e qytetarëve në institucione dhe rrezikon të minojë frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

3.5 MILIONË EURO TENDERA PËR NJË KOMPANI TË LIDHUR ME RRETHIN E AFËRT TË IZET MEXHITIT, QYTETARËT MERITOJNË PËRGJIGJEPub...
12/06/2026

3.5 MILIONË EURO TENDERA PËR NJË KOMPANI TË LIDHUR ME RRETHIN E AFËRT TË IZET MEXHITIT, QYTETARËT MERITOJNË PËRGJIGJE

Publikimi i djeshëm ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar vetëm në korrik të vitit 2024 ka arritur të sigurojë kontrata publike në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit.

Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për katër tenderë të mëdhenj të fituar nga kompania NUM CONSTRUCTION LTD, dy gjatë mandatit të Visar Ganiut dhe dy gjatë periudhës kur me komunën udhëhiqte Izet Mexhiti.

Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se Adnan Sinani, i cili në opinion njihet si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, lidhet drejtpërdrejt me adresën nga e cila operon kjo kompani. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë dhe përgjigje të qarta.

Kush e rekomandoi këtë kompani?

Si është e mundur që një kompani e themeluar rishtazi të fitojë brenda një periudhe të shkurtër kontrata publike me vlerë prej mbi 3.4 milionë euro?

A kanë ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike që kanë ndikuar në këto procese?

Pse e njëjta kompani ka qenë përfituese e kontratave milionëshe si gjatë mandatit të Visar Ganiut ashtu edhe gjatë periudhës së Izet Mexhitit?

A do të hapin procedurë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera kompetente për të verifikuar të gjitha rrethanat e këtij rasti?

Duhet të eliminohet çdo dyshim për favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin.

Sa më i afërt të jetë përfituesi me qendrën e vendimmarrjes, aq më i lartë duhet të jetë standardi i transparencës.

Prandaj, BDI u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë pa vonesë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur të gjitha aspektet e këtyre kontratave.

Paratë e qytetarëve nuk janë pronë private e askujt. Çdo euro duhet të jetë e justifikuar dhe çdo dyshim duhet të marrë përgjigje.

Address

Pance Nedelkovski 47
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share